Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi të mërkurën ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit Vlorë, Iliba Bezati. Në ankimin e Komisionerit thuhet se përfundimet e arritura nga Komisioni për konfirmimin në detyrë të Bezatit nuk gjejnë mbështetje në prova dhe në ligjin e zbatueshëm, si dhe nuk bazohen në një hetim të gjithanshëm, të plotë dhe shterues. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 1 mars 2021 të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë, Iliba Bezati, pasi rrëzoi dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për…
Author: almakos
Kryeministri Zaev sot pritet të vaksinohet kundër koronavirusit. Qendra për komunikim pranë Qeverisë njofton se gjatë ditës së sotme rreth orës 12:00, në sallën “Arena A1” pritet të vaksinohet kryeministri Zoran Zaev. – Advertisements –
Autoritete kanë vazhduar vijën me barrikada të betonit përgjatë bulevardit “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit, transmeton Alsat. Vendosja e këtyre barrikadave kishte filluar qysh në maj të vitit të kaluar nën bashkëpunimin e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit. Autoritetet thonë se vendosja e këtyre barrikadave mundëson lehtësimin e lëvizjes për këmbësorët dhe makinat dhe se të njëjtat do t’i japin fund kaosit në trafik në këtë pjesë të qytetit. – Advertisements –
Çmimi i katronit të gjelbër mund të ulet nëse rritet konkurrenca, gjegjësisht nëse në treg ofrohen më shumë opsione për kohëzgjatjen e përdorimit, thotë për Alsat M, në emisionin “Magazina Ekonomike”, njeriu i parë i Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve, Krste Shajnovski. – Advertisements – Ajo që vlerësoj se mund të bëhet për t’u shkaktuar ulje e caktuar e çmimit të kartonit të gjelbër është të rritet afatizimi dhe frekuentimi i shfrytëzimit të kartonit të gjelbër. Për momentin kemi karton të gjelbër për një muaj dhe për një vjet. Mendoj se konkurrenca do jetë më e madhe nëse lejohet afatizim…
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti deklaroi se çdo ditë që kalon, vendi ynë është afër imunitetit të tufës sa i takon infektimeve me koronavirus. Përballë ekspertëve të fushës, në ‘Real Story’ Alimehmeti tha se për të vërtetuar këtë gjë nevojitet studim. “Çdo ditë që kalon je më afër imunitetit të turmës. Përqindja rritet çdo ditë. Me vaksinime dhe rastet e reja. Po i afrohemi këtij imuniteti. Por se kur mund t’i afrohet, kjo kërkon studim. Është studim serologjik. Se nga erdhi, rëndësi ka që të shkojmë deri aty. Edhe në ditët që do ta arrijmë imunitetin e turmës, prapë do kemi…
Taksat parafiskale për kompanitë paraqesin dyfishin e kostos vjetore, të të gjitha detyrimeve tatimore aktuale, tha në paraqitjen e saj të sotme në emisionin Magazina Ekonomike, në Alsat, Aleksandra Andreeva, nga LOE. Siç shpjegon ajo, këto janë taksa, që janë të panjohura për pronarët e kompanisë, dhe që nuk mund të parashikohen gjatë përgatitjes së planit të biznesit. – Advertisements – “Këto taksa janë një barrë edhe kur nuk kemi krizë ekonomike, dhe akoma më shumë tani. Ne paguajmë një taksë për secilën kërkesë, për leje ose vërtetim nga institucionet, edhe pse më parë kemi paguar çfarëdo tatimi tjetër. Ne…
Shqipëria nuk rrezikon një valë të tretë nga infeksionet e COVID-19. Ky është mendimi i ekspertëve nisur nga shifrat aktuale që raportohen në vend, si rastet e reja ditore apo edhe shtrimet në spitale. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti pranoi se mund të ketë një efekt nga procesi zgjedhor, fushata, por se do të shihet në javën e tretë apo të katërt të majit. Sa i përket shifrave më të larta sot në raport me dy ditët paraardhëse, ai tha se janë bërë dhe më shumë testime. “Mund të ketë efekt procesi zgjedhor. Java e tretë apo e katërt e majit…
Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Front line” në “Neës 24”, nga gazetarja Marsela Karapanço deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri kanë rënë. Gjekmarkaj thekson se Rama ka fituar mandat hajduti. Ai shton se nëse votimi do të bëhej i lirë dhe i ndershëm, do të fitonte opozita. “Këto zgjedhje nëse do ishin të lira dhe të ndershme do i fitonte opozita, nëse nuk do kisihte inxhinierii elektorale, di t’i fitonte opozita. PD nuk e ka traditë të blejë votat. Janë dhënë para për ndihma për njerëzit para zgjedhjeve. U trukuan numrat e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë trukuar dhe te trukimi…
Në Shqipëri, Komisioni i Ligjeve nisi sot shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Socialistët, siç u shprehën dhe sot në Komision, janë të mendimit se Kreu i Shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor, “duke u bërë palë me opozitën apo duke nxitur gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës”. Sipas deputetes socialiste Vasilika Hysi, e cila prezantoi nismën para anëtarëve të Komisionit “presidenti i Republikës në rolin e Kreut të Shtetit shqiptar, i cili duhet të garantojë Kushtetutën dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar, nuk e ka ushtruar funksionin e…
Ish-nënkryetari i LSDM-së, Zoran Jovanovski, i cili në vitin 2013 ishte rival brenda-partiak i Zoran Zaevit, komentoi në profilin e tij në Facebook: “Skena politike po lëviz. “Në rrjedhë është proces i distancimit.” Kjo vjen pas informacionit në media këto ditë, se Crvenkovski po përgatitet të formojë partinë e tij para zgjedhjeve lokale. Vetë Zaevi sot doli me qëndrim mbi këtë, ndërsa nga kabineti i Cërvenkovskit nuk donin të komentonin. – Advertisements –
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se nga 2851 testime kanë rezultuar pozitivë 92 raste. Ndërkohë që raportohet për 1 humbje jete në 24 orët e fundit, bëhet fjalë për vdekjen e aktorit të madh Guljelm Radoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për mediat, deklaroi se vitin e kaluar, shkalla e papunësisë u rrit me 11.8 përqind. Sejko thekson se pasojat ekonomike nga pandemia janë të dukshme, duke shtuar se projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. “Perspektiva e zhvillimit ka ardhur drejt zhvillimit gjatë muajve të fundit. Shqipëria ka qëndrueshmëri financiare. Ritmi i rimëkëmbjes ekonomike u përshpejtua. Norma e inflacionit ka qenë më i ulët nga se e prisnim. Ekonomia po vazhdon që të gjallërohet. Shkalla e papunësisë u rrit gjatë vitit të shkuar me 11.8 për qind. Pasojat ekonomike të pandemisë…

