Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira. Do të fryjë erë e lehtë juglindore, posaçërisht rreth Lumit Vardar. Temperatura maksimale gjatë ditës do të arrijë 25 gradë Celsius, ndërsa minimalja 4 Gradë Celsius, transmeton Alsat. Në Shkup do të mbretëron mot me diell, ndërsa temperatura gjatë ditës pritet të arrijë 24 gradë Celsius. Gjatë javës pritet të kemi mot të ngjashëm, ndërsa të mërkurën, kryesisht pasdite, do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe shtrëngata. – Advertisements –
Author: almakos
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shtip-Shkup, para fshatit Konjarë, transmton Alsat. Një makinë është rrokullisur duke lënë të vdekur në vendngjarje një person dhe një tjetër të plagosur. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, ku një makinë e tipit Nissan me targa të Shkupit është përmbysur. Personi i lënduar është transferuar në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup. MPB njofton se gjatë ditës së nesërme do të japin më tepër detaje në lidhje me rastin. – Advertisements –
Prej orës 18:00 shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane u është krijuar mundësia që të kontrollojnë online nëse janë përzgjedhur si fitues të “Ëndrrës Amerikane”. Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë në faqen e internetit të Lotarisë Amerikane ( https://dvprogram.state.gov/ ).
“Ku dihet se ca mban ajo vaksina që ta marrim ne. Na ka thënë njëri se çfarë ka brenda? Si ta marrim pa ditur se ça ka e ku është bërë?”, tha Melinda, një 18-vjeçare e cila po ecte përgjatë rrugës së gjimnazit “Petro Nini”, Tiranë. Në një vëzhgim nga Gazetasi.al duket se të rinjtë, të hasur rastësisht nëpër rrugët e Tiranës, janë ende skeptikë për marrjen e vaksinës kundër Covid-19. Shumica me të cilët Gazetasi.al foli, e shohin problemin në përbërjen e vaksinës dhe kohëzgjatjen e efikasitetit. “Nuk është problemi nëse bëjmë vaksinën, por efikasiteti dhe sa zgjat. Se…
Dalin në dritë detaje të reja nga raketa kineze, e quajtur Long March-5B, e cila u lëshua në hapësirë më 29 prill, por që ka alarmuar botën, pasi segmenti kryesor i raketës prej 18 tonësh tani është në një rënie të lirë. Parashikimi i fundit, lidhur me kohën dhe vendin ku do të rrëzohen mbeturinat e raketës, vjen nga ushtria amerikane, e cila po ndjek segmentin e raketave, dhe që nuk është inkurajuese, sipas CNN. Ushtria amerikane ka parashikuar që mbeturinat do të bien në Turkmenistan në Azinë Qendrore rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4.30 paradite IST…
Dy fëmijë shqiptarë, viktimat e dyshuara të David Brown pranuan katër vjet më parë se ishin detyruar të trillonin prova kundër tij. Një skocez, punonjës në organizatat bamirëse që pretendon se u burgos gabimisht për abuzim të fëmijëve në Shqipëri, do të lirohet këtë javë pas 13 vjetësh, njofton sot gazeta Daily Record për David Brown, i cili e vuan dënimin në burgun 302 në Tiranë. Sipas gazetës, viktimat e pretenduara të David Brown pranuan katër vjet më parë se ishin detyruar të trillonin prova kundër tij. Por një gjykatës e refuzoi aplikimin e tij për lirim me kusht në…
Sapo i “shkriu” raportet, lideri i opozitës Hristijan Mickoski akuzoi Presidentin Stevo Pendarovski për dyfytyrësi, sepse në takimin e djeshëm, në të cilin është diskutuar edhe për rastin e “27 Prilli”, kreu i shtetit një gjë ka folë brenda, dhe tjetër para publikut. Mickoski pretendon se Pendarovski është nën presion nga media të afërta me LSDM-në dhe Zoran Zaevin. – Advertisements – E kuptoj, normalisht nuk mund ta justifikoj, sepse në thelb quhet hipokrizi, të kesh një fytyrë në takim, dhe të kesh një tjetër para kamerave. Por, në rregull. Është e rëndësishme se edhe një Pendarovski i tillë i…
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, një për plagosje dhe një tjetër në kërkim për “Ngacmim seksual”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 45 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u ndalua shtetasi në kërkim Rexhep Karaj., 54 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për…
Mickoski i konsideron të pandehurit që po ndiqen penalisht dhe tashmë janë deklaruar fajtorë për lëshimin e paligjshëm të 215 pasaportave maqedonase si shpëtimtarë të “bishave më të mëdha”. Për aferën “Sozia”, apo siç opozita e quan “Mafia”, penalisht ndiqen gjithsej 11 persona. 10 janë zyrtarë të MPB-së dhe akuzohen për shpërdorim detyre, dhe një ndërmjetësues për nxitje. Deri më tani, shtatë persona e kanë pranuar fajësinë dhe gjykata iu shqiptoi gjashtë dënime me kusht, dhe dënime me burg. Mickoski thotë se gjysma e mafies ballkanike ka pasaporta maqedonase, dhe se kur të vijë në pushtet ai do ta rihapë…
Rrugët dytësore në shumë lagje të Tetovës janë në gjendje të keqe. Banorët ankohen se nuk e mbajnë në mend që rrugët të jenë rindërtuar ndonjëherë. Komuna e Tetovës me premtim të ri se punimet do të nisin pas 10 ditësh. – Advertisements – “Kështu duken pjesa më e madhe e rrugëve dytësore të qytetit të Tetovës. Për dallim prej ca rrugëve në qendër të qytetit që kanë filluar të rregullohen këto rrugë me vite të tëra presin meremetimin”. Pavarësisht premtimeve të autoriteteve lokale, banorët ankohen se infrastruktura e keqe rrugore nuk është rindërtuar prej vitesh. “Duhet të rregullohet për…
“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Elbasanit për ish-policin Koço Buzo i cili qëlloi për vdekje dy ditë më parë bashkëshorten e tij Liljana Buzo, 54 vjeçe, teksa plagosi tre persona të tjerë. Prokurori Petref Asllani kërkoi masën arrest me burg dhe këtë masë la në fuqi edhe gjyqtari Bujar Musta. Bajram Kllogjeri, avokati i të pandehurit e ka pranuar masën e dhënë nga Gjykata duke e cilësuar mjaft të rëndë krimin e kryer nga klienti i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 maj pranë Gjykatës së Elbasanit, ku do të vendosej për divorcin e çiftit që kishte…
Kryeministri Zoran Zaev të hënën do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në takim pritet të diskutohen deklaratat e fundit të Komisionarit për zgjerim të BE-së, Oliver Varhej, i cili tha se është e mundur të ndahen proceset për anëtarësim mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. – Advertisements –

