720 milionë denarë tashmë janë derdhur në llogarinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me qëllim të sigurimit të 4 mijë pajisjeve për votim biometrik. Duke filluar nga java e ardhshme, opinion mund të kyçet në dialogun për përcaktimin e specifikave teknike të pajisjeve që duhet të sigurohen. – Advertisements – “Procedura do të jetë e hapur. Javën e ardhshme planifikojmë të zbatojmë edhe dialogun teknik. Procedura do të jetë publike dhe transparente, do të bëhet përmes sistemit elektronik për furnizime publike. Dialogu teknik do të zgjasë pesë ditë. Të gjithë ofertuesit ose operatorët elektronik të vendit ose të huaj mund…
Author: almakos
Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve u vendos që shkollat e mesme të kthehen në klasa dhe të mos e zhvillojnë mësimin në mënyrë të alternuar. Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se kjo gjë duhet të bëhet në përputhje me rregullat e vendosura nga ekspertët. Ajo gjithashtu tha që vaksinimi po ecën me ritme të larta në vendin tonë, e aktualisht renditemi në vendet e para në Rajon, në këtë drejtim. “Siç shihet, Komiteti Teknik ka arritur në konkluzionin që situata është e qëndrueshme, por ka një rritje të lehtë të shtrimeve në spitale dhe thirrjeve të…
Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb”, dëshminë e shitëses së argjendarisë, që ra pre e një grabitje pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. E shokuar nga aq sa ka parë, ajo thotë se grabitësi hyri në dyqan dhe bëri thirrje që asnjë të mos lëvizë. Ajo thekson më tej, se nuk e dinë se çfarë arriti të grabiste, pasi ajo ka mundur të dalë nga dyqani. “Hyri vetë, mos lëvizni tha asgjë tjetër, ika dola nuk pashë çfarë mori”, u shpreh shitësja e dyqanit. Sakaq, në këtë ngjarje gazetari Mehmeti ka rrezikuar jetën, pasi autori i ka drejtuar…
Në prag të festave të Pashkëve, Ramazan-Bajramit dhe Ditës Ndërkombëtare të Punës, kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev apelon deri tek të gjithë qytetarët por edhe prerësit e bashkësive fetare që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. – Advertisements – “Apeloj si kryetar i Qeverisë që të gjitha festat që vijnë të kenë prioritet respektimin e masave. Të largohemi nga grumbullimet, të mbajmë distancë, të kalojmë kohë në ambiente të hapura. Të njëjtën e pres edhe nga liderët fetarë, nga kryesuesit e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Bashkësisë Fetare Islame, por edhe nga përfaqësuesit e feve tjera që të…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku është regjistruar një grabitje në mes të qytetit. Gazetari Enrik Mehmeti është bërë sot dëshmitar i grabitjes së argjendarisë, ku ka parë të gjithë skenën se si një person nën kërcënimin e një arme ka hyrë në argjendari. Siç shihet edhe nga pamjet ekskluzive të siguruara për ‘BalkanWeb’ nga Mehmeti, shitësja e dyqanit dhe një person që gjendej aty për të blerë, bashkë me fëmijën e tij, janë shtrirë përtokë, ndërsa janë të terrorizuar. Ndërsa autori ndodhet në pjesën tjetër të dyqanit duke mbushur çantën me florinj. Nga ana tjetër,…
Grabitet një argjendari në qytetin e Vlorë. Nga të dhënat paraprake mësohet se një person i armatosur ka hyrë në argjendari ku ka marrë prej atyre sende me vlerë. Fill pas grabitjes, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinsa në paraqitjes e saj të sotme tha se nuk pret ndryshime në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, përderisa nuk zgjidhet çështja me Bullgarinë, e cila për momentin nuk ka qeveri dhe negociator, transmeton Alsat. Shekerinska tha se vendi është i gatshëm për Samitin e BE-së në qershor, por që sipas saj disa gjëra nuk varen nga vendi ynë. – Advertisements – “Ne kemi përfunduar detyrimet tona, por ka gjëra që nuk varen nga ne. Nuk mund të presim ndryshim pa negociator në palën tjetër dhe me një qeveri teknike. Të gjitha raportet mbi…
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lugina”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë, shërbimet e Frontex-it dhe SHÇBA Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi, mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë,…
Nëse edhe këtë vit nuk ka progres në drejtim të zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, ideja për Ballkan evropian do të zbehet, tha sot zëvendës kryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov, transmeton Alsat. Dimitrov tha se ky vit shënon dy dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të cilën Maqedonia e nënshkroi e para në rajon. – Advertisements – “Pas nesh ishte Kroacia, e cila këtë vit shënon tetë vjet anëtarësim ndërsa ne nuk kemi filluar procesin e anëtarësimit. Me të gjitha të metat dhe papërsosmëritë tona, ne po shkojmë përpara, siç tregoi dje raporti i Freedom…
Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesit e dy mjeteve, pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë parë, me pasojë vdekjen e një 60-vjeçareje. Në pranga ka rënë drejtuesja e mjetit tip “Lancia”, 60-vjeçarja M. K., e cila ka qenëduke lëvizur në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, kur është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P. Nga përplasja e fortë mes mjeteve ka humbur jetën shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe, që ishte pasagjere në mjetin tip “Lancia”. Njoftimi i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: K., 60…
A329.04.2021 416 Less than a minute Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 58-vjeçarin S.B. nga Gostivari pasi gjatë kontrollit të makinës së tij të tipit Audi është gjetur dhe është konfiskuar heroinë. – Advertisements – A329.04.2021 416 Less than a minute
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër, ku ka ndodhur një krim brenda familjes. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar njëri me tjetrin. 26-vjeçari me iniciale F.T. ka goditur me thikë vëllain e tij B.T. 23 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e gjakëdërdhjes. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. 26-vjeçari Florian Tonuzi, ka qëlluar me thikë vëllanë Benard Tonuzi, 23 vjeç, i cili…

