Author: almakos

Pavarësisht deklarimeve që Marius Dema i tha hetuesve se pistoleta me të cilën qëlloi aksidentalisht për vdekje shokun e tij Mehmet Qemën nuk ishte e tij, veprimet e kryera nga policia faktojnë të kundërtën. Arma e përdorur në ngjarje ishte e 28-vjeçarit Dema dhe se prej gati një viti e mbante pa leje. Kjo gjë është faktuar edhe nga dëshmia e personave të tjerë të arrestuar me akuzën e moskallëzimit të krimit e që ishin dëshmitarë okularë në tavolinën ku 6 shokët qëndronin të ulur. Pasi u vetëdorëzuan në polici një ditë pas vrasjes, ata deklaruan se ngjarja ndodhi nga…

Lexo më Shumë

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë kanë shënuar sërish rënie në këto 24 orë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar 42 raste pozitive, ndërsa kanë humbur jetën 3 të infektuar. Sipas MSH, “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake…

Lexo më Shumë

Erjon Skëndaj Pas infektimit me Covid-19, pjesa më e madhe e pacientëve të prekur ankohen se kanë humbur shijen dhe nuhatje, simptoma këto që iu faturuan virusit, që në fillim të pandemisë. Sipas ekspertëve, dy simptomat më të dukshme lidhen direkt me prekjen nga virusi të sistemit qendror nervor, me një shtrirje në kohë që shkon nga disa javë në 6 muaj, por ka edhe raste të studiuara, ku pacientë të shëruar nuk i janë rikthyer normalitetit edhe një vit pas infektimit. Doktor Altin Kuqo, mjek neurolog në QSUT, thotë se dy simptomat, për të cilat ankohen më shumë qytetarët,…

Lexo më Shumë

Pandemia e Covid-19, një vit pas fillimit të saj, ka dhënë pasoja fatale në rritjen e vdekshmërisë shtesë në vend. Të dhënat e publikuara sot nga INSTAT bëjnë të ditur se nga prilli 2020 deri në mars 2021, u shënuan rreth 9,300 vdekje shtesë në krahasim me periudhat përkatëse të vitit të mëparshëm, kur virusi nuk ishte i pranishëm. Gjatë kësaj periudhe 12 mujore (prill 2020-mars 2021) kanë humbur jetën rreth 31 mijë persona, nga 21.8 mijë persona në prill 2019-mars 2020, me një rritje prej rreth 42.7%. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2021 janë shënuar gjithsej rreth…

Lexo më Shumë

Inspektorati shtetëror i tregut tre javë pa drejtor. Qeveria edhe në seancën e djeshme nuk e emëroi zëvendësin e Stojko Paunovskit, i cili u shkarkua pas reagimeve në opinion. Që të përzgjidhet drejtori i ri i Inspektoratit, leje duhet të japë personalisht kryeministri Zaev. – Advertisements – “Do të emërohet kur qeveria do të vendosë, besoj do të kthehet kryeministri nga turneu evropian dhe do të zgjidhet drejtori në njërën nga seancat e ardhshme qeveritare- deklaroi Lupço Nikollovski- zv- kryeministër i resurseve njerëzore. Vetëm një javë më parë, i pyetur nga Alsat, Nikollovski tha se priste që drejtori të emërohej…

Lexo më Shumë

Kosova ka regjistruar 113 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Një rritje shifrash ka shënuar tashmë Kosova, teksa viktimat u regjistruar 2 në Prishtinë dhe nga 1 në Kaçanik e Mitrovicë. Po ashtu janë 316 të shëruar së fundmi. NJOFTIMI NGA IKSHPK 316 TË SHËRUAR DHE 113 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në…

Lexo më Shumë

Analisti Artur Zheji dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala, të ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” kanë diskutuar në lidhje me vrasjet mafioze të fundit të ndodhura në vend. Zheji theksoi se ngjarjet e rënda janë një luftë bandash e radikalizuar pas zgjedhjeve. Lala vlerësoi se pas fushatës zgjedhore, policia ka ulur vigjilencën, sepse ka pasur shumë angazhime të tjera. Artur Zheji: Ne jemi duke përjetuar serial kriminal. Dikur thoshim Siçili, tani është transferuar në Shqipëri. Në dinamikën e ngjarjes shihet se policia nuk ekziston. Këtu ka banda e vrasës me pagesë, që mesa duket pas fitores…

Lexo më Shumë

Hakmarrje politike është motivi për arrestimin brutal të Lube Boshkovskit 10 vjet më parë. Ky është konkluzioni i Prokurorisë në fjalët përfundimtare për rastin “Tortura”. Kryetari i partisë “Të bashkuar për Maqedoni” u arrestua një ditë pas fitores së VMRO DPMNE-së në zgjedhjet e 6 qershorit të vitit 2011. Boshkoski u rrëzua në tokë me fytyrën të kthyer drejt një tualeti derisa televizionet incizonin. Prokurori theksoi se ka arsye pse incizimi i policisë nga arrestimi është prerë kurse disa prej njerëzve kanë fytyra të turbullta. – Advertisements – Përgjigja e saktë për këtë pyetje gjendet në incizimin audio të bisedës…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Infermierëve, ka falenderuar infermierët dhe vaksinatorët, duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për punën e palodhur në këto muaj të pandemisë. “Angazhimi juaj në këtë fushatë të vaksinimit masiv, përpos gjithë punës që ju bëni në qendrat shëndetësore, është me të vërtetë një punë e madhe, e rëndësishme në dobi të shëndetit të popullatës. Ndaj unë sot kam kënaqësinë të jem këtu mes jush dhe nëpërmjet jush, dua të falenderoj të gjithë vaksinatorët tanë, kudo në sistemin tonë shëndetësor, në qendra shëndetësore, në pikat e vaksinimit të përqendruar për…

Lexo më Shumë

“Për vota e bëjnë, për vota, për vota, për tjetër gjë për çka kanë me e bërë. Kanë dalë ata që të tregohen se ja gjoja ne. Derisa sa të ulen atje ku e kanë vendin, si të ulen e harrojnë popullin” – Advertisements – Kështu qytetarët e komentojnë veprimin e zv.kryeministrit Artan Grubi i cili një natë më parë u erdhi në përforcim punëtorëve të ndërmarrjes komunale për higjienë për të pastruar rrugët e Çarshisë së Shkupit. Qytetarët e vlerësojnë populist këtë veprim i cili sipas tyre bëhet sa për të fituar pikë politike në kohën kur pritet të…

Lexo më Shumë

Një 27-vjeçare ka tentuar të vrasë veten në Himarë, pasi ka pirë fostoksinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se sot, rreth orës 11:00, në spitalin e Himarës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja me inicialet K. L. Mësohet se aktualisht e reja ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Kreu i Komuniteti Mysliman, Bujar Spahiu ka uruar përmes një mesazhi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Spahiu shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit, ndërsa solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit. Mesazhi i plotë: Të dashur besimtarë myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni, më lejoni t’ju uroj nga zemra gëzuar Fitër Bajramin. Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput…

Lexo më Shumë