Një qendër votimi në Kavajë është mbyllur rreth 3 orë përpara orarit zyrtarë. Duke folur për kamerat, komisioneri tha se e njeh këtë zonë dhe askush tjetër nuk kishte për të ardhur për të votuar.
“Nuk ka njeri. 100 shpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar. E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991”, u shpreh komisioneri.



