Detaje të reja kanë dale ne drite ne lidhje me plagosjen e 20-vjeçarit, i cili ka mbetur i plagosur sot në Vlorë pas një sherri për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në orës 10:50 në lagjen “24 Maji në një lokal. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanËeb’ se i plagosuri është djali i një efektivi policie, ndërsa mësohet se ai është plagosur në vesh.
Sipas policisë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me thikë shtetasi me inicialet A. L., jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.