Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me koronavirusin dy të infektuar. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3093 testime kanë rezultuar pozitivë vetëm 23 persona.Sa i përket situatës në spitale, MSH thekson se “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive”.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3093 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe për çdo dyshim të lidhen me mjekun e familjes emergjencë apo referim në spital.