Kryeministri Zoran Zaev në konferencë për shtyp në Bruksel tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmbushi kireteret për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. – Advertisements – “Këtë e vërtetoi edhe Komisioni Evropian në raportet për përparimin e vendit në Këshillin Evropian dhe liderët e vendeve anëtare të BE-së, në mënyrë shumë të qartë thanë se vendi ka rekomandim të pakushtëzuar për nisjen e bisedimeve”, tha Zaev. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka zbatuar reforma, drejtësi dhe sundim të së drejtës dhe tani, siç thotë Zaev, është koha që Bashkimi Evropian ta përmbushë premtimin ndaj nesh.…
Author: almakos
Gazetari Alfred Lela deklaroi se Ilir Meta nuk ka pasur një sjellje presidenciale gjatë periudhës së zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në ‘Real Story’ Lela tha se çështja për shkarkimin e Metës, që do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, do të ketë po të njëjtën përfundim si në rastin e parë. Ai tha se Kushtetuesja do të japë të njëjtin qëndrim si Komisioni i Venecias. “Kemi dy instrumente për të matur sjelljen e Metës, a është presidenciale veprimi i tij apo konstitucionale. Unë kam përshtypjen se ne na ngelet gjykimi politik. A ka qenë presidencial Meta pak para zgjedhjeve?!…
Shteti mund t’i legalizojë ndërtesat e paligjshme vetëm për rastet e rrezikuara të shoqërisë që nuk kanë mundësi dhe mjete për ta kryer legalizimin në kohë, është shprehur Vildan Drpljanin, ekspert juridik nga Komiteti i Helsinkit. Sipas tij, ligji është miratuar, mbi të gjitha, për të mundësuar legalizimin e ndërtesave luksoze. Në paraqitjen e tij në emisionin “200” në Alsat, ai ndër të tjera, është shprehur: – Advertisements – Të fillojmë nga ajo kush ndërton në mënyrë të paligjshme? Dikush që është i sigurt se nuk do të mbajë përgjegjësi për këtë. Shumica e rasteve janë të tilla. Një person…
Ana Bërnabiç, kryeministrja e Serbisë, dekkaroi se darka e organizuar nga ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell, për liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, është në interes të tërë regjionit. Bërnabiç tha se dialogu Kosovë-Serbi është në dobi të popullit që jeton në Kosovë, shkruan Express. “Dialogu është në interes të Beogradit dhe Prishtinës, e jo vetëm për popullin që jeton në Kosovë dhe Metohi, por edhe në interes të të gjithë regjionit”, është shprehur Bernabiç, raporton rtv.rsNdër të tjera Bërnabiç tha se ajo shpreson që dialogu do të rifillojë në qershor. Ajo theksoi se dialogu dhe normalizimi i…
Elona Kalesha, 36 vjeçarja shqiptare e arrestuar që nga dhjetori në Sollicciano për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit Taulant Pasho, që u zhdukën në Firence në 2015 është lënë në burg. Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Masa me burg për 36-vjeçaren u vendos nga gjyqtari Angelo Pezzuti, i cili hodhi poshtë kërkesën për ndryshim të masës paraprake e paraqitur nga dy avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi. Avokatët, të cilët pretendohet se kanë…
Pas skandalit të publikuar sot për importin e vajit të rrezikshëm që është deklaruar si mazut, Qeveria në seancën e sotme e vlerësoi këtë informacion si të jashtëzakonshëm dhe urgjent. Qeveria udhëzoi Administratën Doganore të kryejë kontrolle të brendshëm për rastin specifik, dmth. të hetojë se sa sasi e këtyre derivateve të naftës janë importuar në vendin tonë nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe në cilën doganë është kryer importi, dhe nëse të dhënat në deklaratat doganore korrespondojnë me derivatet e importuara. – Advertisements – Inspektorati Shtetëror i Tregut, në bashkëpunim me Byronë e Standardizimit dhe Metrologjisë dhe…
Një polic dhe një 19-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Malësi të Madhe, ku humbën jetën dy të rinj, të identifikuar si Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Omaraj” dhe në aksident u përfshinë , një mjet tip “Audi” me drejtues policin 53-vjeçar të identifikuar me inicialet V. N., dhe një mjet tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., 19 vjec, me të cilin udhëtonin si pasagjerë Serxho Kukaj, 21 vjeç, dhe Eglis Delaj, 20 vjeç. Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik…
Sipas informacioneve të Alsatit, protokollet për organizimin e ceremonive martesore u diskutuan në seancën e sotme të qeverisë. Sipas informacionit nga Qeveria, nëse ruhet trendi i ulët i infektimeve si javët e fundit me koronavirusin, restorantet e dasmave do të hapen më 1 qershori ose maksimumi deri më 15 qershor. Sigurisht që kjo do të varet nga situata epidemiologjike. Protokollet për organizimin e festimeve të dasmave janë duke u përgatitur dhe së shpejti do t’u paraqiten pronarëve të objekteve hotelierike në mënyrë që ata të mund të përgatiten për organizimin e festimeve. – Advertisements –
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçak teksa ka zbardhur detaje nga biseda me Kurtin, u shpreh se është i lumtur që takoi kryeministrin kosovar, për të vazhduar diskutimin në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë. “Në margjinat e darkës joformale të Ballkanit Perëndimor sot, unë isha i lumtur që u takova me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”, shkruan Kurti. Kryeministri i Kosovës,…
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi reagoi të martën për abuzimin seksual që pesë burra i bënë një 15-vjeçareje në Mirditë. Përmes një deklarate për mediat, Komisioneri thotë se e dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit Policinë e Shtetit për një hetim rigoroz. “Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes medieve të ngjarjes së rëndë në Mirditë, të shfrytëzimit seksual në grup të një të miture. Komisioneri Dr. Robert Gajda dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Lezhës të zhvillojnë një…
Gruaja e shoferit të kamionit në të cilin u konfiskuan 400 kilogramë substancë narkotike të llojit kokainë, ka rrëfyer ngjarjen se si është arrestuar bashkëshorti i saj dhe i është bastisur shtëpia. Ndërsa ka treguar në një intervistë për televizionin ‘Klan Kosova’, momentin kur dhjetëra zyrtarë policorë kanë hyrë brenda për të kryer obligimin e tyre, gruaja e të arrestuarit beson që bashkëshorti i saj është i pafajshëm pasi ai është vetëm shofer dhe nuk e di se çfarë ka brenda kamionit. Kur zyrtarët policorë po bastisnin, e zonja e shtëpisë ka kërkuar nga ta të kuptojë se cila është…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nuk ka qenë i njoftuar se te ne është importuar vaj i rrezikshëm që është deklaruar si mazut. Bekteshi përgjegjësinë e adresoi te drejtori i shkarkuar i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski. Sipas Bekteshit, inspektorati për dy vite ka bërë vetëm një inspektim për cilësinë e karburantit. – Advertisements – “Unë nuk do doja të përdor fjalën që në atë hulumtim drejtori, gënjeu, por ka thënë shumë të pavërteta duke pasur parasysh se pikërisht ky laborator i lëvizshëm ka mund të përdoret për të bërë kontrolle të tilla, dhe ai kurrë nuk iu drejtua…

