Author: almakos

Një shtetas egjiptian me precedentë të theksuar kriminal, Mohamet Rageh 50-vjeç, është arrestuar ditën e sotme nga Policisë Kufitare Rinasit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. R., 50 vjeç. Ai ishte i shpallur në kërkim nga vendi i tij, pasi dyshohet për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. NJOFTIMI I POLICISËNjë tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore i shpallur në kërkim ndërkombëtar vihet në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare Rinas, Interpol Tiranës dhe homologëve, kapet në hyrje…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës paraprake, (21/22.05.2021) policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 390 qytetarë të cilët nuk kanë qenë duke mbajtur maskë, ndërsa 20 persona gjatë natës së kaluar nuk kanë respektuar orën policore. – Advertisements – Nga Ministria e Punëve të Brendshme, vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të respektojnë masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar, se mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë në fuqi, edhe përskaj se në vend ka filluar procesi i imunizimit kundër Covid-19

Lexo më Shumë

Dje u regjistruan n6 raste të reja me Covid-19 nga 3.487 testime. Të shëruar ishin 89 pacientë, teksa si pasojë e infektimit me Covid-19 ndërruar jetë 15 persona. – Advertisements – Gjithashtu është ulur edhe numri i hospitalizimeve. Në Repartet Infektive në Shkup dhe në të gjitha spitalet në vend po shërohen gjithsej 379 pacientë. Për shkak të uljes së numrit të të infektuarve, spitalet mbyllën Qendrat-Covid,  ndërsa personeli mjekësor është kthyer në spitale. Momentalisht në mbarë vendin ka 2.981 raste aktive, ndërsa në Maqedoni deri tani janë aplikuar mbi 200 mijë vaksina, prej të cilave, prej të cilave mbi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për 20-vjecarin Olsi Sefollin, i cili u kap me 123 paund ne furgonin qe vinte Nga Anglia. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton per BalkanWeb se Sefolli nuk ka pranuar akuzën. 20-vjeçari u banues në Hamallaj, u vu në pranga pasi akuzohet për veprat penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoferi i furgonit, Olsi Sefolli ka deklaruar në polici se nuk kishte dijeni për paratë.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë Augusto Silva – vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropain – dhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, kanë prezantuar të premten në Shkup propozimin e Brukselit, i cili parasheh zhbllokimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. – Advertisements – Bullgaria bllokoi procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, pasi siç ishte apostrofuar nga Sofja zyrtare, Shkupi nuk përmbushi obligimet e marra nga marrëveshjet për fqinjësi të mirë, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me çështjen e gjuhës si…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 38-vjeçarit Delon Troqe në Vlorë. Krimi ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarësia”, pranë servisit të vëllait të viktimës. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se viktimës i është gjetur në trup një armë tip pistoletë, ndërsa policia ka shoqëruar 17 persona. Po ashtu mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Ndërkohë, policia po heton si pistë kryesore, konfliktet e mundshme që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, vend nga i cili kishte ardhur pak kohë më parë.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët në drejtim jugor. – Advertisements – Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri 10 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri 29 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me erë në drejtim jugor ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 27 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Identifikohen dhe arrestohen  dy autorët e plagosjes së 33-vjeçarit Iljaz Ismaili mbrëmë në fshatin Poshnjë në Dimal. Policia ka shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkautorë. NJOFTIMI I POLICISE Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I.I., 33 vjeç, bazuar në veprimet hetimore për të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe në provat e grumbulluara, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Berat…

Lexo më Shumë

Emisioni “ Shqiptarët për shqiptarët” rikthyen në vëmendje këtë të premte historinë e katër jetimëve të Bulqizës. “Amanet fëmijët, kujdesu për djalin, këto ishin fjalët e fundit te minatorit Arben Skuka qe i tha bashkëshortes, përpara se të ndërronte jetë nga virusi Sars Cov 2 në spital”. Gazetari i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ferit Lika, takoi tre fëmijët jetimë të minatorit të cilët sot kërkojnë ndihmën e shqiptarëve që jeta e tyre të mos varet vetëm nga mbledhja e gurëve të kromit. 35 vjeçari nga Bulqiza, pësoi 3 aksidente në miniere, dy herë u dërgua urgjent me helikopter në Tiranë.…

Lexo më Shumë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Poshnje, në Urën Vajgurore. Nga të dhënat e para, gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se është plagosur një person, i cili ishte kthyer nga Anglia pak ditë më parë. Siç raporton gazetarja Petova ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku i plagosur ka mbetur nipi i pronarit.

Lexo më Shumë

Ajo që të kuqtë i druheshin më shumë, makthi i tyre më i madh, Vllaznia dhe “xhaketat e zeza” i largojnë sërish nga titulli kampion. Të kuqtë kanë “alergji” nga vendi i parë, e lëshojnë sërish, por këtë herë kanë shumë pak kohë në dispozicion, vetëm 90 minuta për të shpresuar në ndonjë mrekulli. Ekipi i Ilir Dajës dështon sërish të thyej Vllazninë, jo vetëm që nuk e bëjnë këtë, por në “Air Albania” festa ishte kuqeblu. Shkodranët arrijnë një fitore heroike, një trepikësh që blindon prezencën e tyre në Europë ndërsa shkojnë në javën e fundit me pikë të…

Lexo më Shumë