Author: almakos

Everest Çaka ose i njohur më parë si Ibrahim Çaka është viktima nga atentati i ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme, ndërsa trupi i tij ndodhet ende në makinë. Mësohet se e plagosur ka mbetur dhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka pasi udhëtonin në të njëjtën makinë, teksa kjo e fundit është transportuar në spital për mjekim. Gazeta Shqiptare ka siguruar foton e çiftit që sot ishin shënjestra e atentatit në Elbasan.

Lexo më Shumë

Për herë të parë në Kosovë, IKSHPK në bashkëpunim me OBSH ka filluar zbatimin e studimit “Hulumtimi seroepidemiologjik bazuar në popullatë” i shtresuar sipas moshës për infeksionin SARS CoV-2 (Covid – 19). Siç njoftin MSH, ky hulumtim bëhet me qëllim të studimit të shkallës së infeksionit me SARS CoV-2 që përcaktohet nga seropozitiviteti i popullatës së përgjithshme në Kosovë. “Hulumtimi bëhet sipas protokollit të standardizuar të zhvilluar nga OBSH, i cili mundëson që të dhënat e ekspozimit epidemiologjik dhe mostrat biologjike të mblidhen sistematikisht dhe të vlerësohet shkalla e ashpërsisë dhe sulmit. Hulumtimi po ashtu shërben për orientim mbi situatën…

Lexo më Shumë

Bashkia e Tiranës ka hapur aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit, fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen këtë sezon dhe që mbushin 3 vjeç deri më 15 shtator do të regjistrohen automatikisht në kopësht. Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e prindërve që deri më 26 qershor të deklarohet pranë çerdhes se në cilin kopësht duan të regjistrojnë fëmijën për sezonin e ardhshëm. NJOFTIMI NGA BASHKIA E TIRANËS Bashkia e Tiranës hap aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe Në datat 07 – 11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me operacionin antidrogë që është zhvilluar në qytetin bregdetar. Policia njofton se operacioni ishte për të goditur një grup që merrej me shpërndarje kokaine. Dy të arrestuarit, Vilson Memini lindur në Elbasan dhe Erges Shehi lindur në Durrës janë me precedent të theksuar kriminal, teksa kundërshtuan edhe me dhunë policët, aq sa një efektiv u detyruar të qëllojë në ajër për t’i neutralizuar. Memini dhe Shehi tentuan të largohen, por nuk ia dolën, ndërkohë që Policia ka sekuestruar 1 kilogram kokainë. NJOFTIMI NGA POLICIA Policia e Durrësit  ishte në  operacion  në lagjen nr…

Lexo më Shumë

Koalicioni “Ndryshojmë” ka kërkuar ndihmën e Avokatit të Popullit për të tërhequr propozim ligjin e ri për tekstet shkollore e që ka të bëj edhe me digjitalizimin e librave. Sipas këtij koalicioni, fondet financiare tashmë të caktuara për digjitalizimin e teksteve shkollore të ridestinohen për krijimin e ekipeve profesionale në shkollë ku bëjnë pjesë: defektologë, psikologë dhe punëtorë social. Ndërsa, mësuesit kujtojnë se reformat duhet të jenë graduale dhe jo të menjëhershme. Nga Avokati i Popullit, kanë përshëndetur ndërprerjen e bojkotit duke apeluar drejtorët e shkollave dhe kuadrit arsimor të mos bëjnë presione ndaj nxënësve duke i kërcënuar me mungesa…

Lexo më Shumë

Ndryshime kanë ndodhur në nivel drejtues në Policinë e Shtetit. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se Ylli Doda, është emëruar shefi komisariatit nr. 6 në Tiranë. Raportohet se Ardit Elmazi, që ishte më herët në këtë post, është emëruar shef komisariati në Ersekë. Gjithashtu ka ndryshuar edhe shefi i komisariatit të Maliqit. Ramiz Hymeti, i cili ka qenë shef komisariati në Kolonjë, është emëruar në Maliq.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 50 raste të reja me Covid-19 në vend, ndërkohë që 4 persona kanë humbur jetën. Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2956 testime, nga të…

Lexo më Shumë

Ekonomia do të rritet me 3.9 për qind këtë vit, parashikon Banka Popullore. Rritja është solide, por situata nuk do të kthehet si para pandemisë, thotë Guvernatorja Anita Angelovska Bezhoska. Për këtë duhet shumë punë. Vitin e ardhshëm, rritja e Prodhimit Bruto Vendor do të mund të kalojë katër për qind. Kërkesa e brendshme dhe konsumi personal sipas analizës së bankës qendrore do të jenë faktorët kryesorë të rritjes ekonomike. – Advertisements – Brenda kërkesës së brendshme, kontribut më i madh pozitiv parashikohet nga investimet, të cilat pas rënies së lartë prej 10 për qind vitin e kaluar pritet të…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Kosovë 3 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirus, ndërsa nga 1, 494 teste të realizuara kanë rezultuar pozitivë 49 persona. Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes. Njoftim i plotë nga IKSHPK: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev përmes vizitës në Bruksel synon të dëshmojë se e ka mbështetjen e Brukselit, por adresa është e gabuar, vlerësojnë ekspertët. – Advertisements – Qëllimi i vizitës në Bruksel ishte ruajtja e momentit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht kur është ulur kredibiliteti i BE-së, shkaku i vonesës së solidaritetit me vaksinat, konfuzionit të non-paperit të Janshës dhe deklaratës së Varhelyit. Qeveria dëshiron të tregohet para opinionit se ende gëzon mbështetje evropiane. Kjo është rruga më e lehtë. Por dihet ku është problemi, momentalisht nuk është në Bruksel, por në Sofje, ku doemos duhet riaktivizuar negociatat”, tha Dimitar Nikollovski,…

Lexo më Shumë