Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.993 teste të kryera janë regjistruar 135 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 74 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 298 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.026 raste, prej të cilëve 137.962 janë shëruar, kurse 5.093 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 10.971 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë është shënuar në familjen kosovare Haliti me banim në Durrës. Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë nga konsumimi i kërpudhave. Vajza e Afrimit, Gyltene Haliti ka shkruar disa fjalë prekëse për tragjedinë në familje, në rrjetin social “Facebook”. Mesazhi i vajzës së familjes Haliti: Shpirtat e mi më thatë zemrën. Allahu në lule të Xhenetit ju pastë dërguar në këtë natë të madhe të Ramazanit. Babi Nani Ana♡♡♡
Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që humbën jetën nga helmimi pasi konsumuan kërpudha. Në një reagim për mediat, QSUT thekson se nëna, djali dhe nusja, kishin shkuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa situata u vështirësua edhe më shumë gjatë mbrëmjes. Sipas QSUT-së, fillimisht ka ndërruar jetë Ilfete Haliti, 78 vjeçare dhe një ditë më vonë kanë ndërruar jetë edhe bashkëshortët Afrim dhe Ferzinaze Haliti, përkatësisht 56 dhe 47 vjeçe. “Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një çerdhe në kryeqytet, ku një foshnjë ka thyer këmbën. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dje i janë referuar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë materialet për shtetasen me inicialet V. H., 46 vjeçe, pronarja e kësaj çerdheje, pas denoncimit të bërë nga shtetasi me inicialet O. J. Ky i fundit ka kallëzuar se gjatë qëndrimit në çerdhe të fëmijës së tij 18 muajsh, ai ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Photo: REL Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se deri në fund të verës pritet që të vaksinohen rreth 60 për qind e popullatës në vend, me çka pritet që vendi të arrijë imunitetit kolektiv ndaj Covid-19, transmeton Alsat. Filipçe thotë se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka nevojë që qytetarët të bëjnë dallime. – Advertisements – “Vlerësimi ynë është se deri në fund të verës, mund të arrijmë imunitet kolektiv, duke marrë parasysh të gjitha sasitë e vaksinave që duhet të mbërrijnë në vendin tonë”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një intervistë për REL.
Djali i çiftit që ndërroi jetë në Gjirin e Lalëzit pasi konsumuan kërpurdha bashkë me gjyshen, u shpreh se mjekët i kishin thënë se ishte shumë vonë, e se kanë kaluar 24 orë nga helmimi. Ai shtoi se miqtë e familjes bënë gjithçka për të mbajtur në jetë anëtarët e familjes, por fatkeqësisht gjithçka përfundoi tragjikisht. “Mjekët më kanë thënë se isha shumë vonë, se kanë kaluar 24 orë. Raportet mjekësore kanë qenë shumë të vona. Është reaguar shumë vonë. Afrimi ka pasur dashamirë e shokë shumë, pasi u mor vesh ndihma ishte kaq e madhe, sa pas ndërhyrjes së…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, David Geer në konferencën e sotme për shtyp me rastin e shënimit të Ditës së Evropës ka komentuar ndarjen e mundshme të pakos Shkup-Tiranë sa i përket hapjes mbajtjes së konferencës ndërqeveritare me BE-në, shkruan Alsat. Geer tha se për këtë vendosin vendet anëtare dhe Këshilli Evropian, derisa inkurajoi Sofjen dhe Shkupin që të zgjidhje kontestin mes tyre. – Advertisements – “Bashkimi Evropian inkurajon të dy palët të arrijnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy anët. Lidhur me çështjen e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, kjo u ngrit gjatë vizitës…
Pamjet që shihni vijnë nga banesa e familjes Halili nga Kosova, e cila ishte vendosur me banim në Gjirin e Lalzit, ndërkohë që 3 pjesëtarë të saj ndërruan jetë pasi u helmuan nga kërpudhat. Nëna e moshuar, djali i saj dhe nusja, Afrimi, Ferdinazja dhe Elfetja, kishin dalë në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, të cilat më pas i kishin konsumuar. Por pas disa orësh ata ishin ndjerë keq, ndërsa ishin paraqitur të tre në qendrën shëndetësore të Manzës, ku pas mjekimit kishin shkuar në banesë. Por pas përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, ata kishin njoftuar ambulancën nga Tirana.…
Identifikohet personi që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për 70-vjeçarin Fiz Shoshaj, banues në Burrel. Deri më tani nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij. Nga këqyrja e trupit të të moshuarit, nuk janë vënë re shenja dhunë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në vdekjen e 70-vjeçarit.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një banesë në Tapizë të Krujës, ku ka shpërthyer bombola e gazit. Për pasojë, nga shpërthimi ka mbetur e plagosur një grua. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në Tapizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bombola ka shpëthyer aksidentalisht në banesën e shtetasit me inicialet M.S., të cilën e përdornin për gatim. Për pasoje është lënduar bashkëshortja, shtetësia A.B., e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kryeministri, Zoran Zaev në një intervistë për gazetën greke “Katimerini” shpjegon se pavarësisht raporteve pozitive nga Komisioni Evropian dhe Marrëveshjes për Fqinjësisë të Mirë me Bullgarinë, për shkak të vetos nga Sofja, Maqedonia Veriore nuk filloi negociatat me BE, transmeton Alsat. Zaev thekson se rajoni ka nevojë për një të ardhme të përbashkët, por që për palën maqedonase çdo ndërhyrje në identitet është e papranueshme. – Advertisements – “Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Për Maqedoninë e…
Zbardhen detaje të tjera nga vdekja e 3 anëtarëve të një familje nga Kosova në Durrës. Familja Haliti, nëna, djali dhe nusja, e cila jetonte në zonën e Gjirit të Lalzit, ishin helmuar nga konsumimi i kërpudhave, duke i marrë atyre jetën. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e familjarëve të kësaj familje. Sipas tyre, nënë, bir e nuse kishin shkuar në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, të cilët i kishin konsumuar atë ditë. Pasi kanë shfaqur shenja helmimi, kanë shkuar në qendrën Shëndetësore të Manzës ku kanë marrë serum dhe më pas janë përcjellë për në banesë.…

