Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga shefja e misionit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në BE, Agnesa Rusi-Popovska në Bruksel janë takuar me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian, Frans Timermans. Zaev në takim shprehi falënderim për mbështetjen e nënkryetarit e Komisionit evropian Timermans për fillim të bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se vendi ynë si dhe Ballkani Perëndimorë janë pjesë nga ardhmëria e Bashkimit Evropian dhe se kjo çështje nuk pret vonesa. Siç njoftojnë nga qendra për shtyp e Qeverisë, nënkryetari i KE-së, Timermans shprehi urime për lidershipin dhe për gjithçka që është bërë për përparimin…
Author: almakos
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së ditës së djeshme në Vlorë. Ndërkaq është zbardhur edhe dëshmia e personit që ishte në makinë së bashku me viktimën. “Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. “Pashe dy veta me maska por nuk i njoha dot, ishin te kamufluar. Nuk jam në djeni të ndonjë konflikti të fundit, jam i tronditur mendova se me kapen plumbat!”, mësohet të ketë deklaruar para uniformave blu. Në momentin e sulmit, shpjegojnë burimet miku i Birçajt ka ulur kokën duke u fshehur teksa në anën e tij është shtënë vetëm një herë. Ndërkohë 7 plumba prekën…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 13.076 persona kundër Covid-19, transmeton Alsat. Nga MSh njoftojnë se gjithsej në vendin tonë janë aplikuar 145.043 vaksina, prej të cilave 121.181 paraqesin dozën e parë ndërsa 23.862 paraqesin dozën e dytë. Sipas statistikave të fundit të autoriteteve shëndetësore 35 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit korona. – Advertisements –
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i…
Ora policore të shkurtohet, objektet hotelierike në pjesët e hapura të punojnë deri në orën 23:30 dhe të fillojnë me punë qendrat e fitnesit dhe të stërvitjeve, janë vetëm një pjesë e masave lehtësuese restriktive që Shtabi kryesor koordinues i krizave i rekomandon Qeverisë t’i miratojë, ndërsa ajo duhet t’i shqyrtojë dhe aprovojë në seancën e sotme. – Advertisements –
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit te lagjja “5 Maji”, në Tiranë, mbrëmjen e kaluar. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se viktima ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë. Më pas, ka ndodhur ngjarja e rëndë, ku policia ka identifikuar njërin nga autorët e krimit, që është shtetasi Marjus Dema. Gazetarja Bezat siguron për “BalkanWeb” foton e viktimës dhe të autorit të identifikuar, Marjus Dema, ndërsa thekson se ata ishin miq me njëri-tjetrin. Mësohet se Qema është qëlluar me një…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini sot do të marrë pjesë në panel diskutimin kushtuar “Marrëveshjes së gjelbër evropiane” të Forumit ekonomik Delfi në Athinë, ndërsa do të realizojë takim edhe me kolegun e tij grek, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë. – Advertisements – Sorry, your browser doesn’t support embedded videos.
Ish-Presidenti Bujar Nishani bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, teksa foli për procesin zgjedhor të 25 prillit. Si një zë kundër kryedemokratit Lulzim Basha dhe që kërkon dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë, Nishani u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë mbyllur dhe rezultati nuk do të ndryshojë. Ish-Kreu i Shtetit tha se nëse ankimimet e bëra nga PD për ripërsëritje të procesit në 9 qarqe do të ndryshojnë rezultatin, do të kërkojë falje publike, por sipas tij, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Pjesë nga diskutimet:…
Mbi 3,500 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit arritën të hënën në Kosovë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Zyra për Media e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë. Dozat janë donacion i Bashkimit Evropian. Kontingjenti i parë nga BE-ja, me mbi 4,000 doza të së njëjtës vaksinë, ka arritur në Kosovë javën e kaluar. BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ato do të shpërndahen gradualisht. Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga…
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, foli në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për procesin zgjedhor dhe hapat që do të ndjekë PD, nëse ankimimet e bëra në SPAK prej tyre nuk do të jenë sipas pritshmërisë së tyre. Gjatë intervistës, Kaso u ndal edhe te disa nga çështjet më të zëshme të aktualitetit politik, si nisma e PS për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, te grupi në PD, që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetar partie. Pjesë nga intervista: Çfarë ka në ato dosje që keni dërguar në SPAK? Është betejë për…
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur sot shortin për caktimin e relatorëve për ankimimet e mbërritura në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nga partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit. Ankimime në KQZ janë dërguar nga koalicioni PD-AN dhe LSI për zgjedhjet parlamentare, ku kërkohet rinumërim votash dhe ripërsëritje e zgjedhjeve në disa qarqe, me argumentin se janë blerë votat. Njoftimi i KAS:Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve hodhi shortin për caktimin e relatorëve të kërkesave ankimore të depozituara në KQZ. Rezultatet e shortit përcaktuan: – Relator i kërkesave nr. 40, nr. 36 dhe nr. 38 është z. Elvin Lako.–…
Diplomacia europiane kërkon nga vendet anëtare të BE-së që të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pra zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. – Advertisements – Letra mban datën 5 Maj dhe u kërkohet vendeve anëtare që negociatat të fillojnë sa më shpejt, pasi do të ishin një nxitje për reformat në dy vendet e Ballkanit. “Është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur” thuhet ndër të tjera në dokument. Në dokument evidentohen reformat e arritura dhe pritshmëritë nga Shkupi dhe Tirana. Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ritheksoi…

