Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1444 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë,…
Author: almakos
Nga Zëri Amerikës Rrjeti ‘Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar’ publikoi sot një raport mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor. Raporti tregon për një veprimtari të shtuar të grupeve kriminale në rajon me trafikimin e azilkërkuesve dhe drogave, si dhe me pastrimin e parave përmes ndërtimit dhe lojërave të fatit. Raporti i ri nga ‘Nisma Globale’ përshkruan rrugët e trafikimit të drogës dhe emigrantëve përmes Ballkanit Perëndimor dhe hedh dritë mbi çmimet dhe fitimet e këtyre veprimtarive të paligjshme, si dhe mbi pastrimin e parave. Afro 50 milionë euro në vit përfitohen nga…
Ka rënë ndjeshëm numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 47 të infektuar. Nga krahu tjetër, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 2 qytetarë. Sa i përket të shëruarve në një ditë, numri i tyre ka shkuar në 202. Njoftimi i plotë: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren,…
Edhe pse që në janar u premtua se shumë shpejtë do të bëhet muri ndarës mes dy rrugëve në pjesën industriale në Tetovë ku çdo vit shënohet nga një viktimë, deri më tani nga ky premtim janë bërë vetëm disa metra themel dhe asgjë më shumë. Ndërsa punimet vonohen, rreziku për kalimtarët shtohet gjithnjë e më shumë. – Advertisements – Banorët ankohen se shumë projekte që janë filluar nga komuna e Tetovës, shënojnë vonesa të mëdha. “Shiko ky mur është i domosdoshëm sepse nuk ka forme tjetër që e ndalon. Vetëm muri do e ndalojë këtë katastrofë që po ndodh.…
Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Vlorë, ku mbeti i vrarë një 40-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Siç shihet edhe nga pamjet të siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti, shihet se BMW-ja me të cilën udhëtonte Bledar Birçaj, është qëlluar disa herë me armë në pjesën e parme të xhamit. Sipas gazetarit, ndaj makinës janë qëlluar 15 të shtëna me armë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
Me Mickoskin kishin qëndrime të ndara sa i përket “27 Prillit”, këtë e dëshmon edhe fakti që nuk kishim deklaratë të përbashkët por secili veç e veç. Kështu u shpreh presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në ndërkohë që theksoi se me deklaratën e tij nuk sheh përzierje në punën e gjyqësorit, sepse bëhet fjalë për rast gjyqësor i cili ka përfunduar. – Advertisements – “Nuk kam qëndrim politik për proces gjyqësor që është në rrjedh e sipër por për proces gjyqësor që ka përfunduar. E dyta nuk ka kurrfarë përzierje në punën e gjyqësorit sepse bëhet fjalë për proces të…
Zbardhet shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që ishin zhvendosur për të jetuar në Gjir të Lalëzit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se nga këqyrja e tre trupit të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore ne Tirane bëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi. Burime nga policia Durrës bënë me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat. Këto burime pohuan se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi. Kujtojmë se…
Në Vilën Vodno është nënshkruar marrëveshje mes presidentit Stevo Pendarovski dhe presidentes së Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvilli për heqje të vizave mes dy vendeve, transmeton Alsat. Përveç kësaj marrëveshje, ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe homologia e saj nga Gjeorgjia, Tea Culukiani kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në sferën e kulturës. – Advertisements –
Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka adresuar kritika për rrjedhën e rasti “Sozia”, transmeton Alsat. Mickoski pyet se pse janë evituar hetimet financiare në këtë rast. – Advertisements – “Pse të dënuarit janë janë gjykuar vetëm për keqpërdorim të detyrës dhe nenin 353, dhe jo për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit, ose për grup të organizuar kriminal dhe pse nuk ka hetim financiar? Përgjigja për të gjitha këto vijon në video, Sedat Packer thotë se ai u takua me kryeministrin Zaev në shtëpinë e tij”, shkruan Mickoski.
Identiteti nuk mund të jetë arsye për bllokimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, kështu ranë dakord kryeministri Zoran Zaev dhe komisionari për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheji pas takimit në Bruksel, njoftojnë nga Qeveria. Në takim kryeministri Zaev theksoi se i vlerëson përpjekjet e Komisionit Evropian dhe se pret një nivel të përshtatshëm të bashkëbiseduesve dhe bashkëpunëtorëve nga Bullgaria, transmeton Alsat. Zaev tha se qeveria teknike në Bullgari mund të jetë një mundësi për zgjidhje, por që sipas tij edhe pala tjetër duhe të tregojë gatishmërinë dhe angazhimin për zgjidhje. – Advertisements – “Ne jemi gati për bisedime,…
Një i moshuar është gjendur pa shenje jete në banesën e tij, në lagjen “Lef Sallata” të Vlorës. Policia njofton se shtetasi M.K., i cili jetonte vetëm, është gjetur i pajetë në banesë. Nga hetimet paraprake mësohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të…
Një automjet është djegur mbrëmjen e kaluar në Krujë. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës tha zyrtarisht se janë shoqëruar 6 persona për ngjarjen. Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Sahit Hysa, i cili mbrëmjen e kaluar kishte shkuar për darkë tek motra e tij. Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës së motrës, kur persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe i kanë vënë flakën. Ndërkohë mësohet se Hysa është vëllai i Elion Hysës nga fshati Gjorm, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikël më 14 korrik 2018, teksa pas vrasjes së tij qëndron…

