Filloi takimi në Vila Vodno mes presidentit Stevo Pendarovski dhe kreut të opozitës Hristijan Mickoski. Debatohet rreth “27 prillit”. Pas takimit pritet të prononcohet për media presidenti Pendarovski. – Advertisements – Lajmi në përditësim…
Author: almakos
Avokatura Shtetërore kërkon regres ndaj inspektorët të përfshirë në rastin “Sopoti” për dëmtim të buxhetit shtetëror me punën e tyre jo profesionale. Alsat ka siguruar një dokument përmes të cilit Avokati i Shtetit kërkon nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion që mbi bazën e dëmit të shkaktuar, gjashtë inspektorëve të DSK-së të njohur për opinionin t’i merret vlerë nga pasuria që të zhdëmtohet buxheti shtetëror. Kërkesa e përfaqësuesit juridik shtetëror bazohet nga konstatimet e nxjerra nga ana e ish PSP-së gjatë procedurës për zbardhjen e rastit “Sopoti”. Por përgjigja e Prokurorisë së Villma Ruskovskas ka qenë e prerë,…
Gjykata e Posaçme dërgon për gjykim çështjen ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka, bashkëshortit të saj Arben Cara, avokatit Skënder Demiraj dhe dy të tjerëve. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në seancë paraprake, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur sot të dërgojë për gjykim të çështjes penale me nr.186 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve: Nejton Bali, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga…
Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e policisë Kol Kola. 62 vjeçari, Kola akuzohet për veprën penale “ngacmim seksual dhe kryerjen e veprave të turpshme me të mitur. Kola, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, akuzohet se më datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur. Nga hetimi ka rezultuar se punonjësi i policisë K.K. ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se…
Nipi i Liljana Bozos, e cila u vra dje barbarisht nga bashkëshorti i saj shumë pranë Gjykatës së Elbasanit, ka treguar detaje tronditëse nga ngjarja në fjalë. Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”, në ‘News24’ tha se lajmin e hidhur për vrasjen e hallës së tij ia kishte dhënë babai përmes telefonit. Ai tha për gazetaren Dorjana Bezat se Liljana prej disa muajsh jetonte në Tiranë, në mënyrë të tillë që t’i shmangej sa më shumë burrit, Koço Buzos, me të cilin kishte nisur procesin e divorcit. “Isha në punë. Mbetëm të habitur. Më njoftoi babi në…
Ministër i shëndetësisë, Venko Filipçe i cikli sot mori dozën e parë të vaksinës Sinofarm,u shpreh se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe njëherit u bëri apel të gjithë qytetarëve që të paraqiten për vaksinim. – Advertisements – “Të gjithë të jemi të bashkuar dhe të vëmë si prioritet vaksinimin. Vaksina është diçka që të gjithë e kemi pritur gjatë kohë. Vaksina është faktor që do të ndryshoj pasqyrën për Kovid-19. Vaksinat janë të sigurta, efektet anësore janë shumë të vogla. Unë e pranova vaksinën Sinofarm. Sistemi i vaksinimit mirë po ecën, me prioritet të grupeve të moshuara dhe…
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe sot e mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Ministri Filipçe u vaksinua në Sallën Ai Arena në “Boris Trajkovski” në Shkup. Ditë më pare u vaksinua edhe kryeministri Zoran Zaev. – Advertisements –
Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni. Sipas të dhënave zyrtare Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani, 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Po kështu nga policia e kryeqytetit janë vënë në pranga dhe 6 persona të tjerë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 37 vjeç, pasi ka ushtruar…
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes. Ndërkohë, deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156. Kujtojmë se ditë më parë në vend ka rinisur vaksinimi i personelit shëndetësor në vend, pas ardhjes së një pjese të vaksinave Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian. Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi…
Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi është konfliktuar me bashkëmoshataren e tij. Burimet zyrtare bëjnë me dije se ai i hapte llogari në rrjete sociale duke përdorur fotografitë e saj dhe gjatë debatit me të, ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës. Njoftimi i policisë: Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës…
“Dita e policisë përfaqëson simbol të sakrificës, përgjegjësisë, guximit, moralit – karakteristika të cilat duhet t’i zhvillojë secili individ i cili është betuar para uniformës së kaltër, porositi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në urimin drejtuar nëpunësve të policisë, të punësuarve në MPB, me rastin e 7 Majit- Ditës së policisë. – Advertisements –
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 3 persona pasi janë kapur me armë dhe lëndë narkotike. Të arrestuari janë V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R). Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës së shtetasit V. R., në Laç, në afërsi të një poligoni, u gjetën të kultivuar në vazo lulesh, disa fidanë të dyshuar narkotikë kannabis sativa. Gjithashtu, gjatë operacionit Policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së shtetasit të lartpërmendur, një…

