SPAK jep pretencën për Moisi Habilajn dhe anëtarët e bandës kriminale, sa vite burg kërkon

SPAK jep pretencën për Moisi Habilajn dhe anëtarët e bandës kriminale, sa vite burg kërkon

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për Moisi Habilajn dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.


Në dokumentin e SPAK, që siguron gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, rezulton se Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të bandës janë dënuar për disa vepra të rënda penale, për të cilat SPAK kërkon dënimin me 64 vite burg në total.

Gjithashtu, SPAK thekson se i pandehuri Moisi Habilaj duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.