Author: almakos

Ky është një tjetër kënd i incidentit të frikshëm që ndodhi sot në Tiranë, kur një 32-vjeçar i identifikuar si Arben Mema hyri me makinë mes për mes sheshit “Skënderbej”, një zonë vetëm për kalimtarët, duke thyer barrierat dhe rrezikoi jetën e qytetarëve. Klodiani 22 vjeç, emigrant në Suedi është heroi i shumë njerëzve sot. Ai shihet në këtë video duke vrapuar që nga larg, teksa makina vijonte të rrotullohej në shesh pa kontroll, dhe hyn me këmbë brenda makinës duke goditur dhe neutralizuar shoferin. Një lëvizje e paimagjinueshme që i shpëtoi jetën shumë njerëzve. Ndiqni pamjet e siguruara nga…

Lexo më Shumë

Një automjet ka thyer barrierat dhe ka hyrë mes përmes sheshit “Skënderbej”. Gazetarja Nisida Tufa e cila po zhvillonte një bisedë me ish-kreun e KQZ Kristaq Kume drejtpërdrejt në News24, teksa kamera ka kapur ‘live’ momentin. Makina ka thyer barrierën nga ana e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe ka hyrë në shesh, teksa është bllokuar nga policia.  

Lexo më Shumë

Ditën e sotme në qendrën e votimit u shfaq edhe Fatos Nano. Ish-kryeministri voton në Mullet dhe ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana. Në dalje të qendrës së votimit, Nano nuk i ka lënë as batutat për pjesëmarrjen, apo për kandidatët. “Sot është ditë si gjithë të tjerat. Mos të jetë më e gjatë. Duhet të presim sepse më në fund një pjesë do gëzohen dhe një pjesë do mërziten. Jam i sigurt se ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë. Ata që mërziten të mërziten për vete dhe mos t’u zgjas shumë. Pjesëmarrja ishte…

Lexo më Shumë

Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ishin ndër qytetarët e parë që votuan në njësinë numër 5. Kamerat dhe gazetarët ishin të fokusuar tek çifti presidencial, por duket se ky moment i ka shpëtuar kamerave. Ashtu si shihet, Monika ka hyrë para Presidentit, dhe teksa ajo ka qenë duke dalë, Presidenti është futur në njësinë e votimit. Ashtu si shihet çifti i bashkëshortëve është përshëndetur vetëm me dorë.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (24.04.2021) në SPB Veles janë arrestuar D.P. 45 vjeçar dhe E.B. 30 vjeç që të dy nga Kosova, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim të 7 migrantëve nga Pakistani. Nga MPB-ja njoftojnë se shtetasit e Kosovës janë ndaluar në SPB Veles derisa migrantët janë dërguar në qendrën për pranimin e të huajve. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli mbi problematikat e pajisjes elektronike, që bën të mundur dhe identifikimin e zgjedhësve. Celibashi tha se në të gjithë vendin vetëm në 142 qendra votimi paraqitet ky problem, ndërsa shtoi se 120 prej tyre, po e vijojnë procesin e identifikimit në mënyrë manuale.Celibashi tha se problemet teknike nuk duhet të karakterizohen si politike dhe i bëri thirrje komisionerëve politikë që të respektojnë përgjegjësitë e tyre, ose në të kundërt, do të përballen penalisht. “Sipas informacioneve që ka KQZ, janë vetëm 142 në qendra votimi, në të cilat procesi i verifikimit po…

Lexo më Shumë

Këto votime kanë nxerrë në qendrat e votimit edhe moshat e thyera. Një 97-vjeçare është parë duke votuar në Shkodër. Pas procesit, ajo ka folur edhe përpara kamerave. E moshuara ka bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë në votime. Më tej ajo ka theksuar se për të këto janë zgjedhjet e fundit dhe hera e fundit që voton.

Lexo më Shumë

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme e deri sot në ora 05:00 të mëngjesit, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 50 shkelje të orës policore. Në ndërkohë nga ky dikaster njoftojnë se janë regjistruar edhe 678 shkelje të tjera që kanë të bëjnë me mosmbajtjen e maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka dalë me një mesazh në rrjetet sociale, i cili i drejtohet “në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit”.Celibashi i bën thirrje atyre “të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve”. POSTIMI I PLOTESituata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike.Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve.

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve që nga hapja e qendrave të votimit. Që nga momenti i hapjes së KZAZ-ve, nga ora 07:00 deri në orën 8:00, në 711 QV pjesëmarrja në rang vendi ka qenë 2.88%. Ndërkaq deri më tani, liderat politikë që kanë votuar kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në proces. KQZ do të monitorojë zgjedhjet orë pas ore dhe do të informojë publikun rreth pjesëmarrjes.

Lexo më Shumë

Erion Braçe, zëvendës kryeministri i Shqipërisë, ka deklaruar se kryetarja e PS në fshatin Shen e Premte, është terrorizuar nga anëtarë të Partisë Demokratike. Braçe thekson se ajo është kërcënuar pasi është drejtuese e PS, ndërsa shton se do të shkojë në zonë e do të bëjë kallëzim penal. Erion Braçe i bën thirrje qytetarëve që të votojnë, e të mos i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament. “Një tufë kriminelesh si Enkeleid Alibeaj dhe Saimir Koreshit kanë terrorizuar të gjithë zonën, kanë terrorizuar familjen e një gruaje që është kryetare e fshatit Shen e Premte. Do të shkoj…

Lexo më Shumë