Në vendin tonë janë regjistruar 365 raste të reja nga 2.820 testime të realizuara. – Advertisements – Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 594 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 37 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 721.446 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.367 persona. Nga personat e infektuar, 132.765 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.855 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 14.747.
Author: almakos
Zgjedhjet parlamentare, 25 Prillit 2021, u mbyllën. Gjatë kësaj kohe, në kuadër të projektit “Vota e Personave me Aftësi të Kufizuara , Vlen”, Fondacioni “Së Bashku” në bashkëpunim me Shoqatën e Para&Tetraplegjikëve të Shqipërisë, dega Qarku-Durrës dhe vullnetarë-aktivistë të aftësisë së kufizuar, organizoi trajnime për njohjen e legjislacionit,(Kodi Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë) për t’u angazhuar më pas, 15 persona, si vëzhgues-monitorues nëpër qendrat e votimit. Gjithashtu, u organizuan një sërë takimesh me kandidatë dhe subjekte të ndryshme politike, në të cilët, personat me aftësi të kufizuar, pjesmarrës, sollën në vëmendjen e tyre dhe ngritën shqetësimet e shumta me të …
Ditën e martë, të javës së ardhshme, pritet që të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në rendin e ditës të firmosur nga Ruçi nuk është parashikuar çështja e shkarkimit të Metës. Ndërkohë që kujtojmë se, grupi parlamentar socialist ditën e sotme ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të presidentit, Ilir Meta. Paraditen e sotme deputetëve socialistë i ka mbërritur një mesazh ku thuhet: “Bazuar në disa shkelje të rënda te Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur…
Kërkimet e policisë për gjetjen e trupit të pajetë të Jan Prengës, i cili u rrëmbye janarin e 2020 në Kamzë, nuk kanë dhënë rezultat, e megjithatë, Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar finalizoi hetimet për dy prej të dyshuarve për krimin tronditës dhe i dorëzoi gjykatën dosjen penale ndaj tyre. Bëhet fjalë për Festim Bexhdilin, kopshtar i resortit luksoz Hajri, si dhe Olsi Turjan, ndaj të cilëve rëndon akuza e rrëmbimit kryer në bashkëpunim, me pasojë vrasjen e babait të 3 fëmijëve. Bexhdili është i vetmi që mbahet në paraburgim për rrëmbimin, torturimin dhe më pas…
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla sjell një kartolinë para Pashkëve ortodokse. Bëhet fjalë për një foto të së bijës të veshur me të kuqe e cila duket shumë e angazhuar duke lyer vezët, një simbol i festës së Pashkëve. “Po bëhemi gati për Pashkë ”, shkruan Balla.
Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila ishte pjesë e listës fituese të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi rezultatin që arriti. Ajo tha se nuk e priste që të merrte 5.435 vota, e shtoi se fushatën e ka bërë në rrugë, jo në zyra elektorale e takime me njerëz të grumbulluar. Ajo shtoi se çdo ditë takohej me njerëz dhe shumica prej tyre, i premtonin mbështetjen. Sakaq, ajo komentoi edhe deklaratat e bëra disa kohë më parë, kur ka thënë se koha e regjimit komunist ka pasur element të mira. Bozo theksoi se…
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, lidhur me vaksinat e para COVID-19 të ndara dhe të financuara nga Bashkimi Evropian të cilat do të arrijnë në rajon. Siç është njoftuar nga Komisioni Evropian dhe Austria në 20 Prill, në total 651,000 doza Pfizer/BioNTech do të dorëzohen në rajon brenda javës nga fillimi i muajit maj deri në gusht. Këto vaksina do të ndihmojnë për të përshpejtuar fushatat e vaksinimit, për të siguruar që të gjithë punonjësit mjekësorë të vijës së parë dhe disa nga grupet më të prekshme të…
Ndërhyrja e dhunshme në Kuvend është një përvojë traumatike, dhe sulmuesit në zemër të Kuvendit nuk janë terroristë. Këtë e deklaroi kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në një intervistë për televizionin Kanal 5, i cili beson se vepra rrezikimi terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, nuk ishte vepra për të cilën duhej të ndiqen penalisht. Përveç kësaj, presidenti thotë se dënimet e të dënuarve ishin të larta dhe mbështet një rigjykim për rastin e 27 prillit, vetëm nëse ka prova të reja. – Advertisements – “Unë nuk mendoj aspak se njerëzit që hynë brenda janë terroristë, madje edhe ata që…
Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 202 raste të reja me COVID-19, ndërsa 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin. Njoftimi i plotë: 646 TË SHËRUAR DHE 202 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.810 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 202 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes…
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Zharrëz të Fierit. Policia njofton se një 33-vjeçar me iniciale E.S. ka qenë duke drejtuar automjetin e tij në momentin kur është përplasur me një motor. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit i identifikuar si A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz. “Sot rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin…
Edhe Aleanca për Shqiptarët njëjtë si partneri I tyre I koalicionit Alternativa, shprehet e gatshme për të negociuar në mënyrë plotësuese mbi draftin e tyre për ligjin për shtetësi, për të cilin kryeministri Zoran Zaev vlerësoi se nuk është plotësisht në përputhje me marrëveshjen që kishin bërë paraprakisht. Nënkryetarja e partisë Bujare Abazi tha se harmonizimi do të bëhet në një takim të radhës. Nuk bëhet e ditur akoma se për cilat pika pushteti ka dyshime. – Advertisements – Nëse ka ndonjë argument lidhur me kriteret që kemi caktuar rreth vërtetësisë së qytetarëve për jetesë në Maqedoni edhe në kohën…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr.14 në Durrës, ku një 51-vjeçari ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 30.04.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

