Author: almakos

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (21.04.2021) deri më sot në ora 05:00 MPB-ja ka konstatuar 24 shkelje të orës policore. Në ndërkohë nga ky dikaster njoftojnë se në 24 orët e fundit në gjithë territorin e vendit janë regjistruar edhe 548 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ka nisur nga magazinat e Lundrës shpërndarja e e materilave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur në 12 qarqe. Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene. Ka edhe fletë votimi të veçanta, për persona me aftësi të veçantë. Materialet zgjedhore ngarkohen në kamionët e ushtrisë, ndërsa janë mbi 5100 qendra votimi në Shqipëri. Shpërndarja në qendrat e votimit nis një ditë para zgjedhjeve. Procesi ndiqet nga policia.

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (21-prill) rreth orës 20:15, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 54-vjeçarin M.M. nga Negotina e Pollogut, i cili gjatë ditës së djeshme kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 55-vjeçare, djalin dhe nusen 30-vjeçare.I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar, ku e kishte dëmtuar edhe dhomën për mbajtjen e personave të arrestuar. Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.04.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 157 shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 47 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar edhe 5 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 41 për parkim të parregullt. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Tre të rinj janë vënë në prangat e policisë pasi janë kapur në tentativë për të vjedhur në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç. Të arrestuarit janë   A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin. Njoftimi i policisë: Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, por falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç…

Lexo më Shumë

Eneida Petova Një anëtar i LSI-së në Poliçan është rrahur mbrëmjen e së mërkurës nga 7 persona, siç deklaroi ai pjesë e Partisë Socialiste. Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se Luan Tare (Pitikoja) ka qenë duke hyrë në pallatin e tij kur është goditur me sende të forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë. Tare u dërgua në Qendrën Shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Poliçan, ku mori mjekimin e parë, ndërkohë që gjendja e tij filloi të përkeqësohej. Familjarët e Tares kanë kërkuar trajtim dhe ekzaminim…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 39-të, ku në rend të ditës janë më shumë ligje në sfera të ndryshme.  Deputetët gjatë ditës së djeshme debatuan për Propozimin për emërimin e një anëtarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Votimi për këtë pikë të rendit të ditës do të caktohet në mënyrë plotësuese. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Rrihet brutalisht anëtari i LSI për Poliçanin, Luan Tare Pitikoja. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se ai ka qene duke hyre ne pallatin e tij kur është goditur me sende te forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë. Tare ndodhet në Qendrën Shëndetësore “Pellumb Dollani” në Poliçan, ku po merr mjekim dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mire. Tare ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2 muajve të fundit nga anëtarët e PS Poliçan për të hequr dorë nga LSI.

Lexo më Shumë

Në fillim të muajit maj Ministria e Ekonomisë do të shpallë thirrjen publike për vauçerët turistik, këtë e bëri të ditur në “Magazina Ekonomike” vetë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij të drejtë për aplikim do të kenë të gjithë të punësuarit me hyrje të ulëta. Përmes kësaj ndihme do të përfshihen diku rreth 1000 qytetarë. – Advertisements – “Për të qenë i qartë deri në fund, nuk kanë qenë vetëm 6 mijë denarë, por e gjithë ajo kategori e cila është kualifikuar për të përfituar atë ndihmë, ka përfituar 9 mijë denarë nga ana e Qeverisë, por paralelisht…

Lexo më Shumë

“Veprimtaria e Ilir Metës në periudhën e fundit është një veprimtari që mund të trajtohet nga spitali”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një intervistë me Sokol Ballën në “Real Story” në News24 nga spitali memorial i Fierit. Rama tha se Meta është një rast klinik i rrezikshëm duke e akuzuar se po përpiqet të nxisë konflikt. Ai tha se 25 prilli është një mundësi për popullin t’i japë një ndëshkim, të shkojë në shtëpi dhe të dëgjojë vajzën. “Veprimtaria e Ilir Metës në periudhën e fundit është një veprimtari që mund të trajtohet nga spitali këtu. Jemi në zonën…

Lexo më Shumë

Një banor i fshatit Poro në Novoselë ka rrëfyer detaje rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në  lokalin ku ai ishte ulur për të pirë kafe. Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ Enrik Mehmeti, i mbijetuari tha se në momentin e sulmit në lokal kishte qenë vetëm ai dhe pronari i biznesit. Mes të tjerash ai pohoi se kishte parë një person të veshur si polic kufiri dhe me automatik që hapi zjarr në drejtim të tyre duke shkrepur një karikatorë. “Isha vetëm unë dhe i zoti i lokalit. Një person erdhi, po shihte nga xhami për të…

Lexo më Shumë

Pas konfliktit me armë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, eksponent i PS dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre një police ka reaguar ambasada e BE. Ambasada e BE ka deklaruar se akti i dhunshëm duhet të hetohet me shpejtësi dhe të gjenden përgjegjësit, teksa bën thirrje për vetëpërmbajtje. “Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në…

Lexo më Shumë