Author: almakos

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri, janë vaksinuar 585 mijë qytetarë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Në një postim në “Facebook”, Manastirliu shkruan se kjo shifër është arritur falë vaksinimeve që po vijojnë nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, e deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit. Të gjithë këtë proces, ajo e ka konsideruar si shembullorë, e për këtë, falenderon ekipet mjekësore. “Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike pritet t’i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shpall të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe të vendit. Kjo ka ardhur për shkak se PD i konsideron zgjedhjet, si të manipuluara. Nga sa bëhet e ditur, dosja që PD do t’i dorëzojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, ditën e diel do t’i kërkojë rivotim në 9 qarqe të vendit. Në dosje, pritet të dorëzohen provat, e mbledhura nga PD-në për parregullsitë e zgjedhjeve në qarqet Kukës, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. Ndër provat që do të paraqiten në KAS…

Lexo më Shumë

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE-ja opozitare tha se ende nuk e kanë marrë propozim-ndryshimin e nenit 102 të Ligjit mbi Shërbimet e Mediave Audio dhe Audiovizive, por që VMRO-ja nuk është kundër ndryshimit të këtij ligji. Nikollovski kërkoi që në këto ndryshime të kyçet opozita, ekzekutivi por edhe shoqëria civile. – Advertisements – “Fushatat arsimore dhe ato me interes publik janë për të mirën e të gjithëve, por ato duhet të jenë me përfshirjen e plotë të të gjitha subjekteve përkatëse që kanë interes në të dhe me pjesëmarrjen e barabartë të qeverisë dhe opozitës. Është shumë e rëndësishme të përcaktohet…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës në Tiranë një prej të plagosurve në aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit. Gazetari Elidon Ndreka raporton se ka ndërruar jetë në spital shtetasja Marjeta Gjergji, infermiere e Maternitetit të Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda. Ndërkohë, të plagosur mbeten edhe bashkëshorti i saj, fëmija i tyre i mitur, dhe vjehrra e viktimës. Më herët, “BalkanWeb” solli pamje nga aksidenti tragjik, ku shiheshin se tre mjetet e përfshira në ngjarje thuajse ishin shkatërruar plotësisht.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, i përmbajtur në qëndrimin e tij pas takimit me kreun e opozitës Hristijan Mickoski, nuk kërkoi rigjykim për 27 prillin, ashtu siç priti prej tij VMRO-DPMNE. – Advertisements – Qëndrimi im se nëse ka dëshmi të reja të cilat më herët nuk kanë qenë të njohura, mund ta rihapin procesin, nuk nënkuptojnë që unë nxis rihapjen e procesit. Unë vetëm e citoj nenin ligjor dhe mundësinë ligjore sipas të cilës ata njerëz, përmes avokatëve të tyre, në rrugë gjyqësore, mund të kërkojnë nga Gjykata e lartë të vlerësojë dëshmitë e reja, sigurisht, nëse ata ekzistojnë. Vendimin nëse…

Lexo më Shumë

Pas votimit me 97 vota pro, 6 kundër e 1 abstenim të Komisionit Hemtimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kuvendi, ka caktuar dhe datën kur do të zhvillohet mbledhja e parë e këtij komisioni. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, mbledhja e parë do të zhvillohet ditën e nesërme, datë 8.05.2021 në orën 11:00. Kujtojmë që një ditë më parë u publikuan edhe emrat e deputetëve në Komision, ku si kryetar pritet të jetë deputeti, Alket Hyseni, ndërsa pjesë e tij mësohet se do të jenë edhe deputetë të opozitës parlamentare si: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë 2728 testime, 891 të shëruar, 67 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,728 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 67 qytetarë. Rastet pozitive të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë që po mbahet tani, ka shpalosur programin e tij qeverisës për mandatin e parë 2021-2025, ku ndër të tjera ka njoftuar se do të përgatisin padi ndaj Serbisë. “Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë poashtu se me Serbinë do të bëjnë dialog parimor me marrëveshje të njohjes reciproke. “Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”, tha Kurti duke shtuar se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës…

Lexo më Shumë

Viktima Liljana Buzo ishte larguar që nga fillimi i këtij viti nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo. Dhuna disa vjeçare ndaj saj ishte ushtruar në sy të fëmijëve të saj, të cilët gjithashtu ndjeheshin të kërcënuar prej të atit dhe fatkeqësisht qëndronin gojëkyçur përballë kësaj situate edhe tani që ishin të rritur. Ditën e enjte, kur ishte caktuar ballafaqimi i palëve në gjykatë, dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit të bërë për…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski tha se në takimin me kreun e opozitës Hristijan Mickoski ka përsëritur edhe një herë se nuk ka falje për të dënuarit e “27 prillit”, transmeton Alsat. – Advertisements – “Falje për persona që kanë bërë vepër penale pa precedan në Evropën bashkë[kohore nuk vjen parasysh, Sepse faji i tyre në këtë proces është dëshmuar pa dyshime”, tha mes tjerash Pendarovski. Lajmi është në përditësim…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe shpreson se për projektin e ndërtimit të Qendrës së re Klinike në komunën e Gjorçe Petrovit do të gjejnë zgjidhje me VMRO-DPMNE-në. Duhet të tregojmë kapacitet dhe konsensus si dhe t’i shkëmbejmë mendimet shtoi Filipçe. Ai i shpalosi të gjitha aktivitete e ndërmarra për ndërtimin e kësaj qendre gjatë periudhës së shkuar. Sipas vendimit të fundit Qendra e re Klinike do të financohet nga buxheti. Dallimet mes pushtetit dhe opozitës janë kryesisht në vlerën e projektit dhe harxhimet e parapara në studimin e fizibilitetit. – Advertisements – Besoj se opozita do të mbledhë forcë dhe…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të…

Lexo më Shumë