Author: almakos

Qytetarët pa masa kufizuese do t’i kremtojnë Ramazan Bajramin dhe Pashkët. Nuk do të ketë orë policore vetëm në ditët kur festohen këto festa. Këto janë një pjesë e masave të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive për Qeverinë, e cila në seancën e nesërme do të shqyrtojë nëse do t’i pranojë të njëjtat. Krahas kësaj, Komisioni propozon që ora policore prej të mërkurën të fillojë nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit dhe që gastronomët t’i hapin vetëm oborret dhe tarracat e kafeneve dhe restoranteve. – Advertisements – Ora policore duhet të shkurtohet dhe të fillojë në orën…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Partizani”,  në Vlorë ku një 36-vjeçar ka plagosur me sende të forta një 37 vjeçar. Mësohet se të dy këta shtetas, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. “Rreth orës  12:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, shtetasi V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta. Të dy këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 808 teste të kryera janë regjistruar 86 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 58 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 856 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 37 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 150.672 raste, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, kurse 4.714 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 16.049 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Mbarë vendi është duke pritur me padurim rezultatin e zgjedhjeve të ditës së diel. Palët politike kanë nxituar që mbrëmjen e djeshme që të flasin rreth rezultateve paraprake. Ditën e sotme janë shtuar kandidatët që nga qendrat e votimit, flasim për ecjen e numërimit. Por duket se këtë “fat” nuk e ka Najada Çomo. Kandidatja e dytë për Tiranën e Partisë Socialiste, nuk mund t’a ndjekë numërimin as nga qendrat e numërimit e as më pak nga selia e PS. Edhe sot, si çdo ditë tjetër që prej më shumë se një viti tashmë, Çomo është në krye të detyrës…

Lexo më Shumë

Ideja futuristike e digjitalizimit të librave për mësim on line e ministres së Arsimit Milla Carovska ka hasur në kundërshtime të ashpra nga prindërit, të cilët thonë se është e pamundur të zbatohet në kushtet aktuale që kanë shkollat. Madje shqetësimin e tyre e kanë shprehur përmes krijimit të një grupi në rrjetin sociale Facebook ku brenda pak ditësh janë anëtarësuar mbi 66 mijë persona. Në grupin “Libra dhe mësim patjetër të ketë” ku mes tjerash propozohen mënyra për kundërshtimin e vendimit të ministrisë. – Advertisements – Grupi “Libra dhe mësim patjetër të ketë” Cili do të jetë hapi radhës?…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot filloi seanca e 39 në rend dite të së cilës është interpelanca për ministrin e brendshëm Oliver Spasovski, të parashtruar nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, mbështetur edhe nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. – Advertisements – Në listën e deputetëve të paraqitur për fjalë mungojnë deputetët e LSDM-së dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski, njoftoi se deputetët e LSDM-së nuk do të paraqiten për fjalë sepse interpelanca është e pabazë dhe atë për shkak se Sasho Mijallkov tanimë është akuzuar dhe dënuar për disa lëndë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka zhvilluar takim virtual me përfaqësuesit e e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (PAAC) të SHBA-ve (Pan American Albanian Congres PPAC) për të diskutuar situatën me prosecin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut. Sela njofton se ka falënderuar dhe inkurajuar diasporën në SHBA për të vazhduar procesin e regjistrimit. – Advertisements – “I informova përfaqësuesit e Shoqatave shqiptare të Amerikës edhe për skenarët që mund të zhvillohen tani, meqë regjistrimi është shtyrë dhe rreziqet që mund të çojnë në manipulimin e rradhës rreth regjistrimit të popullatës. Ritheksova se akti i shtyerjes së regjistrimit është akt…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të brendshme njofton se mëngjesin e sotëm është gjetur në person i pajetë pranë një bastore afër Çarshisë së  Epërme në Tetovë, transmeton Alsat. – Advertisements – “Në ora 06:35 në SPB Tetovë është raportua se para një bastore sportive në Çarshi të Epërme të Tetovës, është gjetë një person i vdekur. Menjëherë është thirr një ekip nga Ndihma e shpejtë, mjekët e së cilës kishin konfirmuar vdekjen pa shenja dhune dhe është konstatuar se bëhet fjalë për 62-vjeçarin M.K. nga Shipkovica e Tetovës.”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane ka ndjekur nga afër këtë të hënë procesin e numërimit në në qendrat ku po numërohen votat në Vasil Shanto dhe tek Shkolla e Kuqe. Ambasadorja Kim thotë në një postim në Facebook se ka qenë e shoqëruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi“Le të presim të gjithë me durim rezultatet”, shkruan ambasadorja. POSTIMI I PLOTE “Procesi i numërimit ka filluar për zgjedhjet në Shqipëri. Me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, unë vizitova qendrat e numërimit në Vasil Shanto & Shkolla e Kuqe. Punë të mbarë & FLM për të gjithë qendrat dhe stafin që punon…

Lexo më Shumë

  Të gjithë të akuzuarit e çështjes së Elbasanit kanë dalë sot para Gjykatës për masën e sigurisë. Nga konflikti me armë, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prokuroria nuk e përcakton se kush ka qëlluar i pari gjatë konfliktit dhe nga ana e efektivëve të pranishëm në vendin e ngjarjes është deklaruar vetëm se janë dëgjuar të shtëna. Në seancë nga hetimet e prokurorisë ka dalë se në automjetin e Klement Xhaferrit është gjetur një listë me emra dhe 19 fotokopje të kartave identiteti. Klement Xhaferri, pjesë e…

Lexo më Shumë

Sipas burimeve të Alsat, Komisionit për Sëmundje Infektive jozyrtarisht  rekomandon që prej datës 28.04.2021, respektivisht nga e mërkura  ora policore të nis nga ora 21:00, ndërsa kafiteritë dhe objektet tjera gastronomike nga e mërkura do të fillojnë me punë, në terrasa dhe hapësira të tjera jashtë objektit e që gjithashtu pritet të punojnë deri në ora 21:00.Vendimin përfundimtar për masat restriktive pritet t’i merr Qeveria gjatë ditës së nesërme. – Advertisements –

Lexo më Shumë