Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona, pasi kanë dhunuar dhe kërcënuar me jetë shtetasin me inicialet Ylli Kacolin, 38-vjeç, për të bërë deklarim të rremë në lidhje me një vide të publikuar.
Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë me dije se janë ndaluar shtetasit Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë; Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё; Donald Paplekaj, 22 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё dhe Jetmir Palekaj, 29 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodёr.
Sipas burimeve arsyeja ka qenë shpërndarja në rrjete sociale e një videoje ku jepet dëshmia e një banori se është paguar me 200 mijë lekë të vjetra për 4 vota për të votuar Partinë Socialiste. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhё.



