Deputetja e zgjedhur e PS, mjekja e njohur Najada Çomo ka qenë sot në emisionin “Frontline” në News24 ku ka rrëfyer shumëçka që nga kandidimi i saj deri tek zgjedhjet apo dhe situata e COVID-19. Çomo, e cila e renditur e dyta në listën e PS në Tiranë mori 1583 vota ka treguar për herë të parë se nuk e ka votuar veten e saj. Ajo tha se ka votuar vetëm për numrin 12, subjektin PS, pasi sipas saj fitorja e PS ishte dhe fitore për të. Çomo deklaroi se do të jetë një zë në parlament në mbrojtje të…
Author: almakos
Deputetja e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, Najada Çomo, në një intervistë në emisionin “Frontline” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se Shqipëria po hyn në një zonë jeshile tashmë. Çomo thekson se këtë vit vendi ynë mund të presë turistë, duke shtuar se situata nga Covid do të përmirësohet nga qershori dhe më tej. “Kemi nga janari që kemi filluar vaksinimin. Ne lancojmë përditë numrin e të vaksinuarve, të të infektuarve dhe fataliteteve. Do jemi një vend, s’po them free, por do jemi vend që do kemi situatë mjaft të mire nga Covid në qershor e më…
Që nga nesër, pika kufitare me Greqinë, Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët tanë për të kaluar në shtetin fqinj Greqi, njoftoi kryeministri Zaev nga Athina, pas një takimi që pati me kryeministrin grek Cipras.Kryeministri Zoran Zaev njoftimin e bëri në profilin e tij në Facebook duke shkruar se nga nesër Greqia do të hapë pikën kufitare Evzoni për hyrjen e qytetarëve tanë atje.Siç thuhet në postimin e kryeministri, për të hyrë në në Greqi është e domosdoshme një certifikatë vaksinimi, një test negativ PCR ose një test antitrupthash. – Advertisements –
Valentina Leskaj, ish-nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale në vitin 2002 në qeverinë Nano, deputete e disa legjislaturave, vjen me librin e saj “Politika si ide”, i cili i ndërtuar në formën e një interviste me studiuesen Alda Bardhyli, shpërfaq konceptet dhe idetë e saj për politikën si një mision qytetar, pas një përvoje të gjatë. Pas një përvoje të gjatë në shoqërinë civile, thuajse 12-vjeçare, e zgjedhur madje edhe si presidente e Forumit të Organizatave Joqeveritare, në vitin 2002 ishte kryetar i Partisë Socialiste Fatos Nano, i cili e ftoi që të bëhej pjesë…
KOSOVA Kosova ka regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Po ashtu 103 raste të reja janë shënuar së fundmi, shifër më e ulët se ditën e djeshme. Viktima e vetme u shënua në Prizren, teksa lajmi i mirë është se 248 pacientë arritën të fitojnë betejën me COVID-19. NJOFTIMI NGA IKSHPK 248 TË SHËRUAR DHE 103 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.100 mostra të marra nga ShSKUK…
KLSH ka kallëzuar në prokurori 7 funksionarë në Shkodër dhe Sarandë për shpërdorim detyre. Katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve në rajonin e Shkodrës janë konstatuar se kanë bërë një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore. Ndërsa tre ish funksionarë të Kadastrës së Sarandës kanë kryer regjistrime të pronave në mungesë të titujve të pronësisë, gjë që ka sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit. Njoftimi i plotë: Në kuadër të angazhimit për të luftuar pa kompromis veprimet abuzive dhe…
Në studion e emisionit “Me Zemër tē Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e dhunës ndaj një 30-vjeçareje dhe të birit të saj 11-vjeç. Jeta e saj është e mbushur plot dhimbje e vuajtje. Ishte viti 2000 kur asaj iu propozua një djal me fizikun e gjatë, i pashëm që e lëkundi dhe e detyroi të thoshte po! Ishte bashkëshorti i motrës njeriu që e prezantoi me bashkëshortin e saj. Vetëm 19 vjeç dhe nisi jetën familjare, duhej të përkushtohej dhe shumë shpejt të bëhej nënë e një fëmije që sot është vetëm 11-vjeç dhe ka përjetuar torturat…
Policia është duke punuar për zbardhjen e motivit nga përleshja e armatosur mbrëmjen e kaluar në Butel të Shkupit, ku mbeti i vrarë 43-vjeçari Kamber Idrizi ndërsa lëndime të rënda mori shoqëruesi i tij 24 vjeç. Burime nga MPB-ja thonë se po punohet në disa pista hetimi, por më e besueshme është ajo që lidhet me përleshjen e armatosur dy vite më parë në një hotel të njohur në Shkup. Policia nuk jep informacione se çfarë i parapriu ngjarjes tragjike. – Advertisements – MPB “Disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ndodhej K.I i cili…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2 598 teste të kryera janë regjistruar 123 raste të reja me Covid-19, përqindja e infektimeve kundrejt testimeve është 4.7%. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar plot 3 803 pacientë, si asnjëherë më parë transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur akoma 17 pacientë. Aktualisht në vendin tonë janë 6 257raste aktive me virusin korona, më ulëti prej disa muajsh, që kur filloj vala e tretë e koronavirusit në vendin tonë. – Advertisements –
Vaksinat kanë treguar se zvogëlojnë rrezikun e COVID-19, duke eliminuar kështu mundësinë e shtrimit në spital ose vdekjen. Por çfarë tregojnë provat shkencore për efektivitetin e tyre në zvogëlimin e transmetimit të virusit? Të dhënat e hulumtimit, si dhe të dhënat nga vaksinimi i popullatës së përgjithshme kanë konfirmuar mbrojtjen e lartë nga vaksinat kundër sëmundjeve serioze dhe rrezikun e vdekjes nga COVID-19. Jennifer Juno dhe Adam Wheatley, studiues në Institutin e Sëmundjeve Infektive dhe Imunitetit Peter Doherty dhe Departamenti i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë, Universiteti i Melburnit thanë se Sinovac siguronte 50% mbrojtje ndërsa Pfizer 95% . Sidoqoftë, lind pyetja…
Sipas një studimi, të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të lehta anësore pas përzierjes së dozave të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanive AstraZeneca dhe Pfizer. Ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh janë raportuar më shpesh kur vaksinat e ndryshme janë kombinuar. Reaksionet e rënda kanë qenë shumë të shkurtra. “Gjetjet janë intriguese dhe jo diçka që kemi qenë duke pritur”, ka thënë profesori Matthew Snape nga Grupi për Vaksina, raporton BBC. Studimi filloi në muajin shkurt për të parë nëse doza e dytë, e marrë nga një prodhues tjetër nga ajo e para, mund të ofrojë imunitet afatgjatë,…
Personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit është 43-vjeçari Kamer Idrizi, një emër i njohur për policinë si person me precedentë të mëparshëm penalë. Kameri ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra. – Advertisements – Në makinë me të ka qenë edhe nipi i tij 22-vjecar i cili ka marrë 6 plumba. Ai është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve Bosnja Herecegovina. Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit janë shtënë më shumë se…

