Author: almakos

Në pikat e imunizimit kundër Covid-19 në të gjithë territorin e vendit deri dje janë vaksinuar 196.119 qytetarë, transmeton Alsat. Gjatë 24 orëve të fundit dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 9.711 qytetarë, ndërsa gjithsej janë aplikuar 12.211 vaksina, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në vend gjithsej janë aplikuar 232.485 vaksina, 36.366 prej të cilave paraqesin dozën e dytë të vaksinës, ndërsa më faqen vakcinacija.mk janë paraqitur 384.706 qytetarë të interesuar për vaksinim kundër virusit korona. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Edhe pse komiteti i ekspertëve lajmëroi kthimin e studentëve në auditor për një periudhë 3 javore këta të fundit nuk e kanë pranuar një vendim të tillë të paktën për studentët e universiteteve të Tiranës.Ata kanë shprehur një kërkes që një kthim i tillë trit kostot ekonomike të tyre.U mendua që kjo periudhë 3 javore do i ndihmonte studentët për të marrë konsulta rreth msimit të zhvilluar online si dhe do parapërgatiteshin për provimet që do të zhvillohen të alternuara. Rektori i universitetit të Tiranës, Artan Hoxha sqaron se ky vit akademik do të vijoi ashtu si ka nisur. “Pjesëmarrjen…

Lexo më Shumë

Sasho Mijallkov mbetet në paraburgim në burgun e Shutkës, shkruan Alsat. Gjykata Themelore Penale njofton se Këshilli Gjyqësor ka vendosur që të refuzojë rekomandimin e Prokurorisë për mbrojtje në liri të ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov. Ndryshe, Prokuroria Publike dje rekomandoi që Mijallkov të mbrohet në liri për rastin “Thesari”, pasi i njëjti kishte ofruar garanci prej rreth 10.8 milion eurove. – Advertisements –

Lexo më Shumë

4,218 raste aktive me koronavirus regjistrohen në Kosovë, ndërkohë që procesi i vaksinimit vazhdon. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.235 raste të vdekjes. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste.Që nga nisja e procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë mbi 51 mijë persona që tashmë kanë marrë vaksinë kundër COVID-19.

Lexo më Shumë

Gjendet i pajetë në pyllin e fshatit Janjar 65-vjeçari Bekim Brahimi. Mësohet se 65-vjeçari kishte dalë për të gjah i vetëm në pyll dhe dyshohet të jetë sulmuar nga derrat e egër. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa bëhet e ditur se viktima ka plagë të shumta. Në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave te egër nga banorët e paktë të mbetur në këtë fshat.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e cila mbarmë e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup. – Advertisements – Lidhur me këtë vendim, Dedaj në Edicionin Special në Klan Kosova, e ka quajtur Vjosa Osmanin, ”presidente të kontrabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin Lenka Çuko, e njohur si një prej figurave qëndrore të pushtetit komunist në Shqipëri. ”Kosovën e duam shumë, për Kosovën kemi bërë çdo gjë”. ”Kemi sakrifikuar çdo gjë, por është me rëndësi të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ka disa sfida tashmë, që përtej faktit të mbështetjes vendore dhe ndërkombëtare të dhënë institucioneve të reja të drejtësisë, do të duhet që projektorët, qoftë të rezultateve, të drejtohen te këto institucione. Zonja Gjonaj në “TVSH” theksoi gjithashtu se SPAK-u ka filluar një sërë hetimesh edhe për gjyqtarët, duke sekuestruar apo duke kërkuar sekuestrimin e pasurive të tyre. Po ashtu ajo theksoi se beson që SPAK-u do të vijojë me dosjet që ka për korrupsionin e nivelit të lartë.  –Pesë vjet më parë u ndërmor një reformë unike për të pastruar sistemin e…

Lexo më Shumë

Politilogu Roland Lami dhe kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati kanë diskutuar në emisionin “Real Story” në “News 24” në lidhje me faktin që SHBA shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha. Lami theksoi se e vetmja shpresë e Shqipërisë mbetet faktori ndërkombëtar, ndërsa Murati vlerësoi se çdo politikani të korruptuar duhet t’i konfiskohet pasuria. Roland Lami: Unë mendoj se qëndrimi i SHBA justifikohet. Berisha e ka mbyllur procesin e pushtetit që më 2013. Pse tani? Kjo sepse fillimisht kemi reformën të investuar nga SHBA e shpresat janë tek SPAK, si në Rumani e Kroaci. Mirëpo, reforma ka gjetur edhe një…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytiqi vlerëson se problemi rreth eksportit të miellit nga republika e Maqedonisë së Veriut në Kosovë është problem teknik i cili duhet zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Sipas tij problemi me miellin ndodh për shkak të mosnjohjes së rezultateve të laboratorëve të ndryshme të ndërsjella. Bitiqi madje tha se këto probleme vijën për shkak të asaj asaj se gjithmonë është bërë përpjekje që të zgjidhen pasojat dhe jo shkaqet të cilat sjellin deri tek problemi. – Advertisements – “Mendoj se problemi është problem teknik, i cili njëherë e përgjithmonë duhet të zgjidhet jo si pjesë e…

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme e Kosovës i ka propozuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu lirimin nga detyra të të gjithë ambasadorët e Kosovës “të emëruar politikisht”. Lajmi është konfirmuar nga zëvëndësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht”, ka shkruar Ahmeti. Ai nuk ka dhënë detaje pse është bërë një propozim i tillë.…

Lexo më Shumë

Analisti Skënder Mixhozi teksa komentoi vendimin e DASH për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, theksoi se jemi përballë një precedenti. I ftuar në “Real Story” Minxhozi tha se nuk dihet nëse bëhet fjalë për një episod apo një proces. Sipas tij, nëse bëhet fjalë për një proces, meqë u ‘godit’ më i forti siç ishte Berisha, nëse vijohet me të tjerët, do të shkohet shumë larg. “Është rënë dakord që fjala tranzicion është fjalë e paqëndrueshme. Nëse do i bënim një rankim kësaj periudhe, ka dy parametra, të figurës nga pikëpamja e peshës. Në…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Giles Portman, drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili e përgëzoi për detyrën. Portman vuri theksin te fakti se zhvillimet e fundit politike në vend paraqesin një kthesë për zhvillime të reja. Ndërkohë, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës që nga periudha e luftës, duke përfshirë angazhimin në kuadër të NATO-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që nga shpallja e pavarësisë. Në këtë drejtim, ajo tha se, “Mbretëria e Bashkuar mbetet një prej partnerëve dhe…

Lexo më Shumë