Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku është regjistruar një grabitje në mes të qytetit.
Gazetari Enrik Mehmeti është bërë sot dëshmitar i grabitjes së argjendarisë, ku ka parë të gjithë skenën se si një person nën kërcënimin e një arme ka hyrë në argjendari.
Siç shihet edhe nga pamjet ekskluzive të siguruara për ‘BalkanWeb’ nga Mehmeti, shitësja e dyqanit dhe një person që gjendej aty për të blerë, bashkë me fëmijën e tij, janë shtrirë përtokë, ndërsa janë të terrorizuar.
Ndërsa autori ndodhet në pjesën tjetër të dyqanit duke mbushur çantën me florinj. Nga ana tjetër, dëgjohet Mehmeti duke raportuar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka vënë në rrezik edhe jetën e tij. Pak çaste më vonë, shihet autori, me një kapuç në kokë, teksa ecën me vrap jashtë me një çantë me florinj në duar.



