Author: almakos

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë sot pretencën për ish-efektivin e policisë, Festim Lelaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për ish-efektivin, i cili akuzohen për trafik kanabisi nga Shqipëria në Itali. Për të njëjtën çështje, janë dënuar më parë edhe shtetasit Emiljano Cili me 18 vite, ku me gjykim të shkurtuar i është zbritur në 12 vite, Artur Riza, 18 vite, edhe ky në 12 vite nga gjykimi i shkurtuar. Të dy këta persona janë akuzuar se kanë qenë bashkëpunëtorë të Lelajt në trafikun e 2.5 tonë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se nga java e ardhshme pritet të shpërndahen të certifikata për Covid-19, transmeton Alsat. Filipçe tha se certifikata do të përmbajë informacione për historinë e udhëtarit me sëmundjen Covid-19. – Advertisements – “Javën tjetër do të lëshojmë në përdorim të ashtuquajturin `greenpass`, do të jetë QR kodi elektronik ku do të ketë të dhëna për vaksinim, për PCR test dhe eventualisht për antitrupa. Në rast se cilido prej këtyre parametrave kërkohet në cilindo vend të Evropës, t’i ketë udhëtari”, deklaroi Filipçe.

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të fortë, për motive pronësie. Dy vëllezërit me iniciale A.Gj.. T. Gj, dhe dy banorë të tjerë në Manzës, 45-vjeçari me iniciale R.H. dhe 30-vjeçari me iniciale H.Gj. janë arrestuar. Ky i fundit ka marrë pagë të lehta në trup. Po ashtu, policia e Durrësit njofton se po heton në gjendje të lirë 64-vjeçarin me iniciale B.Gj., babain e 30-vjeçarit. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në sallën “Boris Trajkovski” tha se shpreson që mos të politizohet furnizimi me vaksina ruse, pas dëbimit të diplomatit rus në Shkup. Filipçe tha që dozat tjera të vaksinës ruse kundër Covid-19 pritet të vijnë në fund të muajit maj. – Advertisements – “Në asnjë moment gjatë takimeve por edhe bisedave telefonike që kam pasur me ambasadorin e Rusisë, nuk ka asnjë paralajmërim për politizim të kësaj çështje, as nuk ka qenë në fillim dhe as nuk është tani. Paralajmërimet e fundit janë se deri në fund të muajit…

Lexo më Shumë

Lorena Kodra Ne Korçë dhe Pogradec mungon doza e dytë e vaksinës kineze Sinovac. Sipas burimeve, në Pogradec vaksinimi masiv me Sinovac është ndalur prej dy ditësh, ku vijon pak me rezervat e mbetura vetëm në fshatra. Janë rreth 1000 persona që presin vaksinën e dytë, e cila pritet të vijë javën tjetër. Në Korçë me vaksinën Sinovac puna ka vijuar deri dje, ndërkohë që sot është ndërprerë, për shkak të mungesës së dozave. Për shkak të kësaj mungese janë njoftuar të gjithë ata që presin të bëjnë dozën e dytë se do të ketë një lajmërim të dytë.

Lexo më Shumë

Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Poliçan të Skraparit, për kultivim të lëndëve narkotike. Gjithashtu është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Të arrestuarit janë: Selami Hadëri, 47 vjeç, dhe Ylber Hadëri 38 vjeç, banues në fshatin Braçë, pasi në tokat në pronësi të tyre u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa; Shpëtim Bregu 40 vjeç, banues në fshatin Tomorr, Poliçan, pasi në një miniserë në ambientet e banesës së tij u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa. Njoftimi i policisë: Poliçan/Skrapar Evidentohen…

Lexo më Shumë

Dy persona janë ekstraduar nga Italia pasi kërkoheshin  nga vendi ynë për vrasje dhe për  mashtrim. Sipas policisë është ekstraduar nga Roma drejt vendit tonë Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.  Ardjan Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A. Gjithashtu është kryer ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Arian Katreli,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve janë aplikuar 12.352 doza të vaksinave kundër Covid-19, me çka numri i personave të vaksinuar ka shkuar në 186.146, ndërsa për vaksinim në platformën vakcinacija.mk janë paraqitur 376.793 persona. Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë në[ vendin tonë gjithsej janë aplikuar 219.977 doza të vaksinave, prej të cilave 33.831 paraqesin doza të rivaksinimit. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, ku më të shpeshta vranësirat do jenë pjesërisht në zonat e ulëta dhe kryesisht ato malore duke krijuar mundësinë për shira të papërfillshëm në zonat veriperëndimore dhe skajin verior. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të largojë vranësirat nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28°C.  Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det…

Lexo më Shumë

Një tjetër viktimë është shënuar në aksidentin Milot-Mamurras. Polumbarët kanë gjetur në kanalin me ujë trupin e pajetë të Nikoll (Dritan) Gjonit. Bilanci i aksidentit ka shkuar në tre viktima teksa automjeti tip ”Toyota” që po udhëtonte në rrugë çau bordurën dhe ra në kanalin me ujë. Viktimat e tjera ishin S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka shkaktuar deri më tani 3 viktima.

Lexo më Shumë

Lëvizja evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila vepron në kuadër të Lëvizjes evropiane ndërkombëtare me seli në Bruksel, organizon sot një debat me temë “E ardhmja e Evropës dhe e ardhmja e zgjerimit”, si përfundim i shënimit të sivjetshëm të 9 Majit, Ditës së Evropës. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni ligjvënës-juridik. Në të dyja komisionet deputetët do të debatojnë rreth nismës qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”, të cilët kërkojnë kundërshtojnë digjitalizimin e teksteve shkollore dhe kërkojnë shpalljen e referendumit. – Advertisements –

Lexo më Shumë