Author: almakos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas vizitës në Bruksel ku mori pjesë në tryezën e Borell mes liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, i ka dërguar ftesa për takime kryetarëve të partive opozitare. Ftesat u kanë shkuar Enver Hoxhajt të PDK, Lumir Abdixhikut të LDK dhe Ramush Haradinajt të AAK, ky i fundit i është përgjigjur pozitivisht. Takimet priten të mbahen javën e ardhshme dhe do të do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Lexo më Shumë

Ka përfunduar për ditën e sotme procesi i rinumërimit të 114 kutive të Qarkut të Beratit. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve njoftoi se ky proces do të rifillojë nesër në orën 09:00. “Për sot duhet ta ndërpresim numërimin e kutive, ky proces do të rifillojë nesër në orën 9:00. Të merren masat për sigurimin e kutive të votimi dhe nesër rifillojmë seancën në orën 9, në këtë sallë”, u shpreh Elvis Çefa, relator i KAS në këtë seancë. Kujtojmë që KAS ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore. Dje, KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim…

Lexo më Shumë

Zyrtari i lartë i ASH-së Arben Travari derisa komentoi listën e emrave të Këshillit Strategjik për Politikë të Jshtme u shpreh se kësj liste për të qenë e plotë i mungojnë emrat si Llatasi dhe Milenko Nedellkovski. Taravari madje pyeti ministrin e jashtëm Bujar Osmani se si është e mundur që në këtë Këshill të gjej vend edhe  Valentina Bozhinovska, kur dihet qasja e saj ndaj shqiptarëve. – Advertisements – Për Sergjan Kerimin ja ka arsye, por për Valentina Bozhinovskën nuk e di, me të vërtet nuk e kam idenë pse, këtu veç mungojnë edhe Llatasi dhe Milenko Nedellkovski dhe…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi të enjten se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, lidhur me njoftimin ditën e djeshme nga ana e këtij të fundit, se “po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë” duke i ndaluar për pasojë, atij dhe familjes së tij (bashkëshortes dhe dy fëmijëve)hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara. Në një konferencë për shtyp, zoti Berisha tha se “kam udhëzuar avokatin…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë, me pasojë plagosjen e një personi. Policia njofton se automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin B.S., ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit të fundit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. I plagosur ka mbetur 37-vjeçari Bujar Selmani. Krujë/Informacion paraprak Më date 20.05.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë,​ automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me…

Lexo më Shumë

Në Bashkimin Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që deri në fund të muajit qershor të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. – Advertisements – Për të dyja shtetet, çështja e hapjes së negociatave ka ngelur në Këshillin e BE-së ku Bullgaria ka bllokuar miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë, disa shtetet tjera, nuk kanë dashur që të miratohet as ajo për Shqipërinë. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe rrugëdalje nga kjo situatë Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva, në emër të Presidencës së radhës…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e djeshme shkarkoi 12 ambasadorë të vendit në gjithë botën. Një prej tyre ishte dhe ai në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj. Rastësia qëndron tek fakti se zv/shef i misionit në këtë ambasadrë është burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu. Tashmë me shkarkimin e Dedajt, drejtimin përkohësisht të ambasadës e merr Sadriu. Ditën e djeshme Ministria e Jashtme e Kosovës propozoi lirimin e ambasadorëve që ishin të emërar politikë dhe Vjosa Osmani i miratoi ato me dekrete.

Lexo më Shumë

Sali Berisha e ka mbyllur me batutë konferencën për shtyp, për këdo që mendon se ish-kryeministri do të largohet nga politika pas vendimit të SHBA për ta shpallur “non grata”. I pyetur nëse do të japë dorëheqjen nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, Berisha tha: “Unë thashë se do ta dyfishosh…” Pas kësaj, ish-kryeministri u ngrit nga tavolina duke qeshur dhe mbështetësit e tij nisën të duartrokisnin duke brohoritur: “Berisha, Berisha, Berisha.” Në vendimin e DASH, bashkë me Sali Berishën, u ndalohet hyrja në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit. Ky vendim i SHBA-së…

Lexo më Shumë

Në përkrahje të popullit palestinez të Gazës, dhe me qëllim të sensibilizimit të opinion mbi atë që ndodh në Palestinë, një grup studentësh nga Tetova dhe Shkupi, në Sheshin liria në Tetovë, shpalosën një ekspozitë me gjenocidet që janë kryer në vise të ndryshme gjatë historisë, e duke përfunduar kështu, me atë të fundit që po ndodh në Palestinë. Udhëheqësi i protestës tha se kjo ekspozitë nuk ka përmbajtje as fetare e as kombëtare por ka përmbajtje humane, andaj dhe kemi ekspozuar gjitha gjenocidet nëpër histori, duke filluar me atë të holokaustit ku vet të dhunuarit janë Izraelitët duke vazhduar…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me koronavirusin dy të infektuar. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3093 testime kanë rezultuar pozitivë  vetëm 23 persona.Sa i përket situatës në spitale, MSH thekson se “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive”. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3093 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd,…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar dënoi sot me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ai u gjet fajtor, sipas Gjykatës për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Paralelisht Gjykata vendosi dhe sekuestrimin e disa pronave të zotit Llalla që deri më tani ishin nën sekuestro. Fillimisht, zoti Llalla, u dyshua për të paktën katër vepra penale, që nga mosdeklarimi i pasurisë, te mosdeklarimi i të hollave në kufi, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave. Por në përfundim të hetimeve tre…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc të çështejve të regjistruara për zgjedhjet e 25 prillit. 47 njoftime janë regjistruar nga prokuroritë deri në datën 18 maj 2021 ndërkohë që 6 prej tyre tashmë kanë përfunduar. 24 njoftime i janë transferuar SPAK kurse për 20 të tjera nuk është filluar procedimi penal. 11 persona po ndiqen penalisht për veprat penale për zgjedhjet deri më tani, ndërkaq rezulton se ka të arrestuar kurse për 4 të tjerë është kërkuar arresti me burg, nga të cilët për 3 është pranuar. Në total Prokuroria e Përgjithshme njofton se u morën 142 njoftime për…

Lexo më Shumë