Author: almakos

SPAK ka hequr sekuestron për kompjuterat, celularët dhe serverat e Lapsi.al, media që nxori databazën e të dhënave personave. Në fakt ishte SPAK që javë më parë vendosi sekuestron, por Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e rrëzoi duke urdhëruar shfuqizim të vendimit. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘’BalkanWeb’’ se tashmë vendimi është shfuqizuar. Para zgjedhjeve të 25 prillit, Lapsi.al nxori një databazë të të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarë në Tiranë që më pas mori emrin si ‘skemë patronazhistësh’ dhe hapi një debat kryesisht në politikë. Ndërkohë, edhe Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit thekson…

Lexo më Shumë

Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Maqedonisë së Veriut për luftë kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë efektet, ndërsa institucionet në vendit do të kenë edhe më tej mbështetje. Kështu ka deklaruar ambasadorja e SHBA-së Kejt Bërns, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për grant mbështetës për zhvillim mes dy vendeve. Ambasadorja Bërns vlerëson se vendi ka arritur avancim evident pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe hyrjes në NATO. Por shtoi se ky hap duhet të vazhdohet dhe të shfrytëzohen mundësitë, qoftë edhe në periudha me shumë sfida. Ambasadorja amerikane potencoi se liderët qeveritar duhet të ballafaqohen me reformat reale të…

Lexo më Shumë

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku burri vrau gruan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Koço Buzo, 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases Liljana Buzo, 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi Gezim Toçila, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është paraqitur…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:00 në rajonin e Karposhit policia ka privuar nga liria 47-vjeçarin Z.S. nga Republika e Turqisë, transmeton Alsat. MPB njofton se personi  në fjalë po qëndronte përkohësisht në Shkup. 47-vjeçari kërkohej nga autoritetet turke për kryerjen e veprës penale “vrasje”. MPB njofton se Z.S. është ndaluar në stacionin policor në Karposh për procedime të mëtejshme. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme tha se politikisht janë sqaruar gjitha dilemat mbi Ligjin për Shtetësi, dhe se pritet që ekipet juridike ta konkretizojnë Ligjin për të vazhdua me miratim në Kuvend, transmeton Alsat. – Advertisements – “Dje është mbajtur mbledhja e fundit, ku pjesa tekstuale e propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është rishikuar nga ministri Spasovski, unë gjithashtu e kam lexuar dhe shërbimet tjera që janë kyçur por është thirrur edhe MPB. Politikisht janë sqaruar gjitha dilemat. Tani mbetet që sekretari shtetërorë, Magdalena Nestorovska bashkë me deputeten e Aleancës për Shqiptarët dhe ekipet…

Lexo më Shumë

Zamira Durda e cila humbi djalin 7 vjeç nga tragjedia e Gërdecit shprehet skeptike pas kërkesës së SPAK drejtuar Gjykatës së Lartë për nisjen e procesit të gjykimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala, ajo flet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme teksa thotë se kërkimi i drejtësisë për të birin është motivi i vetëm i jetës dhe arsyeja pse jeton. “Shpresat i kam pasur tek drejtësia e re, por përsëri me gjithë këtë lajm dhe jam optimiste dhe nuk jam. Jam në mëdyshje. Ishalla nuk do zhgënjehem deri në fund. SPAK i…

Lexo më Shumë

-Presidenti nuk e ka përkrahur, ja pyesni presidentin…sepse jam në kontakt të vazhdueshëm me të, kështu u përgjigj kreu i ekzekutivit Zoran Zaev i pyetur nëse e përkrah rigjykimin për ngjarjet e 27 prillit. – Advertisements – “Sikur se në të gjitha rastet, çdokush ka të drejtë të hap procedurë për përsëritjen e gjykimit nëse ka dëshmi dhe argumente të reja, që ndikojnë deri nëa të pikë që Këshilli Gjyqësorë të vendos për të”, tha mes tjerash Zaev. Zaev tha se nuk bëhet fjalë për falje ose amnisti, por se bëhet fjalë për rigjykim të mundshëm, nëse ka fakte dhe…

Lexo më Shumë

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është depozituar kërkesa e shtetasve Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, trashëgimtarë të viktimës E.D., i cili ka humbur jetën në moshën 7 vjeç, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë. Nga analizimi i pretendimeve të parashtruara në kërkesën e mësipërme, nga rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera lidhur me faktet e pretenduara, si dhe nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, gjegjësisht rreth orës 12.00, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personat Sh.I. (57) dhe J.S. (50), të dy nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur heroinë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor Tetovë dhe pasi të dokumentohet rasti, kundër tyre do të përgatitet parashtresë adekuate. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill nga sot do të jetë mirënjohja e Tiranës. I riu është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne. “Do të doja shumë që…

Lexo më Shumë

-Është mirë që pas nëntë muajve, tani është vendosur komunikimi me institucionin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që mund të jetë në drejtim të një dialogu më produktiv politik, tha presidenti Stevo Pendarovski, transmeton Alsat. – Advertisements – Në një deklaratë për Deutsche Welle, pendarovski theksoi se dialogu produktiv politik mungon shumë në vendin tonë. Kjo deklarata e Presidentit erdhi pasi dje lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski informoi se pas një bisede me kreun e shtetit, është vendosur që gjatë ditës së premte të ketë takim, ku mes tjerash do të diskutohet për “27 prillin” si dhe…

Lexo më Shumë

Arrestohet njëri nga autori i grabitjes së punonjësit të një pike valutore. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të një pike valute. Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy nga bashkëpunëtorët, me precedent të mëparshëm…

Lexo më Shumë