Author: almakos

Propozim-ligjin e Shtetësisë të koalicionit Aleanca-Alternativa do ta shqyrtojnë edhe ekspertët e Ministrisë së Brendshme. Më pas teksti do t’i dorëzohet kryeministrit Zoran Zaev për t’u hapur në fund rruga procedurës parlamentare. Zaev nuk e di si duket teksti i ri. – Advertisements – Nuk e kam pa tekstit. Ideja ishte t’i dërgohet MPB-së që atje ta shqyrtojnë ekspertët. Pasi ata të artikulojnë qëndrimin e tyre, drafti do të dërgohet edhe te kabineti im – tha Zoran Zaev, Kryeministër. Opozita shqiptare është e gatshme. Në fundjavë teksti do të shqyrtohet me shërbimet e Komisionit Juridik-Ligjvënës për çështjet teknike që duhet…

Lexo më Shumë

Një 35 vjeç është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se po transportonte me makinën e tij 6 emigrantë të paligjshëm. I arrestuari është . F., 35 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll. 35- vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 6  emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit. U…

Lexo më Shumë

Kosova është e shqetësuar nga non-paperi që parashikon ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla iu apeloi të gjitha palëve të jenë shumë të kujdesshëm, meqë sipas saj, idetë e tilla mund të nxisin konflikte të reja e të panevojshme në rajon. Këto komente Gërvalla i bëri pas takimit me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut Bujar Osmanin. Ky i fundit tha se është e papranueshme teza e non-paperit pa autor. – Advertisements – “Vetëm thjeshtë përmendja e tyre është tepër e rrezikshme për rajonin. Edhe në vitin 2018 kemi pasur tendenca për gjetjen e…

Lexo më Shumë

Gjykata rrëzon kërkesën e Arbër Çekaj për të u gjykuar me procedurë të zakonshme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se më herët Çekaj i akuzuar për trafikun e kokainës në kontejnerët me banane nga Amerika Latine kishte kërkuar të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar, por me procedurë të zakonshme. Ndërkohë që Gjykata e Posaçme ka hedhur poshtë kërkesën e tij. Në shenjë proteste Arbër Çekaj ka braktisur seancën dhe ka larguar avokatët nga mbrojtja.

Lexo më Shumë

SPAK publikon shifrat dhe jep informacion për denoncimet e deritanishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Sipas informacionit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie. Në periudhën mars – prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit. Prokuroria…

Lexo më Shumë

Zbardhet dëshmia e Denis Gjolit, i cili u kap dje me një shumë parash në makinë në Maqellarë. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ rrëfimin e juristit të Bashkisë Bulqizë, i cili ka mohuar se paratë i kishte për blerje votash. Ai ka pohuar se shumën e parave prej 5 milionë lekëve ia kishte dhënë hua një i afërm nga Durrësi për arsye familjare. Sipas burimeve brenda policisë së Dibrës, deklarimet e Gjolit përputhen me ato të personit të deklaruar nga ana e tij nga Durrësi. Kujtojmë se dje në Maqellarë u bllokua një mjet nga PD dhe më…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se me vaksinimin e deputetëve pret që kah mesi i muajit maj të normalizohet edhe puna e Kuvendit. Ai gjithashtu njoftoi se ka dorëzuar listën me 120 deputetë, ndërkohë që është vendimi individual i gjithsecilit që të vendos nëse do të vaksinohet ose jo. – Advertisements – “Sot në prani me ministrin Venko Filipçe jemi prezent këtu për të filluar edhe imunizimin e deputetëve. Shërbimet e Kuvendit e kanë kryer fazën e parë. Ndërkohë që imunizimi i deputetëve fillon sot, dhe më pas do të pasoj edhe doza e dytë, pas çka presim që…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë zjarri, duke terrorizuar banorët e Hamallajt. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta që autori kishte me një 24 vjeçar. Po ashtu në kërkim është shpallur edhe një 28-vjeçar për veprën penale ‘moskallëzim krimi’. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrim prone”. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 22.04.2021, rreth orës 21:30, në Hamallë, Sukth, Durrës, pas…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se nesër do të vaksinohen deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e infrastrukturës kritike të përfshirë me planin nacional për imunizim. Vaksinimi i deputetëve do të realizohet në tre grupe, gjegjësisht prej orës 10 deri në 18:00. Më datë 14 të këtij muaji u vaksinuan shërbimet e kuvendit. Vaksinimi i deputetëve dhe shërbimeve të kuvendit është e rëndësisë së veçantë për funksionimin normal të institucionit më të lartë ligjvënës në vend. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, kundërshton deputetin e ASH-së Halil Snopçe dhe arsyeton veprimet e kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Sipas deputetes Bilalli-Zendeli ishte opozita ajo e cila bllokonte ligjet e pakos së pestë ekonomike. Ndërkohë që për shtyrjen e regjistrimit mendon se ishte një veprim i duhur kur kihet parasysh situata e krijuar me Kovid-19. – Advertisements – Unë mendoj se pritshmëria e qytetarëve, 60 mijë qytetarëve në këtë situatë që ta marrin ndihmën financiare nga pakoja e pestë, ligjet kryesore të së cilës ishin përcaktuar në seancën numër 36, e arsyetoj veprimin e kryeparlamentarit për arsye se seanca e 36…

Lexo më Shumë

134 raste të reja me COIVD-19 dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit jane regjistruar ne vendin tone. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2517 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 134 qytetarë.…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim në Durrës ku rreth 500 socialistë kanë braktisur partinë në pushtet për t’u bashkuar me opozitën. Basha tha se shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit. “Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t’ua prishin shtëpitë. Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona. Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtët. Njësoj nuk do të bëjë dallim mes…

Lexo më Shumë