Ka nisur nga magazinat e Lundrës shpërndarja e e materilave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur në 12 qarqe.
Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene. Ka edhe fletë votimi të veçanta, për persona me aftësi të veçantë. Materialet zgjedhore ngarkohen në kamionët e ushtrisë, ndërsa janë mbi 5100 qendra votimi në Shqipëri.
Shpërndarja në qendrat e votimit nis një ditë para zgjedhjeve. Procesi ndiqet nga policia.



