Author: almakos

Përderisa kohë më parë autoritetet në Shkup nuk e kishin problem që Maqedonia e Veriut të nis negociatat me BE-në pa Shqipërinë, tani kur shtohen zëra në Union që negociatat duhet të fillojnë vetëm me Tiranën zyrtare, krerët shtetërorë njëzëri shprehen se ndarja nuk është në të mirë të rajonit. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thekson se vendi nuk dëshiron ta pengojë Shqipërinë në procesin e saj integrues, por nëse të dy vendet do të ecnin së bashku do të ishin më të fuqishme. Negociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi në konferencën e përbashkët me Osmanin në Shkup, iu…

Lexo më Shumë

Një 51-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi me iniciale A.H teksa ka qenë duke drejtuar motorin e tij te Kthesa e Patokut është larguar pas thirrjes së policisë. Pas testit, 51-vjeçari ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur. Njoftimi i policisë: Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 51 vjeç, banues…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës po zhvillon këtë mesditë një opercaion në rrugën “5 Maji”, në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se kontrollohet e policisë janë në vijim të hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit Marjus Qema. Siç raporton gazetarja Bezat, policia po kontrollon disa magazina të marra me qera nga shtetasi K. Gj., pasi dyshohet se aty zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të monedhave elektronike. Aktualisht, policia sapo ka shpërthyer derën e një magazine dhe është futur brenda, ku nga të dhënat e para, raportohet se ka gjetur dhe sekuestruar një karikator…

Lexo më Shumë

Enrik Mehmeti Mblidhet në Vlorë task-forca e turizmit në prag të sezonit turistik 2021, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve, të cilat kanë rol kryesor në angazhimin në sezonin turistik. Mbledhja e task-forcës u drejtua nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili për përfaqësuesit e institucioneve ndau dy detyrat kryesore për ta, porosi nga kryeministri Edi Rama, si dhe ministritë e linjës. Këto detyra kanë të bëjnë me stacionet e plazheve dhe pastërtinë e tyre. Në fjalën e tij, prefekti Mamaj ju la gjithashtu detyrë institucioneve, që duke filluar nga java e ardhshme çdo institucion i angazhuar…

Lexo më Shumë

Gjaët 24 orëve të fundit (12/13.05.2021) në territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 434 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga ky dikaster në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Një mot i pazakontë ka përfshirë mbrëmjen e kaluar qytetin e Shkodrës, teksa vendi po pret stinën e verës. Siç shihet nga pamjet që sjell në redaksinë e “BalkanWeb” gazetari Senad Nikshiqi, qyteti verior është përfshirë nga reshje të dendura shiu, shoqëruar me breshër e shtrëngata, të cilat kanë zbardhur vendin në muajin maj. Reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme Ministria për Punë të Brendshme, Sektori për Punë të Brendshme-Shkup ka zhvilluar një kontroll ndaj motoçiklistëve, me çrrastë janë sanksionuar 47 motoçiklistë, prej tyre 16 nuk kanë shfrytëzuar pajisje mbrojtëse, helmetë. Katër për shkak se nuk kanë poseduar patentë shoferi, 2 motoçikleta janë konfiskuar për shkak të zhurmës, ndërkohë që janë shqiptuar edhe dënime të tjera. – Advertisements – Nga MPB-ja njoftojnë se aktivitete e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave në trafik, gjq që do të kontribuonte për siguri edhe më të madhe.

Lexo më Shumë

Sipas raportit të publikuar dje nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) për 24 orët e fundit, janë regjistruar 3803 pacientë të shëruar. Ky është numri më i madh i pacientëve të shëruar të regjistruar nga Kovid-19 për një ditë deri më tani. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 123 raste të reja me Kovid-19 dhe 17 të vdekur. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ se nuk ka besim tek vendimi i gjykatave sa i takon padive të PD-së, e cila pretendon se zgjedhjet e 25 prillit u vodhën. Sipas Gjekmarkajt, PD po përgatit dosjen për të bindur opinionin publik dhe ndërkombëtar, për çështjen se si janë manipuluar zgjedhjet. “Nuk kam besim tek gjykatat. Ato do veprojnë të gjitha kundër opozitës. Shoh se si në mënyrë të turpshme përdridhen disa dhe i bashkohen fitimtarit. Unë druaj shumë se nëse nuk ka rezistencë, jo thjesht asaj në formën klasike, këtu do të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Informacionit në “News 24”, Robert Rakipllari, i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se nuk beson se KAS do të marrë vendim për përsëritjen e zgjedhjeve. Rakipllari tha se Partia Demokratike e ka të vështirë që të faktojë këto manipulimet që pretendon për vjedhje të votave në 25 prill. Pyetjes nëse ishin këto zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rakipllari tha se ‘jo’, duke parashtruar disa arsyeje sipas tij. “Është komplekse për t’i bërë analize procesit. Dita e zgjedhjeve, votimi, numërimi kanë qenë në proces korrekt. Përgjithësisht në Shqipëri, pjesa e procesit të ditës së votimit, apo numërimit,…

Lexo më Shumë

Teologu Islam Islami, duke folur për rendësin e Muajit të Ramazanit, tha se e veçanta e këtij muaji, përveç agjërimit, është edhe çështja e humanizmit.  Ai tha se vetëm agjëruesi që është agjërueshëm e kupton dhe mendon edhe atë që nuk ka për të shtruar iftar në mbrëmje. Islami theksoi se besimtari mysliman nuk guxon të ketë të hajë dhe të pijë, ndërsa komshiu i tij të mos ketë asgjë për iftar. – Advertisements – Ky muaj dallohet edhe më çështjen e humanizmit. Vetëm agjëruesi që është agjërueshëm e mendon edhe atë që nuk ka për të shtruar iftar, sepse…

Lexo më Shumë