Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka sulmuar kandidatin e PD-së të renditur të parin në listën për këtë qark, Bujar Leskaj. Rama e ka quajtur atë një pijanec, që nuk ka se çfarë t’i ofrojë Vlorës nëse vjen në pushtet PD. Nga ana tjetër një mesazh Rama ia adresoi edhe qytetarëve shkodranë, duke thënë se për herë të parë të votojnë për vete dhe për Shkodrën. “Kjo është koha që edhe shkodranët njëherë të mos votojnë për njërin e për tjetrin, për ata e për këta, por për vete dhe për Shkodrën dhe nëse shkodranët do votojnë për vete dhe…
Author: almakos
Ish kryeministri, tashmë azilanti në Hungari, Nikolla Gruvski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje dhe ka mbështetur protestën kundër vendimeve gjyqësore ndaj të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend, transmeton Alsat. Gruevski në shkrimin e tij akuzon pushtetin aktual se qëllimisht ka provokuar turmën, për t’u fajësuar më pas VMRO-DPMNE-ja dhe organizatorët e protestës së atëhershme. – Advertisements – “Mbështetje dhe thirrje për protestë të dielën në Shkup. Protesta më 25 prill, me çka kërkohet lirimi ose mënyrë për lirimin sa më të shpejtë të të arrestuarve për shkak të pjesëmarrjes së…
Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla në një intervistë për emisionin ‘’Frontline’’ të gazetares Marsela Karapanço në News24 ka folur për viktimën e vrasjes në Elbasan, Pjerin Xhuvanin. Balla thotë se Xhuvanin e njihte, madje muajt e fundit kishte biseduar disa herë për transferimin e eshtrave në Elbasan të Shën Joan Vladimirit. Ai thekson se këtë çështje e realizuan bashkë, ndërsa thotë se Xhuvani ishte besimtar ortodoks i angazhuar. Balla e cilëson vrasjen e Elbasanit si një skenar të njëjtë me ‘21 janarit’, ndërkohë që zbulon se edhe Xhuvanin herën e fundit që e takoi ishte në Manastirin e Shën…
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë regjistruar 156 raste të reja. Fatkeqësisht me të gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e kanë fituar betejën me virusin 3 qytetarë, përkatësisht 1 nga Fieri, 1 nga Durrësi dhe 1 nga Skrapari. Lajmi mirë është që janë shpallur të shëruar 696 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën…
Përparim Spahiu, kandidati për deputet i LSI-së, e ka konsideruar dy herë skandal faktin që sipas tij “Rilindja është kapur me presh në duar duke vjedhur vota në Dibër dhe nuk pendohet”. Spahiu e konsideroi si qëndrim qesharak atë të PS-së në Dibër, që deklaroi se ngjarja nuk ka lidhje me personin në fjalë Denis Xholi. “Por, mafia nuk pranon kurrë që ka bërë krime. Ndaj, dhe Rilindasit në mënyrë groteske e hedhin kopilin në ferrë me argumentin “s’është i yni“”, ironizon Spahiu. Deklarata e Përparim Spahiut Rilindja e kapur me presh në duar duke vjedhur vota nuk pendohet! Eshtë…
Zëvendëskryeministri për Luftën kundër korrupsionit Lupço Nikollovski njoftoi se po përgatitet një ligj mbi origjinën e pronës, për të cilin është formuar një grup pune, shkruan Alsat. Me ndihmë teknike dhe të ekspertëve nga Këshilli i Evropës, tashmë është përgatitur një studim i fizibilitetit mbi ligjin i cili përmban analizë krahasuese të përvojave ndërkombëtare, analizë të kornizës ligjore vendase, janë zbuluar dobësitë e sistemit institucional janë dhënë udhëzimet e ardhshme për krijimin e një zgjidhje ligjore. Nikollovski thotë se me këtë ligj për herë të parë do të aplikohet kontroll i kapitalit dhe hapet rruga për konfiskimin e pasurisë së…
Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Konferenca e Pezës”, në Fier. Policia njofton se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, shtetasin A. R., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin Klajdi Driza, rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Fier/Informacion paraprak Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D.,…
Ish-presidenti i Republikes Alfred Moisiu shpreh shqetësim për situatën parazgjedhore në vend dhe i bën apel klasës politike të jenë në lartësinë e detyrës. Në një intervistë për News24, Moisiu tha se partitë nuk mund të dalin mbi shtetin duke krijuar struktura paralele, dhe askush nuk mund të dalë mbi kushtetutën dhe ligjin. “Si ish President, si qytetar aktiv dhe si një prej jush që jetoni me ndershmëri dhe me shpresën për një Shqipëri më të mirë, dua të shpreh shqetësimin e thellë dhe papajtueshmërinë me klimën e tensionit artificial dhe ta panevojshëm, për incidentet e dhunshme dhe rastet e…
Kosova ka regjistruar 8 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19. Edhe këtë të premte Kosova ka pasur rënie të lehtë të infektimeve, pasi ka regjistruar 356 raste të reja. Ndërkohë lajmi i mirë është se numri i të shëruarve është më i lartë, 680 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19 së fundmi. NJOFTIMI NGA IKSHPK 680 TË SHËRUAR DHE 356 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.146 mostra të marra…
Në një intervistë për “Skype” për News24, kandidati i PS në Tiranë, Arben Ahmetaj, sqaroi arsyet pse, sipas tij, shqiptarët duhet të votojnë socialistët. Sipas ministrit Ahmetaj, ka një sërë arsyesh pse duhet votuar PS, që nga “Reforma në drejtësi, në energji, në financa, në çështje sociale, spitalet, rimbursimi, sigurisht që ka akoma shumë punë të pambaruara dhe ka një mallkim për ta lënë mbrapa. Ka 1 milion arsye pse duhen votuar socialistët, mbi të gjitha ne bëjmë shtet. Kush tenton të blejë votën, të bëjë dhunë, asnjëherë nuk përfundon mirë. Arsyeja për të votuar PS është një e madhe patjetërsueshme…
Këshilli i Prokurorëve publik të japë sqarim me çfarë kriteresh ka ndodhur avancimi dhe pse disa të tjerë kanë mbetur në postet e vjetra. Anëtarët e Këshillit vetëm kanë votuar “për” apo “kundër” kandidatëve të propozuar, pa asnjë arsyetim. Kryetari i Këshillit, për këtë procedurë, sot përmes telefonit deklaroi se askush nuk ka dashur ta marrë fjalën. – Advertisements – Unë hapa diskutim në seancë dhe askush nuk deshi fjalë. Anëtarët i kanë informacionet dhe secili vendos siç dëshiron”, tha Aco Kolevski- kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik. Prokurori republikan Lubomir Joveski përmes telefonit për Alsat tha se janë emëruar…
Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri, ku është ndalur gjerë ee gjatë tek zgjedhjet që do të mbahen të dielën e 25 prillit. Në shkrimin me titull “Shpresa për reforma është zhdukur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama po synon për një mandat të tretë”, gazeta thekson se në 8 vite te qeverisjes socialiste shumë gjëra janë përkeqësuar. “Shpresa e një frymëmarrje të freskët, e cila solli Ramën në qeveri në 2013, ka kohë që është zhdukur. Vështirë se diçka është përmirësuar në tetë vjet dhe mjaft prej tyre edhe janë përkeqësuar. Në…

