Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka sulmuar kandidatin e PD-së të renditur të parin në listën për këtë qark, Bujar Leskaj.
Rama e ka quajtur atë një pijanec, që nuk ka se çfarë t’i ofrojë Vlorës nëse vjen në pushtet PD. Nga ana tjetër një mesazh Rama ia adresoi edhe qytetarëve shkodranë, duke thënë se për herë të parë të votojnë për vete dhe për Shkodrën.
“Kjo është koha që edhe shkodranët njëherë të mos votojnë për njërin e për tjetrin, për ata e për këta, por për vete dhe për Shkodrën dhe nëse shkodranët do votojnë për vete dhe Shkodrën, pas katër vitesh kjo herë nuk s’do jetë e vetmja, por e para e shumë herëve.
Në Vlorë mund të ketë të djathtë dhe pasardhës të Ballit Kombëtar, por ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin, o të marrë. Çdo ju mësojë Lesko, bixhozin, rakinë, pabesinë, bingon. Të jesh pasardhës i Ballit ok dakord po ta pranojmë po të më thuash do shkojmë me Leskon për ça do vesh për raki apo për ulli. Doni që Vlora e cila po bëhet gati të ngjitet më lart e po hap një portë nga qielli dhe nga deti, të kthehet prapë te rëra e qofteve, te qepa. Këtë e kam me të djathtën e Vlorës, të pakënaqur, ejani me mua se unë jam më i pakënaquri”.



