Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se Shteti ligjor duhet të mbizotërojë dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ajo i bëri këto komente për gazetarët në Vlorë, ndërsa u pyet rreth situatës në lidhje me vendimin e Departamentetit amerikan të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi një ditë më parë se do të ngrinte padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pranë një gjykate franceze, por ekspertë ligjorë ngrejnë dyshime mbi juridikionin e saj ndaj një cështjeje të tillë E ndodhur në Vlorë së bashku me ministrin shqiptar të Mbrotjes…
Author: almakos
Në përfundim të numërimit të 114 kutive të votimit të Qarkut Berat, KAS ka bërë pasqyrimin e rezultatit të numërimit. Sipas rezultatit përfundimtar të dhënë nga KAS, LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota. Partia Socialiste ka humbur 20 vota, ndërsa PD-AN ka humbur 9 vota. Altin Kaziaj, përfaqësues ligjor i LSI, në fjalën e tij tha se nuk është surprizuar nga rezultati dhe kërkon hetim të thellë administrative, pasi dyshojnë se nga ana filmike rezultojnë vetëm fletët për subjektet, jo kandidatët. Altin Kaziaj përfaqësueses ligjor i LSI: Kërkesa ankimore për rinumërimin, nuk jemi të surprizuar nga ky rezultat, pasi është…
Bazë e mirë për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit e Sofjes. Kështu e vlerësoi kryeministri, Zoran Zaev propozimin e Portugalisë për zhbllokimin e çeljes së negociatave me BE-në. Pas takimit me eurokomesarin për Zgjerim, Varheji dhe shefin e diplomacisë portugeze, Silva Zaev edhe një herë bëri të qartë se nuk negociohet për çështjet e identitetit maqedonas. – Advertisements – Me seriozitet dhe përgjegjshmëri do t’i shqyrtojmë të gjitha detajet e zgjidhjes së propozuar. Propozimi është bazë e mirë për arritjen e zgjidhjes së problemit, zgjidhje me të cilën do të menjanohen pengesat dhe do të hapen negociatat. Është veçanërisht e…
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish për Reformën në Drejtësi, teksa thekson se ajo është e vërtetë. Duke u ndalur te Gjykata Kushtetuese, që u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, kryediplomatja amerikane thekson se deri më tani ky institucion ka marrë 25 vendime, ndërsa paralajmëron se rastet e vështira po vijnë. “Pas 3 vitesh e paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka marrë 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë. Reforma në Drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë…
Pasi dështuan ta përfundojnë autostradën Kërçovë-Ohër deri në qershor të këtij viti, qeveria tani njofton një afat të ri për përfundimin e tij. Kjo do të jetë shtyrja e tretë e afatit pasi fillimisht ky aks i autostradës, që filloi ndërtimin në vitin 2014, duhej të kishte përfunduar deri në vitin 2018. Për momentin, thotë Boçvarski, po negociohet me kontraktorët. Sipas tij ka një projekt të plotësuar të gatshëm, me reviziomn dhe se tashmë mund të punohet në njëzet pozicione. – Advertisements – Ka shumë punë në këtë autostradë. Është e rëndësishme të kemi një autostradë të qëndrueshme dhe të…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3167 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2…
Përafqësuesi i PD, Marash Logu ka denoncuar në KAS se një nga vëzhguesit demokratë është kërcënuar me jetë nga Joana Melëngu, vëzhguese e PS. Logu thotë se Melëngu është e njëjta që u kap më 20 prill me furgonin e ushqimore duke i shpërndarë tek qytetarë për të marrë vota. Ai thekson se Melëngu i ka thënë vëzhguesit të PD ‘’Do ta shohësh kur të dalësh jashtë, do ta pres gjuhën’’. “Sot dhe ditën e djeshme në tavolinën e numërimit shtetasja Joana Melenku vëzhguese e PS, kryetare e njësisë administrative nr.2 në Berat ka kërcënuar një vëzhgues të PD. Do…
Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan dy humbje jete dhe 58 raste të reja me koronavirus. Viktimat janë regjistruar në Mitrovicë e Prizren ndërsa më shumë raste pozitive janë shënuar në Lipjan, 8 të tilla. Ky bilanc është i ngjashëm me atë të djeshmin ku pati 2 viktima dhe 55 raste të reja.
Me pasaportën e gjelbër do të pajisen edhe qytetarët tanë të cilët janë vaksinuar në Serbi. Gjithçka që duhet të bëjnë është që të paraqiten tek mjeku amë dhe të ju dërgohet e-mail me të dhënat e tyre. Pasaporta e gjelbër e cila pritet të arrijë në duart e qytetarëve nga java e ardhshme, përmban kriteret e njëjta me pasaportat e vendeve të Evropës. Ajo është përpiluar me qëllim që cilado nga parametrat të ju kërkohet qytetarëve në kufi, ata t’i posedojnë. Lidhur me atë nëse të gjitha vendet e Evropës do ta njohin pasaportën tonë të gjelbër, ministri i…
BE me mision për ta zhbllokuar integrimin e Maqedonisë së Veriut. Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe kryediplomati portugez, Silva shpalosën në Sofje propozimin që do të zhbllokonte çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. – Advertisements – Dokumenti në të cilin mediat bullgare pretendojnë që kanë qasje, sipas tyre parasheh që Shkupi të pranojë se gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945, pa kërkesën bullgare rreth prejardhjes së gjuhës maqedonase. Ndërsa çështja e përdorimit të emrit të shkurtër dhe të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut parashikohet të zgjidhet përmes deklaratave njëpalëshe. Ndërsa është i paqartë…
Dhjetëra persona janë mbledhur në qytetin e Rrëshenit për të protestuar për ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 15 vjeçares nga 5 persona. Qytetarët, të cilët kanë shkuar në Rrëshen nga disa qytete të vendit, janë nisur nga sheshi kryesor dhe po marshojnë drejt komisariatit të Policisë Rrëshen. Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë janë: Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi, dhe Adriano Gjikola. Ndaj tyre është caktuar masa “arrest me burg”, pasi rëndonte akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.
I pyetur nëse certifikatat elektronike për Covid-19 janë në përputhshmëri me kërkesat e vendeve të BE-së, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë plotësuar të gjitha kriteriumet dhe se vendi po përgatit të ashtuquajturin greenpass me çka qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së, transmeton Alsat. – Advertisements – “Është me rëndësi që ne të jemi të gatshëm dhe t’i kemi të gjitha të dhënat nga të gjitha testimet e mundshme, derisa e dimë cilat janë ato, vaksinimi, PCR testi ose testi i antitrupave si dëshmi për posedim të imunitetit, nuk ka se çfarë të…

