Situata nga Covid-19 në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.
Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “Balkanweb” se pritet që në Shqipëri të mbërrijnë vaksinat kineze, paketuar në Turqi.
Ende nuk ka qëndrim të qeverisë, që kryerja e vaksinës me një javë vonesë, ka ndikim apo jo në shëndetin e qytetarëve.
Akti normativ për vaksinat u ndryshua tre herë për pesë muaj. Duket se Pfizer është parë si më e mira vaksinë për ata persona që kanë sëmundje kronike.
Qeveria e dinte se do të ndodhte kjo situatë, gjërat kanë mbetur pezull, kur kompania në Turqi ka ndërprerë furnizimin nga Kina dhe e gjithë vëmendja është fokusuar tek marrëveshja me qeverinë turke. Tashmë, qytetarët po presin në radhë për të bërë dozën e dytë të vaksinës.
“Kam ardhur nga Kashari ka katër ditë këtu e më thonë jo nuk ka sot dhe jo nuk ka nesër. Nuk e di, ne po presim.”, deklaroi një qytetare.