Author: almakos

Ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19, aktori Guljelm Radoja. Mësohet se aktori ishte futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” që prej ditës së djeshme por nuk ka mundur të mbijetojë. Ai ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë, por gjendja e tij shëndetësore ishte tejet e rënduar. Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi propozimin e Shtabit të Krizës dhe solli vendim që ora policore prej sot të fillojë nga ora 23:00 dhe të zgjasë deri në 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme. Gjatë mbledhjes së mbrëmshme Qeveria gjithashtu vendosi që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në pjesët e jashtme, terraca dhe jo edhe brenda objektit. Shtabi i krizës gjithashtu ka propozuar ndërkohë që qeveria ka miratuar masën e karantimit të detyrueshëm 14 ditor për personat që vijnë nga India dhe Brazili. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kryetar i OVL UÇK, Besim Hoda, në emisioni “Programi 200”, tha se Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, dy figura publike më të përfolura në 10 vitet e fundit, po gjykohen për raste korrupsioni, manipulime të çështjeve financiare. Ndërkohë që duhet të gjykohen për shpërdorim detyre dhe për nxitje të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare. – Advertisements – “Po gjykohen dhe janë sot në burg, apo paraburgim, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, dy figura publike më të përfolura në 10 vitet e fundit. Dhe në këto gjykime që po bëhen kundër tyre ka vetëm raste korrupsioni, manipulime të çështjeve financiare. Ndërsa ata…

Lexo më Shumë

Në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur pak minuta më parë 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka  bërë me dije se mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur 7,020 doza nga kontrata e qeverisë  shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4,680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian. Më herët Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537,837 vaksina antiCOVID për qytetarët.

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se sot janë bërë 19.886 vaksinime në mbarë vendin. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu theksoi se po ecet me ritme shumë të mira. “#VaksinimiNukNdalet Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin ☀️ #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.

Lexo më Shumë

Pasditen e kësaj të marte në Kosovë kanë mbërritur 4 680 dozat e para të vaksinës anti Covid të kompanisë Pfizer, pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian dhe Austria do t’i sjellë në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një njoftimi për media. “Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria. Me 4.680 dozat që kanë arrit sot ka filluar furnizimi…

Lexo më Shumë

Ka zgjatur rreth 100 minuta takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me kandidatët për deputetë, i zhvilluar mbrëmjen e sotme në selinë e PD. Gazetari Osman Stafa ka zbardhur për “BalkanWeb” disa nga diskutimet në këtë mbledhje. Mësohet se kandidati për deputet, që e fitoi mandatin në Lezhë Mark Marku ka kërkuar nisjen e protestave popullore. Xhelal Mziu, i dalë deputet në Dibër nga ana tjetër ka kërkuar që krimi zgjedhor të dokumentohet. Pedagogu Agron Gjekmarkaj, gjithashtu fitues i zgjedhjeve në Lezhë kërkoi qartësi nëse PD do të jetë në parlament në shtator. Gazetari Stafa raportoi se kryedemokrati Lulzim Basha ka…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës sipas të cilit ora policore do të filloj në ora 23:00 dhe do të zgjas deri në ora 05:00 të ditës së nesërme. Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu u vendos që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në pjesët e jashtme, terraca dhe jo edhe brenda objektit. Ky vendim i qeverisë do të hyjë në fuqi nga e mërkura (05.05.2021).The post Qeveria vendosi: Ora policore fillon në ora 23:00 appeared first on Alsat.

Lexo më Shumë

Kol Kola, është 62 vjeçari, punonjësi i policisë, i arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur. Sipas burimeve zyrtare, arrestimi ka ardhur pas sigurimit të pamjeve filmike nga policia, ku shihet se 62-vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”. Ngjarja për të cilën akuzohet Kola, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, dyshohet se ka ndodhur mëdatë 29 prill 2021. Nëpërmjet mashtrimit, Kola i ka pohuar të miturës se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, dhe e ka çuar…

Lexo më Shumë

Komisioneri Evropian për Zgjerim Varhei tha se sot është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe duhet të jetë ditë e mrekullueshme për Maqedoninë e Veriut. Përfundimisht arritëm të sigurojmë vaksina. Nuk ishte e lehtë, tha Varhei, por punuam shumë me qeverinë e Austrisë që të ndodh kjo dhe të tregojmë se kujdesemi për Maqedoninë e Veriut. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se nga sot po hymë në një fazë të vaksinimit masiv të popullsisë. Ai tha se ju bën apel të gjithë qytetarëve të paraqiten për vaksinim. “Përmes vaksinimit presim ta ndryshojmë pasqyrën epidemiologjike dhe ngadalë të nisim…

Lexo më Shumë

Një punonjës policie ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur. Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë me dije se duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se shtetasi me inicialet K.K. ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”. NJOFTIMI I POLICISË Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ngarkim të një punonjësi policie, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprën penale, “Ngacmim seksual”. Ndalimi…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev gjatë një konference për shtyp pranë qendrës së vaksinimit, Boris Trajkovski, në prani të komisionerit për Fqinjësi , Várhelyi dhe ministres austriake për BE, Edtstadler, ftoi të gjithë qytetarët që të paraqiten për t’u vaksinuar në faqen e internetit. Në këtë mënyrë, sipas kryeministrit, sa më herët të vaksinohemi aq më herët do dalim nga kjo situatë. Ai tha se në të gjithë vendin po hapen qendra të reja vaksinimi, prandaj nuk duhet humbur kohë. – Advertisements – U bëj apel të gjithë qytetarëve të paraqiten për t’u vaksinuar në faqen e internetit për t’u…

Lexo më Shumë