Moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Paradite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 15 deri në 21 gradë Celsiusë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë kryesisht me diell dhe erë të lehtë nga drejtimi veriperëndimore. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 20 gradë Celsiusë.
Author: almakos
Sapo janë hapur qëndrat e votimit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka votuar mëngjesin e sotëm. Kryemadhi ka votuar në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 5, në kopshtin 31. Ajo iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë të qetë dhe të bindur për atë që duan të realizojnë. “Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do t’i japë…
Dy të rinj shqiptarë janë bërë protagonistë në Itali. Mediat e huaja shkruajnë, se në momentin që policia ka ngritur tabelën për të ndaluar makinën që gjendeshin dy të rinjtë, këta të fundit refuzuan, madje shtuan gazin. Por gjatë këtij momenti, ata kanë hedhur nga dritarja një kavanoz, brenda së cilës kishte 18 doza kokaine. Arrestimi i të rinjve shqiptarë, të dy të moshës 21 vjeç, është bërë disa momente më pas. Ata janë justifikuar duke thënë se e shtuan shpejtësinë, pasi kishin frikë se kishin shkelur sanksionet e vendosura për COVID-19, por kur policia i tregoi se kishte gjetur…
Shqipëria ka shënuar një rënie të lehtë të rasteve të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 139 të infektuar ka pasur këtë të shtunë, teksa dje ishin 156.Ndërkohë sot ka më shumë viktima, pasi 5 pacientë kanë humbur jetën nga virusi. Lajmi i mirë është se 738 qytetarë e kanë fituar betejën e COVID-19 vetëm në 24 orët e fundit. NJOFTIMI NGA MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë,…
Në emisionin ‘’Kjo Javë” në Neës24, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u shpreh se janë marrë të gjitha masat e duhura me qëllim që gjithçka të jetë gati për ditën e nesërme dhe votimi të nisë në orën 07:00. “Është gjithçka gati, nga pikëpamja përgatitore këto zgjedhje janë përgatitur në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor, dhe në përputhje me standardet më të mira për zgjedhje të lira të drejta dhe të ndershme. Duke siguruar integritetin e procesit, fshehtësinë e votës dhe një rezultat i cili vjen si rrjedhojë e këtij procesi ligjor.” u shpreh Celibashi, ndërsa theksoi…
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Fushë-Krujës një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Balkanweb mëson se znj.Kim ka pirë kafe me disa qytetarë, ndërsa më pas ka takuar drejtuesit e Policisë së Rrethit të Krujës. Nuk dihet ende aryeja e vërtetë e kësaj vizite të ambasadores Yuri Kim në Fushë-Krujë, një qyteti i cili njihet për problematika dhe tensione, por deri tani nuk ka regjistruar asnjë incident. Ditën e nesërme mbahen zgjedhjet e 25 prillit, teksa ambasadorja Yuri Kim do të jetë vetë vëzhguese bashkë me një ekip nga ambasada e SHBA.
Në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar 1.357 persona të shëruar nga Kovid-19. Nga 3.526 tamponë, 564 kanë rezultuar pozitiv. Probabiliteti i testimeve me rastet e konfirmuara shënon 16 për qind. Janë regjistruar 22 viktima, prej tyre 8 nga Shkupi, 2 nga Prilepi, 2 nga Manastiri, 2 nga Koçani dhe nga 1 Gostivar, Shtip, Kavadar, Ohër, Sveti Nikollë, Resnjë, Dellçevë, Probishtip. Sot nuk ka viktima në qytetet si: Kumanovë, Tetovë, Veles, Strugë dhe Strumicë. – Advertisements – Numri më i lartë i të infektuarve është në Shkup, gjithsejtë 192, më pas vjen Kumanova me 45 raste të reja, Manastiri 44,…
Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në “Facebook” thekson se është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. “Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.” thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 335 raste të reja infektimesh me COVID-19. Fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk e kanë fituar betejën me virusin 7 qytetarë. Nga krahu tjetër, lajmi i mirë mund të konsiderohet shpallja si të shëruar e 484 qytetarëve. Njoftimi i plotë: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.252 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 335 raste…
PD dhe LSI kanë denoncuar se në Sarandë Agjencia Shtetërore e Kadastrës shpërndan leje legalizimi ditën e heshtjes zgjedhore në këmbim të votave. Kandidati i LSI, Sarandë,Dhimitraq Lapa deklaron se administrata po shkel në mënyrë të hapur ligjin elektoral, teksa garanton se ka prova filmike se si Kadastra e Sarandës po përdor legalizimet në këmbim të votave për PS. ‘’Si opozitë e bashkuar, Pd dhe LSi për të denoncuar një krim zgjedhor. Sot është heshtje elektorale, dhe ASHK në dispozicion të Rilindjes shpërndan certifikata për leje legalizimi duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin.Kemi fakte dhe prova të filmuara që punojnë,…
Ministrja e arsimit, Mila Carovska sërish nuk saktësoi se në çfarë forme do të filloj viti i ardhshëm shkollor 2021-22. Sipas Carovskës akoma është herët të merret një vendim përfundimtar. Së pari duhet të realizohet matura shtetërore dhe viti shkollor të përmbyllet në mënyrë të sigurt. Ajo shtoi se prindërit, nxënësit dhe institucionet arsimore në kohë do të njoftohen pavarësisht vendimit që do të mirët. – Advertisements – Nëse keni përcjell punën time, për asnjë punë nuk ka pritur askush deri në momentin e fundit që të informohet. Edhe këtë vit do ta din me kohë kur dhe si do…
27-vjeçarja A.M. e ndjek modën përmes rrjeteve sociale veçanërisht në Instagram. Sidomos gjatë pandemisë kur fiksimi për të blerë direkt në dyqane iu kufizua, ajo si shumë të tjerë ia mësynë Instagramit, ku mund të porosisje tashmë gjithçka. Produkti i radhës që pëlqeu A.M. ishin një palë këpucë që, siç detajoi ajo më pas në polici, ishin të markës “studio Pollini”. “Frekuentoja llogarinë Instagram ku një faqe mode ilustron veshje, këpucë dhe çanta. Faqja quhet O…rs, këpucët që më tërhoqën ishin numri 38, material lëkurë viçi me ngjyrë të zezë dhe me vlerë 5500 lekë”, ka thënë e reja në…

