Aktori kosovar Çun Lajçi prej ditësh është i shtruar në repartin e pneumologjisë në spitalin e Prishtinës, ku po lufton me Covid-19. Përmes një postimi në Facebook së fundmi, aktori kritikon qeverinë e Albnin Kurtit dhe refuzimin që ai i ka bërë vaksinave kineze. “As nji kontratë, as nji datë, as nji shpresë e ministri me Kryeministrin gjejnë kime n’ve! Zgjedhin vaksina evropiane e Evropa i merr edhe vet nga lloj-lloj tregu!? Unë i shtrimë them: S’e kanë punën të prodhuesit, por të mendjemadhësia e vetbesimi i tepruem. Tue harrue se kapuçbardhët i don Evropa por jo kokë pamukët!? Zbritni…
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për të shqyrtuar çështjen e Teatri Kombëtar. Me anë të një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se seanca do të mbahet më 3 qershor. Njoftimi i plotë: Seancat e ditës 03 Qershor, 2021 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Subjekti i interesuar Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia e Tiranës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Objekti Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën,…
Vaksina kineze Sinovac që përdoret edhe në Shqipëri për imunizimin masiv anti-Covid mund të marrë këtë javë rekomandimin për përdorim kundër pandemisë në gjithë globin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndihmës-drejtorja e përgjithshme e OBSH-së tha në një konferencë për shtyp se vlerësimet për vaksinat kineze Sinovac dhe Sinofarm që përdoret po ashtu në disa vende të kontinentit pritet të përmbyllen brenda pak ditësh. “Ne do të nisim vlerësimin përfundimtar për listimin e Sinovac-ut në datën 5. Për të dyja vaksinat kineze do të dalin në një konkluzion në fund të kësaj jave”. Nëse OBSH e liston Sinovac-un mes vaksinave…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 755 teste të kryera janë regjistruar 67 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 28 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 398 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 31 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 152.747 raste, prej të cilëve 134.653 janë shëruar, kurse 4.992 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 13.169 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –
Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan75 raste të reja dhe 4 humbje jete nga Covid-19. Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 105.711 nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes. Njoftimi i plotë: 546 TË SHËRUAR DHE 75 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë…
SPAK kërkon zyrtarisht konfiskimin e 82 milion e 440 mijë e 285 lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt, disa prej tyre në emër të familjarëve të tua. ‘’BalkanWeb’’ mëson se pasuritë janë të paluajtshme dhe bëhet fjalë për ndërtesë, një sërë apartamentesh si dhe garazh. Ato ndodhen të gjitha në Vlorë. Disa prej pasurive figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt. Mes konfiskimeve është dhe një shoqëri ”TURI&MZB” sh.a.
Një grup protestuesish të udhëhequr nga vëllai i El Chekës, Blerim Ahmedi, janë mbledhur para presidencës, për të shprehur revoltë ndaj qëndrimit të presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se mendon që të dënuarit për 27 prillin në Kuvend, nuk janë terroristë dhe duhet të ketë rigjykim për ata. Protestuesit shprehën revoltë edhe ndaj kreut të BDI-së Ali Ahmeti i cili kishte qëndrim të ngjashëm me presidentin. Sipas protestuesve, presidenti Pendarovski del në mbrojtje vetëm të të burgosurve maqedonas, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëndrim për të dënuarit shqiptarë në rastet e montuara politike. Në fund protestuesit dogjën edhe pamfletet…
Është rënduar gjendja shëndetësore e aktorit të njohur të skenës shqiptare, Guljelm Radoja, i cili po përballet prej javësh me virusin e rrezikshëm Covid-19. Pas më shumë se tre javësh i shtruar në Spitalin e Durrësit, aktori Radoja është sjellë në gjendje të rëndë te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se aktori është sjellë nga Durrësi i intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Ilustrim: Marijuhanë Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka zbuluar dhe konfiskuar në Dibër katër thasë me marijuhanë. – Advertisements – “Mbrëmë zyrtarët policorë, sektori për tregti të paligjshme të drogës në dalje të Dibrës në një objekt të vjetër në afërsi të stadiumit të qytetit, ka gjetur katër thasë me marijuhanë, gjithsejtë 29 kilogram”, njoftoi Stefan Dimovski nga Sektori për Punë të Brendshme-Ohër. Sipas Dimovskit droga është dorëzuar për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Austria përsëriti ofertën për ndërmjetësim në negociatat mes Shkupit dhe Sofjes. Ministrja për Evropë dhe Kushtetutë të Austrisë tha se asnjë çështjet bilaterale mes vendeve nuk duhet të pengojnë euro-integrimet. – Advertisements – “Më në fund të bëhet ky hap dhe besimi ndaj BE-së në rajon të rikthehet dhe të fillohet me negociatat e anëtarësimit. Ne duhet këtë ta shohim si tërësi dhe shoh rrezik të madh nëse për shkak të konflikteve bilaterale, diskurset ose çështjet e pazgjidhura nga historia, të bëhet gabim i madh dhe të mos fillohen negociatat”, tha Karolinë Edshtadler, Ministre për Evropë dhe Kushtetutë e Republikës…
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për Moisi Habilajn dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Në dokumentin e SPAK, që siguron gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, rezulton se Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të bandës janë dënuar për disa vepra të rënda penale, për të cilat SPAK kërkon dënimin me 64 vite burg në total. Gjithashtu, SPAK thekson se i pandehuri Moisi Habilaj duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Mbledhja e Qeverisë në të cilën pritet të shqyrtohet propozimi i Shtabit të Krizës do të mbahet sot në ora 19:00. Gjatë kësaj mbledhje Qeveria pritet të vendos për shkurtimin e orës policore, gjegjësisht ora policore të filloj në ora 23:00 dhe të zgjas deri në ora 05:00 të ditës së nesërme. Shtabi i krizës gjithashtu ka propozuar që objektet hotelierike me mysafirë vetëm në pjesën e jashtme, terraca, të punojnë deri në ora 22:30. – Advertisements – Këto propozime në rast së miratohen nga Qeveria, pritet të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

