Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga kamioni në të cilin u kapën 400 kg kokainë e nisur nga Brazili. Ai shkruan se kompania që ka porositur mishin nga Brazili ndodhet në Lipjan, ndërkohë që oficerët e njësisë speciale të policisë së Kosovës dhe oficerët e antidrogës nga Tirana janë ende duke punuar për të peshuar dhe saktësuar sa është sasia e sekuestruar e kokainës. DEA amerikane sinjalizoi për 2 ton kokainë që kanë kaluar nga Porti i Durrësit, ndërsa deri tani flitet për një sasi prej 400 kg drogë. “Kur ke fat, ke fat… Në kohën dhe në vendin…
Author: almakos
“BalkanWeb” ka siguruar një dëshmi në lidhje me ngjarjen në Cakran të Fierit, ku pati një shkëmbim armësh mes policisë dhe një kultivuesi droge. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë folur për gazetarin Ervis Kuçi. Në dëshminë e tij, banori tha se ndiheshin të rrezikuar për jetën me këto ngjarje që ndodhin. “Nuk kam dëgjuar të shtëna se kam qenë më dhënë. Kur vijë, shoh policinë këtu dhe e mora vesh. Është gjetur vjet lëndë narkotike. Shumë të rrezikuar ndihemi, na është bërë që të ikim që këtu, se rrugë tjetër s’ka. Me frikë se ai të vret.…
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.333 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 25 raste positive. IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Istog 1 rast (65 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në…
Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ende nuk ka vendosur nëse do të japë mendim pozitiv në mënyrë që Sasho Mijallkov të mund të dalë nga Shutka apo do të japë mendim negativ dhe ai do të mbetet prapa grilave. Lënda sipas ankesës është në Gjykatën Penale dhe e presin Prokurorinë e Vilma Ruskovskës të vendosë nëse garancia prej mbi shtatë milion euro është e mjaftueshme. – Advertisements – Prokuroria e Krimit të Organizuar “Prokurori i lëndës përgatit mendim dhe ende nuk është prononcuar për propozimin e garancisë për të cilin po tregoni interes. Pas garancisë së propozuar, publiku…
Ka nisur me tensione dhe nën një atmosferë të elektrizuar takimi i nivelit të lartë të procesit të njohur si “Brdo-Brijuni”. Gazeta serbe “Vecernje Novosti“ raporton se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë, Shefik Gjaferoviç, kanë ‘sulmuar’ presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas burimeve të “Novostit”, përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht. Osmani dhe Gjaveroviç thuhet se i reaguan ashpër Vuçiçit, duke thënë se Beogradi po i risjell…
Përderisa autoritetet shëndetësore thonë se të gjithë të interesuarit për vaksinim mbi moshën 40 vjeçe kanë marrë terminë për pranimin e dozës së parë të vaksinës anti kovid, qytetarë të shumtë shprehin indinjatën se nuk kanë marrë një termin të tillë edhe pse janë paraqitur on-line gjatë muajit prill. Autoritetet thonë se do të gjejnë zgjidhje dhe se problemet teknike nuk duhet të zmbrapsin vullnetin e qytetarëve për vaksinim. Imunologu Petliçkovski bën thirrje që sa më shumë qytetarë të paraqiten. Deri tani janë mbi 350 mijë. – Advertisements – Qëllimi ynë është të arrijmë imunitetin kolektiv dhe në atë drejtim…
Rasti i çiftit që tashmë 3 vjet pret lejen e Ministrisë për të birësuar një fëmijë, për cilin Televizioni Alsat informoi një ditë më parë, nuk është i vetmi. Me pritje të gjatë për të marrë një fëmijë po përballen edhe aplikues të tjerë. Madje, një çift ka vendosur që të kërkojë ndihmë nga Komiteti i Helsinkit. Natasha Petkovska, nga Komiteti i Helsinkit thotë se Rregullorja që përcakton procedurën që duhet ndjekur për birësimin e një fëmije nuk është ndryshuar që në vitin 2012. – Advertisements – Kjo Rregullore parashikon që pasi të dhënat e aplikuesve janë vendosur në Regjistrin…
Ekspertët thonë se ata që marrin vaksinën e koronavirusit nuk duhet të vendosin alkool në trupin e tyre, pasi kjo mund të zvogëlojë përgjigjen e sistemit imunitar ndaj vaksinës. Alkooli ndryshon përbërjen e triliona mikroorganizmave që jetojnë në traktin tonë të zorrëve, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër viruseve dhe baktereve. Konsumi i alkoolit dëmton qelizat imune të gjakut, të njohura edhe si qeliza të bardha të gjakut. Dr. Ronx Ikharia dhe ekipi i tij kryen një eksperiment duke marrë mostra gjaku para dhe pas pirjes së alkoolit (tre gota verë). Prezantuesi i mirënjohur i serisë…
Nuk do të ketë rikonstruim të kabinetit Qeveritar. Kryeministri Zoran Zaev thotë se Qeveria është formuar vetëm 8 muaj më parë dhe puna e anëtarëve të Qeverisë akoma nuk është në stadin kur mund të konstatohet nëse ka nevojë ose jo për ndryshime kadrovike. – Advertisements – Nuk do të duhej. Ekzekutivi është zgjedhur nga Kuvendi dhe meritojnë shansin pasi ka vetëm 8 muaj që janë në ato pozita. Nuk duhet harruar se Qeveria u votua më 1 shtator dhe për momentin nuk ka diçka të tillë – tha Zoran Zaev, Kryeministër. Të njëjtin qëndrim ka edhe BDI nga ku…
Dy tonë e 200 kg kokainë janë sekuestruar sot në Kosovë, pas një super-aksioni të kryer në bashkëpunim mes forcave policore italiane, shqiptare e kosovare. Siç raporton gazetarja Klodiana Lala kamioni ka kaluar nga porti i Durrësit dhe kishte një ngarkesë bananesh. SPAK ishte sinjalizuar për ngarkesën e dyshimtë, që do të vinte nga Italia, dhe kishte mbajtur në vëzhgim kamionin prej 10 ditësh. Autoritetet shqiptare do të ndërhynin vetëm nëse do të kishte tentativa për të marrë ngarkesën brenda territorit të Shqipërisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi mjeti ka vijuar rrugën drejt Kosovë, ku dhe…
Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë rekord të kokainës në Kosovë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se sasia prej rreth 2 tonë kokainë është gjetur në një kamion të kuq me banane, me targa 01 263 OD. Siç raporton gazetarja Bezat, kamioni ishte i regjistruar në Prishtinë, ndërsa është mbajtur nën vëzhgim i gjithë itinerari i tij për 10 ditë. Ndërkohë, mediet kosovare raportojnë se kamioni ishte i mbushur me mish, ku pakove dhe kontenierëve iu ishte vendosur çip. Operacioni është kryer në bashkëpunim mes policisë shqiptare, kosovare dhe italiane, të cilat janë sinjalizuar nga DEA Amerikane.…
Më 16.05.2021 në orën 00.50 në vendin e quajtur “Tre ujërat”, në atar të fshatit Breznë të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria katër persona të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje. – Advertisements – “Janë privuar nga liria personat B.B. (30), A.S. (20), I. R. (22) , të tre nga fshati Sllatinë e Tetovës dhe B.E. (36) nga fshati Neproshten i Tetovë, për arsye se tek ta është gjetur një pushkë gjuetie “Ata” me 30 copë municion, një ,,Karabinë Sava Sars” me tre fishekë kalibër 8.57 mm, pistoletë ,,Glok“ dhe kornizë me 16 fishekë…

