Vendi po vazhdon të përballet me zjarre, ndërsa temperaturat e larta po sfidojnë edhe më shumë isntitucionet. Qendra e Menaxhimit me Kriza ka informuar se në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat dy janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm kryetari i komunës së Kriva Palankës, Sashko Mitovski, alarmoi për situatën me zjarrin afër komunës. Përmes një video-mesazhi në Facebook njoftoi se deponia e mbeturinave komunale që ndodhet në afërsi të komunës po digjet për më shumë se 15 orë.
Sashko Mitovski, kryetar i Kriva Pallankës
“Gjatë natës, pra për më shumë se pesëmbëdhjetë orë jemi këtu, shërbimi i zjarrfikësve nga Kriva Palanka, punonjës të ndërmarrjes publike ‘Komunalec’, na erdhën në ndihmë nga komuna jonë fqinje e Rankovcës, dhe disa kompani gjithashtu iu bashkuan aksionit me iniciativën e tyre. Ajo që mund të them është se zjarri është i madh dhe në shkallë më serioze, dhe përveç shuarjes së tij me ujë, nevojitet edhe një sasi më e madhe e materialit prej dheu.”
Ndërkohë, përshkak të paralajëmrimit të meteorologëve për rritje të temperaturave drejtori i Qendrës së Menaxhimit me Kriza Muhamed Ali bëri apel për kujdes sepse siç tha në këtë mot të nxehtë mund të ketë rritje të rrezikut për shfaqjen dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve në hapësira të hapura dhe të zjarreve pyjore me intensitet shumë të lartë.
Muhamed Ali, drejtor I Qendrës së Menaxhimit me Kriza
“Në kushtet e temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret, u bëj apel qytetarëve për kujdes të veçantë dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë. Çdo pakujdesi mund të shkaktojë zjarr, i cili në këto kushte atmosferike mund të përhapet shumë shpejt dhe të përfshijë sipërfaqe të mëdha”.
Qendra për Menaxhim me Kriza shtoi ai vazhdon monitorimin e vazhdueshëm të situatës, si dhe informimin në kohë dhe koordinimin e institucioneve kompetente
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperature ditore në disa vende do të arrij në 40 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e larta shtuan ata, do të vazhdojnë edhe gjatë natës.
Emine Ismaili /SHENJA/
MARKETING


