Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve që nga hapja e qendrave të votimit. Që nga momenti i hapjes së KZAZ-ve, nga ora 07:00 deri në orën 8:00, në 711 QV pjesëmarrja në rang vendi ka qenë 2.88%.
Ndërkaq deri më tani, liderat politikë që kanë votuar kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në proces. KQZ do të monitorojë zgjedhjet orë pas ore dhe do të informojë publikun rreth pjesëmarrjes.



