Author: almakos

Kanë mbërritur materialet zgjedhore në Sarandë dhe në Delvinë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për materialet zgjedhore për KZAZ 90 në Sarandë dhe KZAZ 89 në Delvinë. Mësohet se baza materiale u shoqëruara nga forca speciale të policisë, për të garantuar sigurinë e tyre. Kujtojmë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se sot do të shpërndaheshin materialet zgjedhore për 8 qarqe, ndërsa pjesa tjetër do të përfundojë totalisht nesër.

Lexo më Shumë

Ish ministri i Kulturës Hysni Ismaili, thotë se ende nuk e ka parë raportin e Entit Shtetëror për Revizion, i cili thotë se janë konstatuar një sërë parregullsish. Ismaili thotë se për raportin do të flasë pas përfundimit të hetimit nga policia financiare dhe prokuroria. Ai tha se punën si ministër i Kulturës e ka bërë në mënyrë ligjore. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e 29-vjeçarit shqiptar Endri Blliku (Elezi), i cili akuzohet si pjesë e aktit terrorist të Nisës më 2016-ën. Elezi, i cili u arrestua në Sparanise, në provincën e Caserta-s në shtetin italian. 29-vjeçari, me qëllim fshehjen dhe shmangien nga kapja, ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku. NJOFTIMI I POLICISEFinalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për terrorizëm. Operacioni i koduar “Promenade”, me pjesëmarrjen e Antiterrorit dhe Interpolit të…

Lexo më Shumë

Kandidatja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ftoi qytetarët të votojnë masivisht PD dhe numrin 9 të dielën. Si kandidate në zonën e Laprakës me shumë probleme legalizimi, Albana Vokshi u kërkoi qytetarëve të mos mashtrohen nga aktet e paligjshme të qeverisë për t’u blerë votën përmes legalizimeve elektorale. Ajo iu referua përgjimit të publikuar të kreut të kadastrës Artan Lame, i cili dha porosinë e Edi Ramës për të mashtruar rreth 100 mijë qytetarë për legalizimin e shtëpive të tyre. “Edi Rama e kishte thënë qartë: 100 mijë banesa të mbahen pezull dhe të mashtrohen shqiptarët. Por një banesë ka…

Lexo më Shumë

Pesë ish prokurorë të Prokurorisë Speciale u avancuan. Fatime Fetai dhe Burim Rustemi u zgjodhën për prokurorë të lartë kurse Lile Stefanova, Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov do të merren me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në Prokurorinë e Lartë do të hyjë edhe shefi i Prokurorisë së Shkupit, Sasho Rajçev kurse deri në zgjedhjen e Kryeprokurori të ri të Prokurorisë Publike- Shkup, do të emërohet ushtrues detyre. – Advertisements – Prokuroria e lartë publike Fatime Fetai Burim Rustemi Snezhana Bundalevska Georgieska Naum Panovski Sasho Rajçev Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar: Lile Stefanova Natasha Pop Trajkova Artan Ajro…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 382 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga…

Lexo më Shumë

Nën tog fjalëshin ‘është cështje hetimore’, prokurori i rrethit të Elbasanit Alfred Shehu u treguar i rezervuar në dhënien e detajeve për ngjarjen e shënuar një ditë më parë me një të vrarë dhe 4 të plagosur. “Çështja është në hetim. Dinamika është shumë e ndërlikuar. janë zbatuar urdhrat e ndalimit të prokurorëve. Ngjarja ka ndodhur dje, janë sekuestruar shumë prova materiale që do dërgohen për ekzaminime përkatëse pranë institutit të policisë shkencore, mes të cilave ka edhe telefona ku mund të ketë shumë të dhëna në lidhje me dinamikën e ngjarjes. Të gjithë të ndaluarit janë të dyshuar, është…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska nuk dha përgjigje konkrete nëse tekstet e reja shkollore për klasën e katërt, që do të jenë të digjitalizuar, do të mund të blihen edhe në librari. Carovska tha se nxënësit që do të vendosin të mësojnë nga tekstet shkollore në formë të shtypur, të njejtat duhet të sigurojë shkolla. – Advertisements – Digjitalizimi, vitin e ardhshëm shkollor do të ndodhë vetëm për programin për klasën e katërt, i cili është i ri. Tekstet e vjetra për programin e ri nuk zbatohen, që do të thotë se librat shkollorë që digjitalizohen në programin e klasës…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu së bashku me Prokurorin e Rrethit kanë dalë në Konferencë për shtyp në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas konfliktit të ndodhur një ditë më parë. Veliu ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes dhe emrat e personave të përfshirë. 11 persona kanë përfunduar në pranga, 1 tjetër në kërkim. Ndërsa, ndaj Arbër Paplekajt janë ngritur 3 akuza, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur kënaqësinë nga respektimi i masave për mbrojte nga Kovid-19 dhe ka porositur të gjithë qytetarët që të vazhdojnë edhe më tej që të respektojnë dhe zbatojnë masat dhe protokollet.“Para dy javëve e gjysmë kur sollëm vendimin që t’i mbyllim objektet gastronimike dhe ora policore të filloj nga ora 20:00 shifrat e personave të ri të infektuar ishin 1520, 1480. Tani, pas një jave janë ulur në 1200, 1100, tani janë 800, 750, 640, do të thotë se masat po japin efekt, gjithsesi jo të mjaftueshëm. Duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat”, tha Zaev sipas të…

Lexo më Shumë

Pesë prokurorë të ish Prokurorisë Speciale Publike (PSP) janë ngritur në detyrë. Prokurorët Fatime Fetai dhe Burim Rustemi janë zgjedhur për prokurorë në Prokurorinë e Lartë-Shkup. Derisa prokurorët Lile Stefanova, Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov janë zgjedhur për prokurorë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për prokurorë janë kandiduar edhe prokurorë të tjerë nga ish PSP-ja, por ato nuk i zgjodhi Këshilli i Prokurorëve. – Advertisements – Prokuroria e Shkupit mbetet pa shef, sepse shefi aktual Sasho Rajçev sot u zgjodh për prokuror publik në Prkurorinë e Lartë-Shkup. Në këtë prokurori janë zgjedhur edhe Naum Panovski…

Lexo më Shumë

Rudolf Nikolla, 34 vjeçari që plagosi me thikë pesë persona në xhaminë Dine Hoxha në Rrugën e Kavajës, është paraqitur ditën e sotme në sallën e gjyqit. Ai shihet i shoqëruar nga policë, ndërsa në sallë është gjithçka gati për të nisur gjykimin. Rudolf Nikolla, që plagosi besimtarët në xhami, mësohet se  në 6 muajt e fundit, ishte shtruar 5 herë në psikiatri teksa ka pasur konflikte të mëparshme me besimtarët myslimanë të po së njëjtës xhami. Ai ka deklaruar se frekuentuesit e xhamisë e përgjonin, gjurmonin dhe nuk e linin rehat, prandaj ai iu kundërpërgjigj me sulm me thikë.…

Lexo më Shumë