Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë, me pasojë plagosjen e një personi.
Policia njofton se automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin B.S., ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit të fundit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
I plagosur ka mbetur 37-vjeçari Bujar Selmani.
Krujë/Informacion paraprak
Më date 20.05.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë, automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin B.S. I cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi I Xh., shtë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe grupi hetimor po punon për
për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



