Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministria e Jashtme e këtij shteti, ka thënë se pozicionin kundër ecjes së lirë në Schengehn, e mbajnë pasi që vendin tonë e konsiderojmë me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar. “Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat. Gjatë diskutimit të fundit për…
Author: almakos
Për ish-zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Vasko Naumovski, është shumë optimiste të presësh që vendi të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në deri në fund të këtij viti. Siç vlerësoi ai në emisionin “360 Gradë” në Alsat, prioritet i BE-së në këtë periudhë nuk është zgjerimi. – Advertisements – Në qoftë se nuk ka një pozicion të njëjtë të të gjitha vendeve anëtare, nuk mund të presim ndonjë hap përpara. Dhe, siç shohim në thelb, nga ajo që u përmend nga Komisioneri, që aktualisht ne kemi një situatë ku shumica e vendeve janë në favor për fillimin e negociatave, por…
Detaje të tjera zbulohen nga operacioni antidrogë në Tiranë, ku u arrestuan tre persona, mes tyre një efektiv i forcave RENEA. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se arrestimi i tre personave Xhuljo Liçi, 28 vjeç (efektivi) nga Fieri, Ded Nimani, 62 vjeç (nga Puka, me banim në Tiranë) dhe Luan Gaçi, 43 vjeç nga Vora është kryer në flagrancë, në kohën që po merrej droga. Operacioni është zhvilluar paraditen e sotme rreth orës 11:12 në aksin rrugor Durrës-Tiranë, rruga e vjetër e Ndroqit, në një bar kafe. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë konstatuar të parkuar një…
Personi që shihni në foton është efektivi i forcave speciale RENEA, Xhulio Liçi, i cili u arrestua sot pasi u kap me 1 kg kokainë. Fotoja është siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Dorjana Bezat. Siç shihet edhe nga fotoja, duket se efektivi është në një palestër duke u stërvitur. Policia ka zhvilluar hetime prej disa javësh deri në operacionin e sotëm që çoi në sekuestrimin e 1 kg kokainë dhe arrestimin nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Zbulohet identiteti i efektivit të RENEA-s i arrestuar sot pas një operacioni antidroge në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se efektivi i arrestuar është Xhulio Liçi, i cili kishte rolin e transportuesit. Policia ka zhvilluar hetime prej disa javësh deri në operacionin e sotëm që çoi në sekuestrimin e 1 kg kokainë dhe arrestimin nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Ish-drejtuesi politik i LSI-së në qarkun e Beratit, Ardit Çela, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se qytetarët do të dëgjojnë çudira për parregullësitë në zgjedhje. “Do dëgjoni çudira. Ka pasur parregullësi të jashtëzakonshme në zgjedhje. Ka probleme me votimin në qarkun e Beratit, disa QV të pavlefshme. Ne kemi kërkesën se ka parregullësi në zgjedhje dhe kemi kërkesën gjithashtu edhe për rezultatin final. Janë konstatuar shumë probleme si blerja e votës, deri te rastet konkrete për parregullësi në qarkun Berat. Mund të ndodhë edhe që pajisja elektronike të mos punojë. Mungon edhe nënshkrimi manual në…
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti sot me vendosmëri se opozita nuk do të njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, sepse ato ishin një masakër elektorale nga ana e socialistëve. Zoti Basha tha se socialistët vodhën, blenë dhe manipuluan vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë, duke sjellë një degjenerim të thellë të institucioneve demokratike dhe jetës politike. KQZ vazhdon të shqyrtojë ankesat e partive të opozitës për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa socialistët po shfaqen në takime pune, duke thënë se për ta fitorja e mandatit të tretë është temë e mbyllur. Edhe nga Fieri,…
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë në një reagim ka deklaruar se shteti britanik mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të KFOR-it në Kosovë. Ambasada thekson se Britania e Madhe është një mbështetëse e vjetër e mandatit të KFOR-it për ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë. “Britania e Madhe mbetet e përkushtuar ndaj KFOR-it dhe kontributi ynë është rritur vitin e fundit. Rishikimi ynë i integruar i politikës së jashtme thekson angazhimin e qartë për siguri evropiane. Ne mbetemi mbështetës mandatit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë në Kosovë”,…
Greqia ka shtyrë masat me Shqipërinë, për shkak të koronavirusit, deri më datë 24 maj. Mësohet se pika kufitare e Kapshticës nuk ka për të qenë e hapur, pasi nuk lejohet hyrja, për arsye madhore. Ndërsa, pika kufitare e Kakavijës do do të qëndrojë hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Për 400 persona lejohet kalimi në Kakavijë. Sipas rregullit, në Kakavijë, lejohet kalimi për shtetas grekë ose me leje qëndrimi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit. NJOFTIMI I SPAKProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, në ngarkim të të hetuarit E. P. (aktualisht nën masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale), i dyshuar për kryerjen e veprave të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (më shumë se një rast) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,…
Zbardhen detaje të rënda nga aksidenti tragjik i ndodhur pak më parë në Kolonjë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë përmbys në një kanal. Gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para nga aksidenti i rëndë, ku shihet makina e përmbysur në kanal, me dyert e hapura. Ndërkohë, viktima kanë mbetur babë e bijë, që po udhëtonin në mjet.

