Edhe pse komiteti i ekspertëve lajmëroi kthimin e studentëve në auditor për një periudhë 3 javore këta të fundit nuk e kanë pranuar një vendim të tillë të paktën për studentët e universiteteve të Tiranës.Ata kanë shprehur një kërkes që një kthim i tillë trit kostot ekonomike të tyre.U mendua që kjo periudhë 3 javore do i ndihmonte studentët për të marrë konsulta rreth msimit të zhvilluar online si dhe do parapërgatiteshin për provimet që do të zhvillohen të alternuara.
Rektori i universitetit të Tiranës, Artan Hoxha sqaron se ky vit akademik do të vijoi ashtu si ka nisur.
“Pjesëmarrjen e studentëve në auditorin virtual e kemi pasur shumë të lartë, mbi gati 97% që edhe në auditor nuk e kemi studentin kaq afër, edhe provimet u mbyllën me sukses semestrin e parë. Mbyllja e semestrit do të jetë me disa konsultime që pedagogët dhe studentët do bien dakort për komunikim në auditor, por jo leksione në auditor dhe se provimet do zhvillohen kryesisht online, me përjashtim të atyre lëndëve të cilat e kanë të domosdoshme komunikimin në auditor”, është shprehur Artan Hoxha.
Për studentët, që për arsye të ndryshme nuk kanë akses për të realizuar provimin online, do të caktohet një periudhë 1 javore në muajin Shator, skemë e ngjashme me atë që u përdor për këtë kategori studentësh edhe në semestrin e parë.