Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Partizani”, në Vlorë ku një 36-vjeçar ka plagosur me sende të forta një 37 vjeçar.
Mësohet se të dy këta shtetas, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 12:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, shtetasi V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta.
Të dy këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.



