Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike. Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se pasuria e tij kalon në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Lala tha se ish-kryeprokurori akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë, ndërsa theksoi se ky ishte vendim i shkallës së…
Author: almakos
Kreu i VMRO-DPMNE-së nuk tregon nëse VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë ose jo propozimin e disa deputetëve për një njësi zgjedhore. Sipas Mickoskit, mendimi negative që Qeveria dha për këtë propozim ditë më parë, edhe pse pushteti vetë kishte premtuar model me një njësi, flet për jokonzistencën në qëndrimet e Zaevit. Edhe në takimin e fundit, Zaev dhe Mickoski ishin angazhuar të diskutonin për zbatimin e modelit me një njësi zgjedhore. Propozimi është në Kuvend por Qeveria tashmë ka dhënë mendim negativ. – Advertisements – Tjetër gjë fliste para zgjedhjeve dhe tjetër gjë flet tani. Unë vërtetë do të isha i…
Babai i shoferit 21-vjeçar të arrestuar dje nga policia pas kapjes së një sasie prej 123 mijë e 460 paundësh dhe 280 stërlinash ka folur për gazetaren Klodjana Haxhiaj duke mohuar që djali i tij të kishte dijeni për to. Shkëlqim Sefolli deklaroi në një intervistë për “BalkanWeb” se djali kishte rreth një muaj që kishte nisur punë si shofer duke drejtuar mjetin nga Porti i Durrësit deri në Itali dhe anasjelltas. Paratë u kapën pasditen e djeshme në Portin e Durrësit dhe ishin fshehur në prapakolpin e një furgoni që vinte nga Anglia. I vetmi i arrestuar është shoferi…
Me propozim Ligjin për digjitalizimin e librave, Ministria e Arsimit nuk ka për qëllim modernizimin e arsimit, por ka prapavija të tjera. Kështu vlerësojnë nga partia “E Majta”. Koordinatorja e kësaj partie, Zhaklina Sveqarovska thotë se MASH me propozim ligjin e saj, ka për qëllim të marrë më shumë të drejta rreth botimit të librave dhe të hedhë barrën e shpenzimeve për librat tek prindërit e nxënësve. Nga “E majta” thonë se do të mbështesin iniciativën për referendum kundër propozim ligjit për digjitalizimin e librave. – Advertisements – Në esencë, nga ajo që mund të lexohet nga propozim ligji, qëllimi…
Nëna e 15-vjeçares së përdhunuar nga 5 persona, ku me 4 prej tyre kishte dhe lidhje gjaku, është bërë sërish sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’. Në një lidhje telefonike nëna nga Mirdita tregoi se vajza aktualisht ishte në një qendër për të marrë kujdesin e duhur pas dramës së madhe ku u përfshi. Sipas saj, gjendja e vajzës së saj paraqitej pak më e stabilizuar. Mes të tjerash ajo i bëri thirrje autoriteteve që të dënojnë 5 autorët, dhe mos t’i falin për asnjë arsyeje. “Situata është më e normalizuar. Kam folur me vajzën. Më…
Shpresa Dine Detaje të reja nga ngjarja në fshatin Janjar, ku gjeti vdekjen 65-vjeçari Bekim Brahimi. Viktima kishte dalë nga shtëpia e tij mëngjesin e së mërkurës për të mbledhur sherebelë. Me vete kishte marrë dy gomarë dhe qentë që shpeshherë ai i merrte edhe kur dilte për gjah. Kur kish shkuar mesdita, rreth orës 3-4 dhe ai ende nuk ishte kthyer në shtëpi kjo e shqetësoi bashkëshorten e cila kërkoi ndihmën e komshinjve të vet për ta kërkuar. U nisën në kërkim të tij, rreth 1 km larg, në mal, në kufi me Greqinë u përballën me një pamje…
Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ministri i jashtëm i Portugalisë, Augusto Santosh Sillva, do të udhëtojnë nesër për Shkup dhe Sofje, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Nesër në mëngjes, Varhelyi dhe Santosh do të jenë në Sofje ku do të takohen me presidentin bullgar, Rumen Radev, si dhe me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të qeverisë teknike bullgare. – Advertisements – Pasdite përfaqësuesit e BE-së do të udhëtojnë për në Shkup ku do të realizojnë takim me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrin për Çështje evropiane.…
Detaje të reja kanë dale ne drite ne lidhje me plagosjen e 20-vjeçarit, i cili ka mbetur i plagosur sot në Vlorë pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në orës 10:50 në lagjen “24 Maji në një lokal. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanËeb’ se i plagosuri është djali i një efektivi policie, ndërsa mësohet se ai është plagosur në vesh. Sipas policisë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me thikë shtetasi me inicialet A. L., jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë…
Ambasada e Gjermanisë në Shkup ka dhuruar 72.000 teste të shpejta për Covid-19 për Maqedoninë e Veriut. Donacioni është financuar nga Ministria e Punëve të jashtme në Gjermani, shkruan Alsat. Testet janë të kompanisë Siemens, ndërsa vlera e tyre kap shumën e 298 mijë eurove. Gjermania që nga fillimi i pandemisë e ka mbështetur autoritetet shëndetësore në Maqedoni me rreth 1.4 milion euro. – Advertisements –
Një person është plagosur me thikë në qafë në Vlorë, pas një konflikti të çastit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 20.05.2021, në orës 10:50 në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë…
Situata nga Covid-19 në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “Balkanweb” se pritet që në Shqipëri të mbërrijnë vaksinat kineze, paketuar në Turqi. Ende nuk ka qëndrim të qeverisë, që kryerja e vaksinës me një javë vonesë, ka ndikim apo jo në shëndetin e qytetarëve. Akti normativ për vaksinat u ndryshua tre herë për pesë muaj. Duket se Pfizer është parë si më e mira vaksinë për ata persona që kanë sëmundje kronike. Qeveria e dinte se do të ndodhte kjo situatë, gjërat kanë mbetur pezull, kur kompania në Turqi ka ndërprerë furnizimin nga Kina…
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për shtetasin Edison Arrazi, të cilit iu gjet një sasi droge dhe u arrestuar pas vrasjes se Endri Mustafës. Mësohet se 26-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi në një magazinë në Shkodër. Në procesverbalin e arrestimit te policisë shtetasi Edison Arrazi është i arrestuar vetëm për sasinë e drogës dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafës. Ndërkohë, vëllai i 26-vjeçarit, Ergys Arrazi tha se i arrestuari nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. “Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën.…

