Author: almakos

Në repartet infektive në vend mjekohen gjithsej 457 pacientë pozitivë ose të dyshuar për koronavirus, nga të cilët 264 në spitalet nëpër vend dhe 193 në repartet infektive në kryeqytet. Në Kovid Qendrat ka rreth 680 shtretër të lire, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. – Advertisements – Për shkak të numrit të ulur të të infektuarve, nga MSH-ja informojnë se spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të dedikuara për pacientë me Kovid-19.mijë pozitiv në Kovid-19. Nga MSH informojnë se të gjitha repartet infektive kanë qasje të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për oksigjen.

Lexo më Shumë

Janë publikuar pamjet e rreth 400 kg kokaine të sekuestruar një ditë më parë në Kosovë. Mediet italiane nxjerrin videon e operacionit për kapjen e sasisë së madhe të kokainës, që kaloi nga Porti i Durrësit dhe u kap në Lipjan të Kosovës. Lënda narkotike ishte nisur nga Brazili në një konteiner mishi, ku destinacion kishte Kosovën. Guardia di Finanza ka ndjekur konteinerin që në momentin që u fut në territorin italian pas sinjalizimeve nga DEA Amerikane. Nëse kokaina do të nxirrej në treg, kapte vlerën e rreth 22 milionë eurove.

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e 32-vjeçarit Endrit Mustafa, që u gjet dje i vrarë me armë zjarri në zonën e Livades, ka folur për media lidhur me ngjarjen kriminale. Ingrid Mustafa është shprehur se familja e saj nuk ka pasur kurrë probleme me familjen Lici, duke hedhur poshtë dyshimet se autori kryesor i vrasjes është Ibrahim Lici, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Më tej, bashkëshortja tregon edhe bisedën e fundit me burrin e saj, para se të largohej nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë. “Nuk kemi patur kurre asnje problem me familjen Lici. Burri im ka qene…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Lezhë. Policia ka arrestuar 5 persona, të moshës, 17, 27, 30, e 31  e 44 vjeç, pasi me anë të shantazhit dhe bashkëpunim të njëri-tjetrit, kanë abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare. “BalkanWeb” mëson se personat e arrestuar janë: Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç ,Nike Lleshi 44 vjeç dhe A.Gj.,shtetasi 17 vjeç. Postimi i plotë i Policisë: Lezhë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në paraqitjen e tij të sotme në sallën “Boris Trajkovski” njoftoi se ditëve në vijim pritet angazhim shtesë i Presidencës portugeze me BE-në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, transmeton Alsat. Dimitrov tha se problemi me Bullgarinë si dhe qeveria teknike atje paraqet problem, por që sipas tij `nuk duhet të humbasim shpresën` dhe se nuk kemi luksin të që heqim dorë. – Advertisements – “Këto ditë presim angazhim shtesë të presidencës Portugeze, që edhe pse nuk është afër me Ballkanin, ka shumë dëshirë dhe vullnet që të mbërrijmë disi deri…

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku u gjet i vrarë me armë zjarri 32-vjeçari Endri Musfata. Njoftimi i policisë: Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër,…

Lexo më Shumë

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, në Shkodër. Burime bëjnë me dije se i dyshuari kryesor i krimit tragjik është Ibrahim Lici. Burime pranë Policisë së Shkodrës raportojnë se Lici i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e 32-vjeçarit. Endri Mustafa u gjet një ditë më parë i vrarë me 5-6 plumba në zonën e Livades, ndërsa ishte raportuar i zhdukur nga shtëpia prej tri ditësh.

Lexo më Shumë

Kontrollet në Kosovë vijojnë pas kapjes së 400 kg kokainë të ardhura nga Brazili në Lipjan nëpërmjet një konteineri dhe të kamufluara si mish. Sipas mediave të Kosoves, Policia ka vijuar kontrollet dhe janë gjetur në disa vende të ndryshme para në euro e denarë, armë, fishekë, celularë e kompjutera të cilat janë sekuestruar pasi kanë lidhje me kokainën e kapur. “Rr. Lidhje e Prizrenit, Lipjan (NN) 17.05.2021-11:10. Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se mbrëmjen e djeshme në vendin tonë kanë arritur 9.360 vaksina Pfizer, 4.680 prej tyre nga kontrata direkte që autoritete vendase kanë arritur me kompaninë Pfizer/BioNTec, transmeton Alsat. Sipas kontratës, Pfizer çdo të hënë në vendin tonë duhet të dorëzojë 5.000 deri 7.000 doza, respektivisht 26 mijë doza për një muaj. Nga MSh shtojnë se 4.680 dozat tjera janë nga kontrata trelaterale në kuadër të marrëveshjes Team Europe. Sipas këtij programi për furnizim të Ballkanit Perëndnimor me vaksina, e që udhëhiqet nga Austria, në vendin tonë deri në fund të muajit duhet të arrijnë 19.890 doza…

Lexo më Shumë

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se megjithëse infeksionet globale dhe nivelet e vdekjeve janë në rënie, pandemia e COVID-19-ës nuk ka mbaruar. Në konferencën e shtypit të agjencisë të hënën në selinë e saj në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se infeksionet dhe vdekjet kanë rënë në shkallë globale për të dytën javë radhazi. Por ai tha gjithashtu se ndërsa vendet e pasura me nivelet më të larta të vaksinimit duket se mendojnë se pandemia ka marrë fund, situata në disa vende të tjera është ende shumë shqetësuese. “Pandemia COVID-19 është larg fundit…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 41-të, ku në rend të ditës janë 70 pika – propozim vendime dhe ligje në më shumë sfera, si dhe interpelanca për punën e ministrit e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe zëvendës kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe për resurse njerëzore, Lupço Nikollovski, të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. – Advertisements –

Lexo më Shumë