Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Skraparit, pasi akuzohet se ka përndjekur një 26-vjeçare. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet O. S., pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, me pretendimin se ai e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj. Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.
Author: almakos
Zbardhet dëshmia e Silvana Çakës, gruaja e cila mbeti e plagosur mbrëmjen e djeshme në një atentat ku u vra bashkëshorti i saj Everest Çaka në qytetin e Elbasanit. Ajo u shpreh se fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident e më vonë kuptoi se gjithçka ishte rreng nga ana e vrasësve. “Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri . Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi…
Me rastin e festës së Fitër Bajramit kreu i Bashkësisë Fetare Islame në republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaqir fetahu ka theksuar rëndësinë e kësaj feste duke nënvizuar se bëhet fjalë për një simbol të kryerjes së amanetit të besuar nga Zoti. – Advertisements – “Ky Ramazan i bekuar, ishte bashkë me ne në momentet më të vështira që solli sëmundja e rrezikshme Covid-19 dhe bashkëjetoi me ne gjatë tërë ditëve të agjërimit. Kjo bëri që të jetë një vlerë edhe më e madhe për besimtarin, sepse ne bëmë një luftë të dyfishtë, ajo kundër shejtanit të mallkuar dhe tjetra…
Një qytetar kërcënon se do të hidhet nga lartësia. Ngjarja po zhvillohet në qendër të Tiranës, pranë Muzeut Kombëtar, ky personi në fjalë ka hipur në një ndërtesë të lartë dhe kërcënon të hidhet. Personi deklaron se do të hidhet se nuk i është firmosur një kontratë pune, megjithëse janë ende të paqarta motivet e sakta që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë. Informacion paraprakRreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi. Menjeherë në…
Sot, në vizitë punë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë Petro Sijarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë. Në kuadër të vizitës një-ditore, Ministri Sijarto, do të dorëzojë donacion të vaksinave të destinuara për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. – Advertisements – Në aeroport, ministri i jashtëm hungarez do të pritet nga ministri i jashtëm, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona për veprën penale “Kallëzimi i rremë”. Bëhet fjalë për të vetëplagosurin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë dhe shoku i tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec. Shtetasit e mësipërm,…
I dërguari posaçëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, Vlado Buçkovski në një intervistë për BNT tha se ai e kupton pse brezi i tij po i ndjek emocionalisht bisedimet me Bullgarinë, duke pasur parasysh ngjarjet e Luftës së II Botërore dhe marrëdhëniet me Jugosllavinë, transmeton Alsat. Sipas Buçkovskit, kjo mund të shihet në infrastrukturën midis dy vendeve. – Advertisements – Sipas tij, pozicionet tona janë të qarta dhe kjo është se duhet gjetur një emërues i përbashkët dhe kështu të hapë rrugën për brezat e ardhshëm. Zgjidhja, sipas Buçkovskit, është në përputhje me…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona, ndërsa janë sekuestruar 900 gramë lëndë narkotike kokainë. Në njoftimin për media bëhet e ditur se policia ka shkuar në zonën e Plazhit në Durrës, pas një informacioni që kishin marrë se një 55-vjeçar me mjetin e tij taksi, së bashku me pasagjerin 52-vjeçar, kishin shkuar për të blerë një sasi lënde narkotike tek dy shtetas të tjerë. Në momentin e konstatimit dhe të ndërhyrjes së Policisë dy të rinjtë, të cilët posedonin lëndën narkotike, ndodheshin në një lokal në zonën e plazhit dhe sapo kanë vënë re prezencën e Policisë…
Orë policore sot nuk do të ketë për shkak të Fitër Bajramit, ndërsa prej nesër do të shkurtohet dhe do të zgjasë nga mesnate deri në orën 4 në mëngjes. Qeveria dje i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe i lehtësoi masat kufizuese deri më 18 maj. – Advertisements –
Ne nuk do të jemi në gjendje ta zgjidhim problemin me Bullgarinë deri në fund të këtij viti, thotë analisti politik, Petar Arsovski në emisionin “200” në Alsat. Siç thotë ai, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të ndajmë problemin dypalësh me Bullgarinë që nga fillimi i negociatave me Bashkimin, duke ndjekur shembullin e Sllovenisë dhe Kroacisë. – Advertisements – Kjo do të varet kryesisht nga qëndrimi i 26 vendeve të tjera anëtare dhe Shteteve të Bashkuara ndaj një shteti anëtar që parandalon konferencën e parë ndërqeveritare. Këtu nuk mund të bëjmë shumë, mund t’i përsërisim qëndrimet tona.…
Gjendet një automjet i djegur pak minuta pas vrasjes së 41-vjeçarit Everest Çaka në Elbasan. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se makina është gjetur duke u djegur në Kavajë. Bëhet fjalë për një automjet tip “Benz” që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.
Analisti politik Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit në mesin e popullatës së vendeve në rajon që aspirojnë anëtarësimin në BE. Siç thotë ai në emisionin “200” në Alsat, një tendencë e tillë do të vazhdojë derisa BE të dërgojë sinjal të qartë kur mund të pritet mbështetja për anëtarësimin e barabartë. – Advertisements – Euroscepticizmi do të rritet gjegjësisht mbështetja për BE do të ulet derisa Evropa të dalë me narrativë të qartë kur ky rajon mund të presë mbështetje prej tyre për anëtarësim të plotë. Nëse kjo anëtarësi e plotë duhet të ripërcaktohet në ndonjë pako, kjo kërkon…

