Qeveria nuk zbulon nëse shteti do të merret vesh me Kërsto Mukoskin, pasi ai e paditi në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg. Pasi ish-deputeti i VMRO-DPMNE, u amnistua në fund të vitit 2018, sepse ai hapi dyert e Kuvendit në 27 prill, dhe ndodhi dhuna, Mukoski tani kërkon që shteti t’i paguajë dëmshpërblim. Mukoski konsideron se ishte paraburgosur në mënyrë të paligjshme, sepse kishte imunitet deputeti. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se tani për tani procedura është sekrete. – Advertisements – “Çdo procedurë e tillë mund të përfundojë me një marrëveshje. Afatet përcaktohen nga gjykata”, njoftojnë nga…
Author: almakos
Terminë për vaksinim kanë marrë të gjithë qytetarët mbi 40 vjeç nga Shkupi, të cilët deri më 30 prill kanë aplikuar për vaksinim përmes faqes së internetit vakcinacija.mk, njofton Ministria e Shëndetësisë. Sipas autoriteteve shëndetësore në tre ditët e ardhshme edhe në qytetet e tjera të vendit, termin për vaksinim do të marrin qytetarët mbi moshën 40 vjeçe. Por, sipas ankesave të qytetarëve jo të gjithë kanë marrë terminët. – Advertisements – Qytetarët mbi 40 vjeç, të cilët janë paraqitur në faqen vakcinacija.mk dhe nuk kanë marrë SMS porosi për konfirmim të terminit, të paraqiten te mjekët e tyre amë…
Edhe pse zona e mbrojtur e rajonit të Ohrit u përjashtua nga Ligji për legalizimin e ndërtesave të paligjshme, zbatimi i saj përfundimtar do të jetë katastrofike për Ohrin, thonë nga nisma e qytetarëve “Zë për shpëtimin e Ohrit”. Ligjin e miratoi Kuvendi, por presidenti Pendarovski nuk e nënshkroi. Megjithatë, deputetët tani mund ta votojnë sërish, pas çka nga kreu i shtetit do të kërkohet ta miratojë të njëjtin. Në një situatë të tillë, sektori joqeveritar në Ohër informon se ka shumë ndërtesa të paligjshme të vendosura 50 metra larg liqenit që mund të legalizohen. – Advertisements – Në Ohër…
Një gazetare shqiptare, e cila udhëtonte nga Tirana drejt Italisë, përmes aeroportit të Malpensas, jo vetëm që është refuzuar të hyjë në shtetin italian nga policia kufitare, por është mbajtur e izoluar për 27 orë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 13 majit, vetëm dy ditë para se shteti fqinj të lehtësonte kriteret e hyrjes në Itali. “Udhëtoja bashkë me motrën dhe kushërirën dhe i kishim të gjitha dokumentet, konform rregulloreve për udhëtarët që hyjnë në Itali”, rrëfen gazetarja Suadela Balliu, e cila u mbajt e mbyllur në aeroportin e Milanos. Qëllimi i vizitës tre ditore në Itali, vijon gazetarja, ishte…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka njoftuar se termin për vaksinim kanë marrë të gjithë personat e moshës mbi 40 vjeç, të cilët deri më 30 prill kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb faqes “www.vakcinacija.mk” – Advertisements –
Në pranverën e 2021, çmimet e apartamenteve në Sarandë, Qerret dhe Gjirin e Lalëzit janë rritur mesatarisht me 20% krahasuar me vjet. Çmimet e larta kanë ulur kërkesën për prona në qytetin bregdetar të Sarandës. Qerreti është kthyer në destinacionin kryesor për shtetasit polakë, çekë, ata nga Kosova dhe emigrantë. Agjencitë imobiliare pohojnë bum kërkesash për prona me çmime ekonomike edhe për Golemin. Në këtë zonë, apartamentet po shiten me të njëjtat vlera si vitin e kaluar. Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka ndikuar dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet. Këtë vit, pas një…
Nga mesnata e deri në ora 04:00 të mëngjesit Ministria për Punë të Brendshme ka konstatuar 32 shkelje të orës policore. Ndërkohë nga po ky dikaster kanë regjistruar edhe 476 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. – Advertisements –
Efekivët e Policisë së Shtetit kanë ushtruar sërish kontrolle në rrugën ‘5 Maj”, aty ku u shënua vrasja e Mehmet Qemës gjashtë ditë më parë. Sipas Njoftimit të Polcisë mësohet se është vënë në pranga një 22-vjeçar i identifikuar si Kristjan Peçi dhe një faturues i energjisë elektrike, i identifikuar si Evis Zeneli. Mësohet se në banesën e marrë me qira nga Peçi janë gjetur disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Peçi është vënë në pranga, ndërsa për…
Gjatë ditës së djeshme (15.05.2021) nga ora 22:00 deri në ora 24:00 nga ana e zyrtarëve policorë dhe Inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut është kryer kontroll në më shumë objekte në Dibër. Gjatë kontrollit është konstatuar se në një objekt hotelierik në rrugën “8 Shtatori” në pronësi të 23 vjeçarit K.R. nga Dibra nuk janë respektuar masat preventive anti-Kovid. Për këtë shkak pronari i lokalit është arrestuar dhe objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit. – Advertisements –
Grabitësit si fillim lidhën bashkëshortin, të cilin e lanë të shtrirë në dysheme, dhe më pas gruan. Mediat greke raportojnë se burri u kishte treguar grabitësve se ku janë paratë dhe bizhuteritë, para se të humbte ndjenjat. Por dyshohet se Karolina, e ndjera, ka reaguar vazhdimisht dhe kjo ka bërë që grabitësit t’i fusin një rrobë në gojë që mos të bërtiste, dhe e kanë mbytur me duar. Mediat lokale raportojnë se gjatë grabitjes së një jave më parë, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjes së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që…
Stina e pranverës na ofron ndryshime të shpejta të situatës meteorologjike. Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për ti lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit. Ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve. Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre…
Moti do të jetë me diell dhe me me vranësira mesatare. Në rajonet perëndimore do të ketë kushte për shi afatshkurtër lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 18 deri në 27 gradë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.

