Kryeministri Zoran Zaev derisa ka komentuar vendimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski që mos të nënshkruaj Dekretin për Ligjin për ndërtimet ilegale theksoi se procedura parashikon që ligji në fjalë sërish të kthehet në Kuvend dhe të merren parasysh të gjitha çështjet që i theksoi presidenti Pendarovski, ndërkohë që ka premtuar se do të jetë hera e fundit që miratohet ligji për të legalizuar ndërtimet ilegale.“Me këtë do t’i jepet fund ndërtimeve ilegale dhe do të vendoset rend në shtet”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër. – Advertisements –
Author: almakos
Në cilësinë e dëshmitarëve të ngjarjes, grupi hetimor i cili po heton zbardhjen e vrasjes në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur mrbrëmjen e së hënës, ka marrë edhe dëshminë e një pronari servisi për makina i cili ndodhet pranë vendngjarjes. Në dosjen e siguruar që prokuroria ka dorëzuar në gjykatë për të arrestuarit, siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, ai ka rrëfyer para grupit të hetuesve se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e kishte marrë në telefon dhe i thotë ‘plasi arma te shtëpia e bardhë’. “Ai vetë ka deklaruar se nuk…
A115.05.2021 328 Less than a minute Para ministrisë së Arsimit ka filluar protesta e prindërve të cilët kundërshtojnë propozim ligjin përmes të cilit parashikohet digjitalizimi i librave shkollorë. – Advertisements – A115.05.2021 328 Less than a minute
Gjykata e Tiranës do të zhvilloj sot seancën për masën e sigurisë për personat e ndaluar për vrasjen e Mehmet Qemes. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për Marjus Demën, autorin e vrasjes si dhe ‘arrest shtëpie’ për katër personat e tjere te akuzuar per moskallzim krimi. Konkretisht bëhet fjalë për Frenkli Myftarin, Xhuliano Koçin, Erlin Peka dhe Blerim Hotin. Për dy shtetas të tjerë, Eder Metra dhe Marjus Halili, është kërkuar ‘detyrim paraqitje’, të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Ndërsa për autorin, Marjus Dema është ngritur akuza e ‘vrasjes me dashje’…
Gjatë ditës së djeshme (14.05.2021) në Gazi Babë të Shkupit zyrtarët policor nga njësiti për tregti të paligjshme të drogës kanë privuar nga liria 32 vjeçarin B.I. nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësirave tjera ndihmëse të kryera me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një matëse. – Advertisements – B.I. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Ivi Kaso e ka quajtur të paligjshëm vendimin e KAS për të pranuar si prova vetëm disa nga materialet e dorëzuara nga ky subjekt politik. Në një deklaratë për mediat, juristi i PD-së tha se KAS e ka detyrim ligjor që t’i vërë në dispozicion palëve garuese në zgjedhje prova që ata vetë nuk kanë mundur t’i sigurojnë. Sipas tij, përderis këto prova nuk disponohen, procesi zgjedhor nuk do të jetë i plotë. Ai theksoi se të gjithë zgjedhësit duhet ta marrin vesh se çfarë ka ndodhur jo vetëm në zgjedhjet e 25 prillit, por edhe gjatë gjithë procesit zgjedhor.…
Procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë kanë përfunduar tërësisht. Mësohet se kjo marrëveshje, do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021, koha e përcaktuar me ligj pas publikimit në fletoren zyrtare. Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali. Ndërsa më datë 17 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian…
Një 21-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar nga policia, pasi u kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin S.I., 21 vjeç. I riu u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të…
Edhe pse ishte nisur për një bashkëpunim afatgjatë, Lëvizja Vetëvendosje si e para dhe LDK si e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, nuk zgjati as dy muaj. Madje, Qeveria e parë e Albin Kurtit, nuk zgjati më shumë se 52 ditë, kur mocion ngriti partneri i saj LDK-ja, duke nominuar Avdullah Hotin në vend të Kurtit, raporton RTV Dukagjini. Për gjatë këtyre 52 ditëve te reja, Albin Kurti mblodhi kabinetin e tij qeverisës plotë 11 herë dhe në mbledhjen e fundit, votoi programin qeverisës. Si prioritet të parë, qeveria Kurti e renditi menaxhimin e pandemisë, por…
Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-covid. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun përmes një mesazhi në ‘Facebook’, teksa shkruan: “Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19, teksa vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin”, shkruan Manastirliu.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 13ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 22°C. Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Miratimi i Deklaratave nga Parlamenti Bullgar ndalon të bëhen lëshime ndaj Maqedonisë nga çdo qeveri e ardhshme në Sofje, tha ish zëvendëskryeministri për çështje evropiane Vasko Naumovski. Në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Naumovski vlerëson se problemi me Bullgarinë ka filluar t’i ngjajë situatës që kemi pasur me fqinjin tonë jugor për vite me rradhë. – Advertisements – Të gjitha partitë politike kanë rënë dakord për një pozicion të ashpër dhe askush nuk ka guxim dhe legjitimitet të heqë dorë nga ai pozicion në periudhën që do të vijë … pas zgjedhjeve të 11 korrikut unë mendoj se parlamenti do…

